Lajmet

Maqedoni: VMRO DPMNE fiton zgjedhjet presidenciale e parlamentare

Published

on

Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar deri më tash 95.65 për qind të votave sipas të cilave partia fituese VMRO DPMNE ka marrë 43.14 për qind ose 414 mijë e 134 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni për të ardhmen evropiane LSDM me 146 mijë e 488 vota ose 15.26 për qind që aktualisht i siguron 18 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 14.01 për qind ose 134 mijë e 473 vota – 19 mandate, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN 10.90% ose 104 mijë e 672 vota – 13 mandate.

Pjesëmarrje në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë e kanë siguruar edhe partia politike E Majta me 6.76 për qind ose 64.926 vota që aktualisht i sigurojnë 6 mandate dhe Lëvizja Unë di – Për Maqedoninë Tonë ka fituar 5.30 për qind ose 50.835 vota që aktualisht i sigurojnë 5 mandate.

VMRO DPMNE ka fituar edhe në garën për presidentin e shtatë të Maqedonisë së Veriut, pasi në raundin e dytë kandidatja Gordana Silanovska-Davkova ka fituar 539.686 vota ose 65.07% përballë presidentit aktual Stevo Pendarovski nga LSDM, i cili mori 242.760 vota ose 29.27%, pas numërimit të 96.62 % të votave. /UBTNews/

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara