Sport

Maradona dhe misteri i fanellës së “Dorës së Zotit”, që vlen miliona euro

Argjentina përkujtoi Maradonën dhe “golin e shekullit” të legjendës, shënuar më 22 qershor 1986 kundër Anglisë, gjatë Kupës së Botës në Meksikë.

Published

on

Një sfidë që ka shkruar në anale edhe emrin e gjyqtarit që drejtoi ndeshjen dhe nuk e pa “Dorën e Zotit”. Ali Bennaceur tani është 77 vjeç, jeton në Tunizi dhe e kujtoi atë moment që mbeti në histori përmes një interviste me “Clarin”: “E kam parë atë ndeshje shumë herë. Në Meksikë ishim 42 gjyqtarë dhe nuk kishte arbitra linje, sepse nuk kishte ende ndonjë specializim për këtë. Ndihmësi im, Bogdan Dochev, më dha ‘ok’ dhe unë konfirmova golin”.

Ai rast shënoi gjithashtu fillimin e miqësisë së tij të gjatë me Maradonën: “Diego ishte më i miri që kam parë ndonjëherë. Tani të gjithë flasin për Ronaldon dhe Messin… Të dy ata kanë merita, por Maradona i kishte të gjitha”. Vetë Diego vizitoi Tunizinë më 2015 dhe i dërgoi dy fanella të ekipit kombëtar arbitrit të “Dorës së Zotit”. Njërën me dedikim “për Aliun, mikun tim të përjetshëm”, dhe tjetrën që veshi në ndeshjen kundër anglezëve. “Ai ishte i uritur për lavdi dhe jepte më të mirën për vendin e tij. Kjo e bëri atë të kapërcejë rolin si futbollist dhe të transformohet në një qenie njerëzore të jashtëzakonshme”, – kujton ish-gjyqtari tunizian.

Sidoqoftë, deklaratat e Bennaceur ngrenë një dyshim. Ish-mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, kishte thënë kohë më parë se e njëjta fanellë i përkiste atij. Anglezi 58-vjeçar e kishte marrë atë duke e shkëmbyer me Maradonën në tunel, në fund të asaj ndeshjeje historike. Kjo relike tani është e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit në Manchester dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, vlera e saj mund të jetë rreth dy milionë euro. Atëherë, ku ndodhet fanella e vërtetë ikonike e “10”, që e kishte veshur atë ditë, kur shënoi golin e shekullit, me dorë?

Continue Reading

Vendi

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e 31 marsit

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar përmes faqes zyrtare se janë shitur tashmë të gjitha biletat për ndeshjen e radhës që do të luhet më 31 mars.

Megjithëse kundërshtari dhe rëndësia e vërtetë e këtij takimi do të përcaktohen vetëm pas sfidës së kësaj të enjteje kundër Sllovakisë, tifozët kanë treguar një interesim të jashtëzakonshëm duke zbrazur sportelet virtuale.

Biletat u shitën me çmime që varionin nga 10 deri në 30 euro, ndërsa për zonën VIP çmimi i një bilete arriti në 100 euro.

Ky entuziazëm i madh lidhet drejtpërdrejt me rrugëtimin e Kosovës drejt ëndrrës botërore.

Nëse ekipi ynë arrin të shënojë fitore në Bratislavë ndaj Sllovakisë, atëherë data 31 mars do të shënojë finalen e madhe të plejofit për kualifikim në Botëror, ku kundërshtar i mundshëm do të jetë Turqia ose Rumania.

Në rast të një rezultati negativ të enjten, kjo ndeshje do të marrë karakter miqësor, por kjo nuk i ka ndaluar aspak mbështetësit besnikë që të sigurojnë praninë e tyre në shkallët e stadiumit për të përkrahur përfaqësuesen në çdo skenar.

 

Continue Reading

Vendi

Kosova U19 nis kualifikimet për Euro 2027 me barazim ndaj Armenisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U19 ka ndarë pikët me Armeninë në ndeshjen hapëse të Grupit 2 (Liga B), të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027.

Ndeshja e zhvilluar në Turqi përfundoi me rezultatin 1-1.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të përmes Lorik Mehmetit, por pavarësisht dominimit në pjesën e parë, nuk arritën ta gjenin golin e dytë për të siguruar fitoren.

 

 

Continue Reading

lajme

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Të kërkuara