Lajmet

Maqedonia Veriut regjistron disa mutacione të koronavirusit

Published

on

Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashme me variantin e ri të virusit që është paraqitur në Britani të Madhe.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se format e reja të detektuara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtesë për qytetarët dhe institucionet shëndetësore.

“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri në Britani të Madhe”, theksoi Filipce.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat e para anti COVID-19 pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut pas dy javësh, ndërsa u shpreh i bindur se pas muajit shkurt do të ketë normalizim sa i përket furnizimit me vaksina.

“Vaksinat tani më janë rezervuar për vendin tonë dhe bazuar në dinamikën e shpërndarjes presim që dozat e para të arrijnë në shkurt. Sipas planit të kompanisë Pfizer, me rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe të kompanive tjera që janë pjesë të programit “COVAX”, unë besoj se pas muajit shkurt do të kemi një proces të shpërndarjes gjithkund dhe me një dinamikë të vazhdueshme”, ka deklaruar Filipçe.

Ai gjithashtu ka njoftuar lehtësimin e masave shtrënguese pas 21 janarit. Objektet e gastronomisë dhe lokalet tjera do të punojnë deri në orën 21:00.

Maqedonia e Veriut, që nga muaji mars 2020, ka diagnostifikuar me COVID-19 gjithsej 87 mijë e 590 raste me COVID-19, prej të cilëve 2 mijë e 657 kanë vdekur, ndërsa 68 mijë e 695 janë shëruar, kurse raste aktive janë 16 mijë e 238.

Që nga paraqitja e rastit të parë, në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 423 mijë persona.

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara