Magazinë

Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit

Published

on

Margot Robbie ka bërë rikthimin në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit të ri romantik A Big Bold Beautiful Journey.

Aktorja pozoi me Colin Farrell, bashkë-yllin në film, teksa u duk më e bukur se kurrë në një fustan të shkurtër e të zi që i theksonte linjat mahnitëse, ndërthurur me sandale të zeza dhe flokë bjonde të stiluar në mënyrë të përkryer.

Farrell zgjodhi një stil më të lehtë e të relaksuar, me xhinse, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, një kontrast i zhdërvjellët me elegancën e Robbie-së.

Ky event është paraqitja e saj e parë publike që nga nëntori 2024 kur konfirmoi se kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley, pak kohë pas njoftimit të shtatzënisë gjatë verës së 2024.

Përveç jetës së re si nënë, Robbie nuk ka ndalur karrierën, që nga marsi është parë në xhirimet e adaptimit të Wuthering Heights (nën regjinë e Emerald Fennell).

Ndërsa paraqitja e saj publike e parë pas sukseseve me Barbie, nënvizon njërin nga momentet më emocionuese të këtij sezoni.

 

Magazinë

Travis Scott surprizon fansat, sjell në skenë vajzën e tij

Published

on

Gjatë një koncerti në Tokio të shtunën e kaluar, më 8 nëntor, Travis Scott i bëri një surprizë të veçantë fansave të tij.

Ai solli në skenë vajzën e tij shtatëvjeçare, Stormi, që ka me Kylie Jenner, yllin e reality show-t, raporton People.

Stormi u ngjit në skenë gjatë performancës së këngës “Thank God” nga albumi i vitit 2023.

E veshur me një bluzë dhe pallto leshi, me flokët e kapur në gërsheta shumëngjyrëshe, ajo buzëqeshi dhe kërceu përkrah të atit.

Për të mbrojtur veshët nga muzika e fortë, Stormi mbante tapa veshësh gjatë performancës.

Continue Reading

Magazinë

Largime të mëdha në Netflix këtë nëntor, fansat shprehin pakënaqësi

Published

on

Netflix po humbet disa nga titujt më të njohur këtë muaj, duke shkaktuar reagime të forta nga abonentët në rrjetet sociale.

Midis filmave që do të largohen janë katër filmat e animuar Shrek: Shrek, Shrek 2, Shrek the Third dhe Shrek Forever After, dhe ekskluziviteti Despicable Me, e Willy Wonka & the Chocolate Factory (Gene Hackman), Charlie and the Chocolate Factory (Johnny Depp).

Disa tituj nga seria Fast & Furious dhe komedia e vitit 1986 Ferris Bueller’s Day Off hiqen.  Fansat shprehën zhgënjimin e tyre në Twitter dhe Instagram, duke ndarë surprizë dhe pakënaqësi për largimin e këtyre titujve të dashur.

Netflix sjellë tituj të rinj, duke përfshirë trilogjinë Back to the Future, trilogjinë The Hangover, komedinë Charlie’s Angels (2000) dhe Crazy Rich Asians (2018). Po ashtu, sezoni i pestë dhe final i Stranger Things nis më 26 nëntor (Vëllimi 1, episodet 1–4), me Vëllimin 2 të planifikuar për Krishtlindje dhe finalen në Natën e Vitit të Ri.

Titujt kryesorë që largohen nga Netflix në nëntor:

1 nëntor: Shrek, Shrek 2, Shrek the Third, Shrek Forever After, Despicable Me, Despicable Me 2, Fast & Furious (të gjitha pjesët), Ferris Bueller’s Day Off, Willy Wonka & the Chocolate Factory, Charlie and the Chocolate Factory, Jurassic Park (të gjitha pjesët), e shumë të tjerë.

6–22 nëntor: Reba (sezonet 1–6), A Star Is Born, Archer (sezonet 1–13), AP Bio, Mamma Mia!, San Andreas, dhe më shumë.

Megjithëse fansat janë të shqetësuar për largimin e filmave të preferuar, Netflix premton tituj të rinj dhe premierat e serive më të njohura, duke e bërë nëntorin një muaj me lëvizje të mëdha në platformë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Një moment i rrezikshëm për Ariana Grande, ajo i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë

Published

on

Këngëtarja 32-vjeçare përjetoi një situatë të frikshme kur një makinë e përplasi teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat e saj.

Në pamjet që po qarkullojnë në platformën X, Grande shihet e tronditur, duke ngritur dorën për t’u mbrojtur, ndërsa automjeti ndalet vetëm pak centimetra larg saj.

Gjatë ngjarjes në Operën e Parisit, ajo shkëlqeu me një fustan elegant të zi me detaje rozë, të kombinuar me një pallto të zezë me ngjyra të ndezura dhe taka të larta, duke ruajtur stilin e saj karakteristik plot finesë.

Pavarësisht incidentit, Ariana e përballoi situatën me qetësi dhe vijoi mbrëmjen me buzëqeshje.

Më vonë, ajo ndryshoi veshjen në një fustan rozë delikat për premierën private të filmit “Wicked: For Good” në Paris, ku sërish përshëndeti fansat nga një taksi private.

Ky episod ndodhi pak ditë pasi ajo u detyrua të mungonte në premierën e “Wicked” në Brazil për shkak të problemeve teknike me avionin.

Në një postim, ajo u shpreh e zhgënjyer që nuk mundi të udhëtonte drejt São Paulos, duke falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Rosalía thyen rekordet me albumin e ri, 42 milionë dëgjime në Spotify në vetëm pak ditë

Published

on

Këngëtarja spanjolle Rosalía ka rikthyer vëmendjen e botës së muzikës me publikimin e albumit e katërt, “LUX”, që doli disa ditë më parë dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në platformat muzikore.

Vetëm brenda pak orësh nga publikimi, albumi është bërë fenomen global në Spotify, duke renditur 12 nga 15 këngët e tij në listën e Top 50 këngëve më të dëgjuara në botë.

Kjo arritje e ka pozicionuar atë ndër tre artistet më të dëgjuara në nivel botëror, duke i sjellë gjithashtu të ardhura të konsiderueshme.

“La Perla” – kënga më e dëgjuar e albumit

Kënga që po dominon është “La Perla”, me 4.5 milionë dëgjime, e renditur e pesta në Global Top 50 të Spotify. Pas saj vijnë “Berghain” me 4 milionë dëgjime, dhe “Reliquia”, me afro 3.7 milionë, të dyja ndër dhjetë këngët më të dëgjuara në botë gjatë javës.

Suksesi i plotë i albumit “LUX” në renditje:

“Sexo, Violencia y Llantas”, kënga hapëse, renditet në vendin e 11-të me 3.6 milionë dëgjime.

“Divinize” ndodhet në vendin e 14-të me 3.1 milionë dëgjime.

“Porcelana”, në vendin e 20-të me afro 3 milionë dëgjime.

“Mio Cristo Piange Diamanti” (2.7 milionë dëgjime) – vendi i 23-të.

“Dios Es un Stalker” (2.5 milionë) – vendi i 26-të.

“De Madruga” (2.4 milionë) – vendi i 27-të.

“Mundo Nuevo” (2.3 milionë) – vendi i 31-të.

Në fundin e Top 50-shit ndodhen “La Yugular”, në vendin e 36-të me 2.3 milionë dëgjime, “La Rumba del Perdón”, në vendin e 42-të me mbi 2 milionë dëgjime. “Sauvignon Blanc”, “Memoria” dhe “Magnolias” mbeten jashtë renditjes, me më shumë se 1.8 milionë dëgjime secila.

Fitime të mëdha nga dëgjimet në platforma

Sipas portalit të specializuar, Spotify paguan mesatarisht 3,300 deri 4,400 euro për çdo milion dëgjime. Duke llogaritur 42 milionë dëgjime në ditët e para të publikimit, Rosalía mund të ketë fituar mes 138,000 dhe 185,000 eurove vetëm nga dëgjimet, një shifër që rritet, në varësi të marrëveshjeve me shtëpinë diskografike, botuesit e muzikës dhe llojin e riprodhimit.

Një tjetër sukses ndërkombëtar për yllin katalanas

Me “LUX”, Rosalía ka treguar aftësinë e saj për të përzier zhanre moderne me ndikime tradicionale, duke ruajtur identitet të veçantë muzikor që e ka bërë një nga artistet më novatore të dekadës. Ky album konfirmon statusin e saj si një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare, me një bazë të gjerë fansash që rritet çdo ditë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara