Lajmet

​Maqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale

Për këtë duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e tridhjetë deputetëve në parlament.

Published

on

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë. Për këtë duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e tridhjetë deputetëve në parlament. Në garë deri më tani janë 13 kandidatë, ndër ta edhe individë të panjohur për publikun. Partitë shqiptare edhe pse garojnë për zgjedhjet e 24 prillit, po e përqendrojnë kërkesën e tyre tek zgjedhja e presdentit me konsensus në parlament.

Garuesit e partive kryesore maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate pritet të konfirmohen nga kuvendet qendrore të partive. Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate do të garojë për një mandat të dytë, teksa Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së garon sërish pas pesë vjetësh. Në vitin 2019 ajo humbi përballë zotit Pendarovski.

Shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ‘VLEN’.

Këta të fundit pritet të marrin dhjetra mijë vota në raundin e parë, por pak është e besueshme se njëri nga ta mund të kalojë në raundin e dytë, sepse deri më tani nuk ka ndodhur që një shqiptar të përballet në balotazh me një garues maqedonas për president. Por, është elektorati shqiptar që ndihmon zgjedhjen e presidentit në këtë vend.

Për të fituar zgjedhjet që në raundin e parë nevojitet mbi pesëdhjetë përqindëshi i votave të elektoratit. Maqedonia e Veriut ka pak mbi 1 milion e 800 mijë votues, ndërsa shënohet një trend në ulje i interesimit për të votuar.

Analisti Xhelal Neziri vlerëson se zgjedhjet presidenciale do të jenë të tensionuara për shkak se mbahen vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamenare.

“Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë një lloj ankete, ose matje e peshës për partitë politike dhe një lloj momenti që mëpastaj mund të shfrytëzohet dhe materializohet për zgjedhjet parlamenatre. Në rast se një kandidat fiton në zgjedhjet presidenciale atëherë edhe partia politike më pas do të mundohet të ndërtojë një narrativ fitues, të promovojë një eufori edhe për zgjedhjet parlamentare. Për këtë arsye, mendoj se do të jenë këto zgjedhje të tensionuara mirëpo duke pasur parasyshë profilin e vetë kandidatëve që garojnë, mendoj se do të jetë interesante dhe përmbajtësore”, thotë zoti Neziri.

BDI-ja po hyn në fushatë me një retorikë për rrezikun që i kanoset vendit nga ndikimet keqdashëse dhe hibride ruse, ndërsa opozita shqiptare ka për qëllim kryesor ta fitojë BDI-në, e cila po bën njëzet vjet në pushtet.

Maqedonia e Veriut është demokraci parlamentare megjithëse presidenti zgjidhet në votime të drejtpërdrejta, kompetencat e tij janë të kufizuara.

Partitë shqiptare prej tani ngulin këmbë që presidenti të zgjidhet në parlament me dy të tretat e votave, por për këtë mbase duhet pritur mandatin e radhës.

Zoti Neziri thotë se kjo kërkesë është e kahershme e partive shqiptare për të shtuar gjasat që në postin e presidentit të ulet një shqiptar, ndërsa nuk shikon shumë shpresa te vetë garuesit dhe partitë shqiptare në garën e pritshme. Analisti ka dilema mbi efektshmërinë e ofertës së tyre për të votuar idenë dhe jo kandidatin:

“Është një lloj paradoksi sepse edhe BDI-ja edhe VLEN-i kanë dalë me kandidatët e tyre, ndërkohë që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit. Në një farë forme, kanë filluar garën me një pesimizëm, me një rezultat që prej tani e parashikojnë se nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Por po promovojnë se nëpërmjet këtyre votave që do të grummbullojnë, do të tentojnë të artikulojnë kërkesën e tyre për ndryshim të Kodit zgjedhor, pra për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit”, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës, analisti Xhelal Neziri./VOA

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara