Lajmet

Maqedonci në Uashington merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025” që po zhvillohet në Uashington D.C. në shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një njoftimi të Ministrisë, thuhet se Maqedonci është i ftuar me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane (AUSA), dhe se ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë.

“Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan në Uashington D.C., është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor. Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Mediumi i madh spanjoll shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Published

on

Suedia ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pasi u mund në shtëpi nga Kosova me rezultatin 0-1 në stadiumin “Nya Ullevi” të Göteborgut.

Humbja ka thelluar krizën e ekipit nordik, i cili tani ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe është praktikisht jashtë garës për vendet e para në grup.

Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ shkruan se pavarësisht se në sulm kishte dy yje të mëdhenj si Alexander Isak (Liverpool) dhe Viktor Gyökeres (Arsenal), me një vlerë totale transferimesh mbi 200 milionë euro, Suedia dështoi të shënojë edhe një herë, duke konfirmuar formën e dobët të saj.

“Është e papranueshme të humbasësh kështu në shtëpi. Patëm raste, por nuk i shfrytëzuam,” tha Isak pas ndeshjes.

Ndërsa Gyökeres shtoi se Kosova u mbrojt si luanë dhe na ndëshkoi për çdo gabim.

Trajneri Jon Dahl Tomasson pranoi zhgënjimin e madh.

“Ky nuk është eliminim total, por dhimbja është e madhe. Duhet të reagojmë menjëherë nëse duam të mbajmë gjallë ëndrrën për Kupën e Botës.”, tha ai.

Pas këtij rezultati, Suedia mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Kosova ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, pas Zvicrës që kryeson me dhjetë.

Për suedezët, që nuk u kualifikuan as në Kampionatin Evropian të fundit, rreziku i një dështimi të dytë radhazi në arenën botërore po bëhet gjithnjë e më real./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cilin ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi është marrë më 10 tetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Trupi gjykues ka konstatuar se ka mungesë të informacioneve që do të justifikonin konstatimet se Thaçi mund t’i arratiset drejtësisë në rast që lirohet.

Por, trupi gjykues është bindur se i akuzuari mund të pengojë procedurat e DhSK-së dhe të kryejë krime ndaj atyre që perceptohen kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi edhe në procedura paralele.

Po ashtu, paneli ka konstatuar se asnjë prej kushteve të tjera alternative nuk mund t’i zbusë mjaftueshëm këto rreziqe, raporton Betimi për Drejtësi.

Si rrjedhojë, u konstatua se paraburgimi ndaj Thaçit edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast./D.B/EO

Continue Reading

Rajoni

​Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

Published

on

By

Një i huaj u arrestua dje në mbrëmje nga oficerët e policisë së Nëndrejtorisë të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë, ndaj të cilit u ngrit një çështje penale për shkelje të ligjit për armëmbajtje pa leje.

Konkretisht, gjatë një kontrolli nga oficerët grekë të Doganës së Mavromatit (Qafë-Botë) gjatë daljes së të huajit nga vendi, ata gjetën në posedim të tij një hark me 21 shigjeta, si dhe një thikë me gjatësi totale prej 28 centimetrash, të cilat iu konfiskuan, shkruan TCh.

I arrestuari u shoqërua në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama do të jetë në protestën e OVL-UÇK’së në Tiranë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet me 17 tetor në Tiranë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka bërë të ditur këtë në konferencën për media, teksa tregoi edhe se fjalën e rastin do të ketë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara