Kulturë

Margot Robbie: Harley Quinn nuk ka më nevojë për ndihmën e Joker

Published

on

Margot Robbie thotë se Harley Quinn është një personazh më i pavarur në ‘The Suicide Squad’.

Aktorja 30-vjeçare do të përsërit rolin e saj në vazhdimin e DC Extended Universe (DCEU) dhe ndjen se personazhi ka ndryshuar nga filmat e mëparshëm pasi ajo nuk është aq e varur nga Joker.
Margot i tha gazetës Toronto Sun: “Për mua, ajo ka kaq shumë aspekte për personalitetin e saj, sa është një gjë e pafund për të eksploruar”.

Margot Robbie dhe Jared Leto në Suicide Squad.

“Unë mendoj se në filmin e parë të “Suicide Squad” ajo kishte një farë besimi, duke ditur që ajo kishte mbrojtjen e Joker. Ajo ishte si,” Unë do të shkojë në këtë mision, dhe ai do të më nxjerrë këtu në një sekondë ‘… kjo ishte disi një privilegj i saj në atë film. Pastaj në ‘Birds of Prey’ [Harley Quinn] ishte si, “Oh në djall, është një botë e frikshme dhe e ftohtë… mbase nuk mund t’ia dalë”, shtoi ajo.

Margot Robbie në filmin Birds of Prey.

Ylli i ‘Once Upon a Time in Hollywood’ mendon se filmi i ri do të tregojë se sa alter egoja e saj është rritur në konfidencë.

Ajo shtoi: “Në këtë film, koha ka kaluar, nuk lidhet drejtpërdrejt me asnjërin nga ata filma, por nuk është diçka me të cilën Harley po lufton më. Ajo nuk po pret që Joker të shfaqet dhe nuk po dyshon nëse mund ta bëjë vetë. Ajo e di”.

Margot Robbie – Suicide Squad.

Margot i është bashkuar filmit të James Gunn në kastin që përfshin Idris Elba, Sylvester Stallone dhe Joel Kinnaman – të cilët kohët e fundit e përshkruan filmin si “të çmendur”.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Lifestyle

Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

Published

on

Të ftohtit gjatë stinëve të dimrit mund ta bëjë lëkurën tuaj më të yndyrshme, duke ndikuar kështu edhe tek flokët.

Larja e flokëve gjatë dimrit mund të jetë e bezdishme, prandaj duke i larë më rrallë ato pa dyshim që duken më të yndyrshme.

Gjatë stinës së dimrit, disa njerëzve u pëlqen të bëjnë dush nën ujë të nxehtë, duke mos e ditur se kjo mund t’i bëjë flokët më të yndryshme.

Gjithashtu, shkaktar i yndyrës në flokë mund të jetë edhe përdorimi i një shampo të gabuar.

Një tjetër faktor është edhe vendosja e kapeleve, sepse mbështjellja e kokës për orë të gjata mund të shkaktojë djersitje më të madhe, gjë që i bën flokët të duken më të yndyrshëm dhe çon në shfaqjen e zbokthit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, një dritare e gjallë e historisë që tërheq vizitorë çdo ditë

Published

on

Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, si vendas ashtu edhe të huaj. Vizitorët shprehen se ndihen të prekur nga historia që paraqitet aty, pasi muzeu ruan kujtimet e një periudhe të errët të komunizmit në Shqipëri.

“Jam nga Gjermania, nga një qytet i vogël pranë Berlinit. Kjo është hera jonë e parë që vizitojmë Shqipërinë, ajo që më tërheq më shumë është historia e këtij vendi. Sigurisht, peizazhet dhe natyra janë të mrekullueshme, por muzeu më ka ndihmuar të kuptoj shumë nga e kaluara e Shqipërisë”, tha një vizitor.

Një tjetër vizitor shtoi: “Është jashtëzakonisht interesante të ndjekësh zhvillimin e ngjarjeve gjatë 2000 viteve të fundit, dhe veçanërisht ndryshimet e fundit 100-vjeçare. Është vërtet mbresëlënëse.”

“Vlerësoj shumë shpjegimet mbi historinë e vendit, dhe kemi respekt për rrugën që ka ndjekur Shqipëria sot. Është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Atmosfera autentike dhe dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë e bëjnë muzeun një pikë të rëndësishme reflektimi dhe njohjeje me të kaluarën”, tha një vizitor tjetër gjatë vizitës së tij.

Në guidën turistike të Shkodrës, përveç Muzeut Historik, Kalasë “Rozafa” dhe Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, përfshihet edhe Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës.

I vendosur në ambientin e ish-degës së Punëve të Brendshme gjatë periudhës komuniste, muzeu është unik në Shqipëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Jane Austen nderohet me statujë përkujtimore në 250-vjetorin e lindjes

Published

on

Në oborrin e Katedrales së Winchester-it është inauguruar një statujë e re e shkrimtares së njohur britanike Jane Austen, për të shënuar 250-vjetorin e lindjes së saj.

Ceremonia përurimore u mbajt pas një shërbese solemne në katedrale dhe statuja u zbulua nga Nigel Atkinson, lord i Hampshire.

Vepra është realizuar nga skulptori Martin Jennings, i cili po punon gjithashtu për skulpturën e mbretëreshës Elizabeth II, që do të vendoset në memorialin kombëtar në Londër.

Jennings e ka paraqitur Jane Austen në madhësi reale, rreth 1.7 metra të lartë, duke synuar ta paraqesë si figurë të fuqishme dhe elegante, me tiparet e saj të njohura dhe tryezën e shkrimit pranë.

“Varri i Jane Austen është një vend i dashur për shumë njerëz, por nuk i bën plotësisht nder vizionit të saj moral dhe trashëgimisë së saj letrare. Kjo statujë synon ta përfaqësojë atë në mënyrën më dinjitoze,” u shpreh lordi Atkinson gjatë ceremonisë.

Gjatë shërbesës, aktorët Joanna David, Susannah Harker dhe Adrian Lukis të njohur për rolet e tyre në adaptimin televiziv të BBC-së të vitit 1995 të romanit “Pride and Prejudice” – lexuan pjesë të zgjedhura nga vepra.

Jane Austen lindi më 16 dhjetor 1775 në Steventon, Hampshire, ku i ati shërbente si famullitar. Pas vdekjes së tij në vitin 1805, ajo u zhvendos në Chawton, ku shkroi disa nga veprat e saj më të njohura, përfshirë “Emma” dhe “Sense and Sensibility”.

Shkrimtarja ndërroi jetë në Winchester në vitin 1817, ku edhe prehet sot. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

“Të parët dhe të fundit”, drama që sfidon moralin dhe ndërgjegjen njerëzore në Teatrin “Metropol”

Published

on

Drama “Të parët dhe të fundit” pati premierën mbrëmë në Teatrin “Metropol”, duke sjellë për publikun një histori të fuqishme dhe emocionale.

Shfaqja u prezantua edhe mbrëmë me fillim nga ora 19:00. E shkruar nga dramaturgu dhe novelisti anglez John Galsworthy, fitues i Çmimit Nobel, kjo vepër përbën një nga dramat më prekëse të fillimit të shekullit XX.

Përmes tre skenave, Galsworthy trajton tema universale si morali, përgjegjësia familjare dhe peshën e vendimeve të së kaluarës, duke i vendosur në kontekstin e një ngjarjeje tragjike që trondit jetën e personazheve.

Ngjarja zhvillohet në Londër, ku dy vëllezër – Keith dhe Larry Darrant – gjenden të përfshirë në një vrasje që trazon ndërgjegjen e tyre.

Larry, djali më i vogël i një familjeje të njohur, kryen krimin për të mbrojtur të dashurën Uandën, një vajzë e re polake.

I dëshpëruar, ai kërkon ndihmën e vëllait Keith, një avokat i respektuar dhe këshilltar i Mbretërisë së Anglisë. Kur një burrë i pafajshëm arrestohet për krimin, tensioni dhe dilemat morale e çojnë historinë drejt një përfundimi tronditës.

Me regji të Marius Dhramit, shfaqja solli në skenë: Erjon Hodo, Xhino Musollari, Megi Bregasi, Denardo Neziri, Serxhjo Danga dhe Erd Kullolli, që përmes interpretimit japin jetë një drame që eksploron thellësitë e natyrës, nga ndjenjat e pastra, deri te errësira e ndërgjegjes.

Një vepër që ngre pyetje të forta mbi drejtësinë, fajin dhe mëshirën, “Të parët dhe të fundit” mbetet një reflektim aktual mbi kufijtë e moralit në shoqërinë moderne. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara