Lajmet
Manuel Sarrazin kërkon refuzimin e qartë të ndryshimit të kufijve
Published
5 years agoon
By
Betim GashiDW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendoni ju për këtë?
Manuel Sarrazin: Kam bindjen e thellë se të gjitha këto lojëra mendimesh – për mendimin tim edhe teste – kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë.
Po kësaj radhe idetë e korigjimit të kufijve po lançohen prej dhe me mbështetjen e anëtarëve të BE. Me sa duket brenda BE ka qëndrime të ndryshme dhe jo një refuzim të qartë…
Së pari do të thoja se qëkur u shfaq diskutimi për këmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt ishte e qartë – ai u largua nga tryeza përkohësisht – se aktorë të caktuar do të përpiqeshin, që afër përfundimit të erës Merkel ta testonin përsëri, nëse qëndrimi gjerman mbetet vërtet po aq i fortë, sa ç’ishte mbajtur atëherë nga kancelarja. Dhe prandaj është në radhë të parë e rëndësishme që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim krejtësisht të qartë mbipartiak.
Unë mund të them për partinë time, se ky qëndrim është shumë i qartë. Edhe Annalena Baerbock, për shembull, e theksoi personalisht edhe një herë këtë qëndrim në përvjetorin e përvjetorit të masakrës së Srebrenicës. E dyta është, se na thuhet që kjo letër nuk vjen nga qeveria sllovene. Ndërkaq ka zëra, se njerëz të caktuar nga qeveria sllovene mund të kenë shkruar në të. Dhe unë e konsideroj këtë një zhvillim vërtet të rrezikshëm, të cilit i duhet përgjigjur me një angazhim të fortë nga Parisi dhe Berlini në Ballkanin Perëndimor.
Të hënën e ardhshme (10 maj 2021) ministrat e Jashtëm të BE do të merren përsëri me Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm Sllovenia po ndjek kursin e vet, por edhe nga Franca dhe vende të tjera kanë vazhdimisht pengesa për të mbajtur premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor, si në çështjet e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë apo liberalizimin e vizave për Kosovën ..
Mendoj se është e rëndësishme që perspektiva e BE nuk ka qenë vetëm përgjigjja për luftërat e viteve nëntëdhjetë, por duhet të jetë përgjigjja e denjë për t’iu kundërvënë ideve të non-paper të tillë, ideve të rindarjes etnike. Dobësia e BE prezantohet nga njëra anë përmes një përçarjeje të mundshme në qendrimet e BE, por edhe përmes mungesës së besueshmërisë, që ne vërtet duam ta çojmë përpara me të gjitha forcat procesin e zgjerimit. Prandaj është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ne të forcojmë përsëri besueshmërinë në BE. Nëse bëhen premtime të mbahen. Kosova i ka përmbushur prej kohësh kriteret teknike për liberalizimin e vizave. Kjo është arsyeja, pse ne po angazhohemi te qeveria gjermane, por edhe te partnerët tanë evropianë, që të miratojnë sa më parë liberalizimin e vizave. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm për rajonin se progresi është i mundshëm dhe gjithashtu një sinjal në të mirë të paqes në Kosovë.
Po edhe për këtë mungon konsensusi në BE. Ndoshta, duke patur parasysh bllokadat e brendshme të BE, nevojitet një qasje e re për vendet e Ballkanit Perëndimor?
Nuk jam i sigurt që tani, që kemi adaptuar procedurën e zgjerimit, na duhen si të thuash procedura të reja. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që angazhimi i Berlinit dhe Parisit të theksohet sërish dhe të krijohet edhe ndjesia se Berlini dhe Parisi duan të punojnë ngushtë së bashku me partnerët e tyre në rajon. Gjëja e dytë e rëndësishme është që ta bëjmë të qartë pa ekuivoke, se BE e di, se po përpiqet, nëse ndërhyn për zgjidhje, këto zgjidhje nuk duhet të kontribuojnë për ashpërsimin e linjave të ndarjes etnike.
Dhe ky duhet të jetë standardi, që duhet formuluar shprehimisht, për shembull në veprimtarinë e BE lidhur me reformën e ligjit zgjedhor në Bosnjë dhe Hercegovinë: Çdo zgjidhje Brukseli dhe kryeqytetet evropiane duhet ta masin me faktin, nëse i shërben qëllimit për më pak ndarje etnike, apo nëse arrin ndoshta madje të kundërtën.
Kur jemi te Bosnjë-Hercegovina: Si duhet të funksionojë ajo brenda kornizës së Dejtonit, e cila çimenton etnizimin e politikës boshnjake? A kemi nevojë për një Dayton 2?
Unë i kuptoj të gjithë ata, që do të dëshironin një hap të madh, sepse të gjithë e dinë se Dejtoninë 1995 i dha fund luftës, por natyrisht me strukturën dhe historinë e krijimit nuk mund t’i përgjigjet plotësisht problemit të vendit. Por në situatën aktuale gjeopolitike dhe konstelacionin e aktorëve me ndikim në Bosnjë, nuk mendoj se është realiste dhe as strategjike të përpiqesh të negociosh tani për një marrëveshje të madhe. Unë mendoj se duhet të përqendrohemi për të përshtatur kushtetutën e vendit, që t’i përgjigjet vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ky duhet të jetë interesi i të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe më vonë si pasojë e kësaj të induktohet një reformë e ligjit zgjedhor, që të shërbejë me të vërtetë për të reduktuar ndarjen etnike të vendit dhe për të përmirësuar qasjen në zgjedhje edhe të njerëzve, që nuk duan të përfshihen në një prej grupeve etnike. Një Dayton të madh 2 për momentin nuk do të doja ta prekja me dorë.
Para disa ditësh 250 intelektualë dhe ndikues të opinionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor botuan një letër apeli, në të cilën ata jo vetëm që shprehin kundërshtimin për ndryshimet e kufijve, por akuzojnë edhe BE se po mban anën e lojtarëve të gabuar dhe se po mbështet stabilokratët, të cilët janë pjesë e problemit. A jeni dakord me autorët?
Po shohim më shumë se kurrë, që aktorë të caktuar politikë në rajon nuk i drejtojnë më axhendat e brendshme politike me synim prioritar anëtarësimin në BE. Dhe kjo nga njëra anë sigurisht që është politikisht e gabuar, por në disa raste nuk mund t’ua marrësh për keq, nëse ata kanë ndjesinë se shpërblimi nuk po vjen, kur konfontohesh me proceset shumë të vështira, ndonjëherë shumë të dhimbshme të reformave dhe pastaj nuk merr nga BE shpërblimet e e premtuara, si hapja e negociatave të pranimit.
Pikërisht lidhur me lirinë e shtypit, shumëllojshmërinë e peizazheve politike në shumë vende të rajonit, shohim vitet e fundit një trend të kthimit prapa, që bie në kundërshtim me rrugën drejt BE-së. Mendoj se për këtë arsye ne si Bashkim Evropian duhet të fillojmë që në rajon të mos investojmë më vetëm në drejtim të kapitujve të negociatave dhe diskutimeve me qeveritë, por të punojmë më shumë edhe në mendësinë e njerëzve: të hyjmë në kontakt direkt me shoqërinë civile atje. Për të forcuar si të thuash rolin e tyre në proceset e veprimit politik edhe përballë partive të mëdha. Për këtë natyrisht është e rëndësishme që, kur BE si e tillë përfshihet në procese, që adresojnë reformat zgjedhore si në Bosnjë, transparenca dhe sinqeriteti i procedurës janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Nuk besoj se BE është në gjendje të ‘ndërmjetësojë’ me sukses marrëveshjet prapa skene si të thuash mes personaliteteve politike, sepse për mendimin tim politikanët e rrahur me vaj e me uthull nga rajoni janë ndonjëherë më të shkathët se diplomatët evropianë, kur vjen puna për organizimin e marrëveshjeve prapa skenës. Këtë e them me respekt, por patjetër negativisht.
Si e shihni idenë e Mini Schengenit, së paku lirinë e lëvizjes dhe transportit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, si ide integruese dhe mbase një ide që mbështet pajtimin dhe njohjen e ndërsjellë?
Unë e kam parë gjithmonë në radhë të parë si aksione PR nga disa kryetarë qeverish dhe deri tani nuk kam ndjesinë se negociatat për këtë do të çojnë në sukses të shpejtë. Pikërisht edhe kur bëhet fjalë për çështjen, se në ç’masë një integrim i tillë rajonal lehtëson hapat drejt integrimit në BE apo ndoshta në fund i bën më të vështira, sepse sigurisht duhet të bazohet në përcaktimet ligjore, që ofron “Acquis communitaire” (përfshin tërësinë e ligjeve, akteve ligjore dhe vendimeve gjyqësore që konstituojnë drejtësinë në Bashkimin Europian, shën red.). Por përshtypja ime është, se projekti deri tani nuk është bërë ende një shembull i ndritshëm i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal.
Manuel Sarrazin është deputet i Bundestag-ut (Bündnis90 / Die Grünen) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore, institucioni më i rëndësishëm këshillimor politik për çështjet e Ballkanit në Gjermani.
Lajmet
Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”
Published
33 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërimin më të ashpër deri më tani ndaj Teheranit, duke kërcënuar me shkatërrim total të infrastrukturës kyçe nëse nuk arrihet një marrëveshje e menjëhershme. Gjatë një konference dramatike për media këtë të hënë, Trump njoftoi se Irani ka afat deri të martën në orën 20:00 për të plotësuar kërkesat amerikane dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Misioni “pothuajse i pamundur” i shpëtimit
Konferenca nisi me njoftimin për një operacion historik shpëtimi të dy ushtarakëve amerikanë, avioni i të cilëve (F-15) ishte rrëzuar në territorin iranian.
Operacioni përfshiu mbi 150 avionë dhe një “fushatë mashtruese” të inteligjencës për të ngatërruar forcat iraniane.
Njëri nga pilotët, i plagosur rëndë, mbijetoi 48 orë në terren armiqësor, duke mjekuar veten dhe duke u ngjitur nëpër shkëmbinj për të transmetuar vendndodhjen.
Trump pranoi se kishte kundërshtime nga zyrtarë ushtarakë për shkak të rrezikut të lartë, por ai e miratoi personalisht misionin, i cili përfundoi pa asnjë viktimë amerikane.
Kërcënimi për shkatërrim total
Trump ishte i prerë sa i përket hapave të radhës nëse Irani nuk zmbrapset nga bllokada e naftës:
“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër,” deklaroi ai, duke iu referuar mundësisë së bombardimit të termocentraleve dhe urave.
I pyetur nëse këto goditje do të konsideroheshin krime lufte, presidenti u përgjigj shkurt: “Jo. Shpresoj të mos më duhet ta bëj.”
Teherani zyrtar i ka cilësuar fjalët e Trumpit si “retorikë arrogante”. Ata kanë refuzuar një propozim paqeje prej 15 pikash të ofruar nga Uashingtoni, ndërkohë që luftimet mes Izraelit dhe Iranit janë intensifikuar. Raportet e fundit flasin për të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore pranë Teheranit.
Një moment tensioni në konferencë ishte kur Trump kërcënoi me burgim një gazetar (pa ia përmendur emrin) që kishte publikuar detaje për pilotin e bllokuar para se të përfundonte misioni. Ai argumentoi se rrjedhja e informacionit vuri në rrezik jetën e ushtarëve dhe sigurinë kombëtare.
Në qendër të konfliktit mbetet kontrolli i Ngushticës së Hormuzit. Trump theksoi se SHBA ka neutralizuar pjesën dërrmuese të forcave detare iraniane, por paralajmëroi se mjafton “një terrorist me një kamion dhe një minë uji” për të paralizuar transportin global të naftës.
Pavarësisht gjuhës së ashpër, Trump pretendoi se negociatat po vazhdojnë dhe se, sipas tij, shumë civilë iranianë e shohin ndërhyrjen amerikane si një “rrugë drejt lirisë” nga regjimi aktual.
Lajmet
Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën
Published
53 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës për ditën e martë. Sipas të dhënave të reja, çmimi i naftës ka shënuar rritje, ndërsa benzina ka pësuar një rënie të lehtë.
Në bazë të vendimit të publikuar nga ministria, çmimet tavan për litër janë:
- Nafta (Dizel): 1.88 euro (nga 1.86 sa ishte të hënën)
- Benzina: 1.46 euro (nga 1.49 sa ishte të hënën)
- Gazi: 0.74 euro
MINT njofton se do të vazhdojë të publikojë çdo ditë, deri në orën 10:00, çmimet maksimale të lejuara bazuar në mekanizmin e ri të rregullimit të tregut. Ky çmim llogaritet mbi mesataren e importeve të fundit, ku shitësit me pakicë lejohen të shtojnë deri në 12 centë mbi çmimin e furnizimit, ndërsa ata me shumicë deri në 2 centë.
Rritja e çmimeve në tregun vendor është reflektim i situatës së tensionuar në nivel global.
Që nga 28 shkurti, tregjet e naftës janë destabilizuar pas nisjes së konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Situata është rënduar veçanërisht pas vendimit të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Kjo pikë strategjike është jetike për ekonominë botërore, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, duke shkaktuar kështu mungesa dhe rritje të menjëhershme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.
Lajmet
Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën
Published
1 hour agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gazetari i famshëm i prestigjiozes spanjolle “Marca”, i ka dedikuar një shkrim prekës sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, pas fitores dramatike të Mallorcas ndaj Real Madridit. Ai e përshkruan Muriqin jo thjesht si një futbollist, por si një njeri që triumfoi mbi dhimbjen e së shkuarës.
Fitorja e fundit e Mallorcas kundër gjigantëve të Real Madridit nuk do të mbetet në histori vetëm për pikët e arritura, por për imazhin që po bën xhiron e botës: Vedat Muriqin duke qarë mes fushës.
Sipas raportimit të Marca, sulmuesi nga Prizreni ishte heroi i mbrëmjes duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit. Por, në vend të një festimi pompoz, Muriqi u gjunjëzua në stadiumin “Son Moix” dhe shpërtheu në lot para mijëra tifozëve, duke çliruar gjithë barrën emocionale që mbante prej javësh.
Rrugëtimi mes sakrificave: Nga lufta në Prizren në majat e La Ligës
Gazetari i “Marca” ka gërmuar thellë në jetën e sulmuesit, duke kujtuar se forca e tij vjen nga një fëmijëri e kaluar mes tmerreve të luftës në Kosovë. Ai përshkruan se si Muriqi njohu urinë që në moshën 5-vjeçare dhe u detyrua të linte shkollën që në moshën 15-vjeçare për të punuar, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar familjen dhe për të ndjekur ëndrrën e futbollit.
Ky karakter “luftëtari” u vërtetua edhe nga trajneri i tij, Demichelis:
“Muriqi po vuan, por ai është një luftëtar. Historia e tij tregon se ai di si t’i përballojë vështirësitë. Edhe pas gabimeve si ajo penallti ndaj Elches, ai gjeti forcën të ngrihej dhe të bënte këtë performancë të jashtëzakonshme.”
“Edhe unë jam njeri”
Për Muriqin, ky gol ishte një hakmarrje ndaj fatit pas një periudhe të errët, ku humbja e penalltisë me ekipin dhe dështimi i kualifikimit të Kosovës në Botëror e kishin rënduar psikologjikisht.
Pas ndeshjes, ai dha një deklaratë që i preku të gjithë: “Edhe pse nga jashtë mund të dukem i ashpër dhe i shëmtuar, unë jam gjithashtu njeri. Ndonjëherë emocionet dhe nervat më mposhtin.”
Me këtë fitore, Mallorca jo vetëm që u largua nga fundi i tabelës, por gjeti te Muriqi simbolin e shpresës për mbijetesë. Siç e mbyll artikullin gazetari i “Marca”, lotët e Muriqit janë prova se pas çdo luftëtari të madh, fshihet një zemër e ndjeshme që di të triumfojë mbi çdo pengesë.
Lajmet
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 prill, në vitet nëntëdhjetë
Published
1 hour agoon
April 7, 2026By
UBTNews
7 prill 1993
Lajmet kryesore:
Lordi Ouen i përgjigjet letrës së dr.Rugovës
Universiteti i Prishtinës organizon protesta deri në lirimin e rektorit
Konferencë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Konferencë për shtyp e Partisë Popullore Shqiptare të Kosovës
Në Isniq të Deçanit policia serbe arrestoi disa qytetarë
Policia ishte në punktin e shkollës “Ali Sokoli”
Në Has u shënuan lëvizje të sërishme të ushtrisë serbe
Kinkel: Ka ardhur koha për sanksione masive kundër Serbisë
Bill Klinton: Millosheviqi – i ngjashëm me Sadam Hysenin
Shtypi britanik për Kosovën dhe shqiptarët
U burgos truproja e Sulejman Uglaninit
7 prill 1994
Lajm i plotë: Koment i “Bujkut” për gjendjen e gazetave dhe të revistave në Kosovë
Në një vështrim të botuar sot në gazetën “Bujku”, analizohet gjendja në fushën e botimit të gazetave dhe revistave në gjysmën e dytë të vitit 1990 dhe gjendja e tashme, kur pas një kohe sërish filluan të botohen “Fjala”, “Shkëndija”, “Kosovarja” dhe “Pionieri” si revista të trungut të “Rilindjes” dhe revistat “Zëri”, “Koha” dhe “Forumi” si botime të shoqërive aksionare. “Botimi i këtyre revistave kryesisht bëhet në shtypshkronjën e “Rilindjes”, tash nën masa të dhunshme, dhe me emërtimin e dhunshëm “Graçanica” e shpërndarjen e tyre e bën komercialja e “Rilindjes”, e cila, po ashtu është nën masa të dhunshme serbe. Përkohësisht tash vepron dinari ‘stabil’ i Avramoviqit. Për të është bërë edhe një lloj sponzorimi i jashtëm në formë të ndihmës me letër dhe mjete të tjera materiale. Për dallim nga shpalosja jonë e parë me gazeta gjatë vitit 1990 dhe 1991, tash është ndërruar tema. Revistat dhe gazetat e trungut të “Rilindjes” zunë t’i kthehen fizionomisë së vet të parë në shkencë, art kulturë dhe arsim. Ndërkaq, botimet e shoqërive aksionare zunë më pak të rroken me temat e fizionomisë së vet të parë të kaluarës sonë, të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, të ndikimit të faktorit të jashtëm dhe ndërkombëtar në fatin e Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve, të shprrallosjes së politikës hegjemoniste militante dhe kolonizuese të Serbisë, etj.
Temat dominante të këtyre botimeve tash janë marrëdhëniet politike brendashqiptare!
Dimensionet e kësaj qasje mëtojnë sensacionalizëm, nuhatje të përçarjes që arrin deri në shkallën e shprrallosjes sonë të brendshme. Në kushtet e një shoqërie të mirëfillt demokratike e të pushtetit të institucionalizuar mbi bazën e demokracisë së tipit të Perëndimit dhe përgjithësisht në kushtet e Kosovës së lirë, edhe kjo qasje mbase do të kuptohej si luftë për tregun. Mirëpo, në kushtet çfarë mbretërojnë në Kosovë dyshojmë në qëllimin e mirë të kësaj qasje. Nuk mëtojmë mbylljen e këtyre temave, larg qoftë, por mbylljen e hallakamës dhe dimensioneve që merr zhurma kur bëhet për interesa komerciale personale, apo të grupeve të caktuara ideologjike, mbase edhe revanshiste.
E keqja më e madhe e kësaj shpalosje të tashme me gazeta, që mund të quhet edhe shprrallosja, është se po bëhet në sytë e okupatorit dhe në qastet kur mund të ndodhin të papritura më të mëdha në Kosovë dhe rreth saj. Po, nëse e patën sa për komercializëm, do të shohim së shpejti se a do ta mbijetojnë këto gazeta fazën e ardhshme inflatore. Dyshojmë, aq më keq, se do ta kenë pasur vetëm për këtë.
Lajme të tjera:
Kryetari Rugova i dërgoi letër Konferencës Ndërkombëtare për Ballkanin në Stamboll
Gjykata e Mitrovicës i filloi hetimet edhe kundër tetë shqiptarëve
Një të riu nga Deçani policia me thikë ia vizatoi kryqin në gjoks
Represioni në Kosovë
Policia serbe urdhëroi që të mbyllen lokalet e Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave
Një i ri u dërgua me dhunë në burgun ushtarak në Nish
Gjashtë muaj burg për “veprimtari armiqësore”
“The Times”: Lufta në Maqedoni evitohet me avancimin e të drejtave të shqiptarëve
Gjenerali serb Perishiq qëndroi disa ditë në Kosovë
Dy shqiptarë u arrestuan për “shticung” me deviza
7 prill 1995
Lajmet kryesore:
Konferencë për gazetarë e LDK-së
Parlamenti Evropian dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë
Dje e tërë Prishtina mbeti pa ujë
Problemin e ujit e shkaktoi puna jorpofesionale dhe organet e dhunshme serbe
Tre shqiptarë nga Maqedonia u caktuan konsuj në Bon, Bernë e Bruksel
Aktakuzë kundër Nevzat Halilit
U hoq përmendorja e viktimave të Kampit të Prishtinës
Në Gjykatën e Qarkut në Pejë vazhdoi gjykimi i ish-punëtorëve të SPB të Kosovës
“Politiken”: Statusin e Kosovës do të duhej ta siguronte një forcë policore ndërkombëtare
Zvogëlohet numri i azilkërkuesve në Gjermani
Të rinjtë e Gllogovcit thirren për rekrutim
Dhuna e përditshme në Kosovë
Të arrestuarve në Gjilan iu caktua paraburgimi
Shemsedin Mustafa u dënua me 20 ditë burg
Në Gjakovë policia konfiskoi tekste shkollore me vlerë prej 25.000 DM
7 prill 1997
Lajmet kryesore:
Fillon takimi shqiptaro‑serb në New York
Në Nju Jork u shënua përvjetori i 86 i luftës së Dedë Gjo Lulit
Fehmi Agani: “Opcioni për pavarësi është produkt i Kosovës”
Reagimet e shtypit serb për tryezën e rrumbullakët në Nju-Jork
Zyra amerikane për ndihmë shteteve të rrezikuara akordoi ndihma humanitare për Kosovën
Në Gjenevë fillon sesioni i komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut
Në ditën botërore të Shëndetësisë: Kosovës i nevojitet ndihma e OBSH-së
Lajm i plotë: Tre të vrarë në Vlorë
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme bën të ditur se në qytetin e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur disa të tjerë, njoftoi dje ATSH.
Kështu, pardje në mbrëmje, në lagjen “Pavarësia”, tek shkolla industriale, nga shkëmbimi i zjarrit midis dy grupeve të armatosura ende të paidentifikuara, u vranë shtetasit Xhevahir Muraj dhe Sofor Ribaj, që të dy nga Vlora.
Edhe në fshatin Trevllazër, nga një sulm mes dy grupeve rivale të armatosura, ka mbetur i vrarë një person ende i paidentifikuar, si dhe janë plagosur disa shtetas të tjerë.
Ndërkohë, po këtë ditë, në Gjirokastër persona të armatosur, ende të paidentifikuar, kanë grabitur dhe shkatërruar plotësisht 8 zyrat e kadastrës së rrethit. Këta persona, pasi kanë grabitur dhe shkatërruar tërë dokumentacionin dhe gjithçka që gjendej aty, i kane vënë zjarrin asaj.
Gjithashtu, në Gjirokastër, persona të armatosur, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri ndërtesën e komisariatit të policisë së rrethit, përfshirë edhe zyrën e shefit të ketij komisariati.
Policia ende e paorganizuar mirë në këto komisariate, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre krimeve të rënda, njofton ATSH.
Lajme të tjera:
Gjendja në Berat nën kontrollin e policisë
U arrestuan 2 grekë që kishin blerë armë në Shqipëri
Nga e enjtja në Itali nuk ka mbërritur asnjë anije me refugjatë shqiptarë
Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë dollarë
U mbyt me thikë një refugjat shqiptar në Gjermani
Për shkak të shqiptarëve, Qeveria Greke lëshon pe për emrin e Maqedonisë
Vërshime të mëdha në Llap
SHMT “Hasan Tahsini” në Obiliq shënoi ditën e shkollës
Podujevë: Thirrje në polici me pretekst të armës
7 prill 1998
Lajm i plotë: Gjashtë viktimat në morgun e spitalit të Prizrenit
Gjashtë viktimat që u gjetën dje buzë rrugës Rahovec-Malishevë, te vendi i quajtur Carefc, rreth orës 14 e 30 minuta policia serbe i ka dërguar në morgun e spitalit të Prizrenit. Morgu i këtij spitali dje pasdite ruhej nga forcat e policisë, njofton gazeta “Bujku”.
Në njoftim thuhet se aty janë gjetur të vdekur: Sali Berisha (48), pronar i pompës së benzinës në fshatin Kijevë të Klinës, Avdyl Bajrami, Ibrahim Zogaj (1940), Ramdan, Fadil dhe Salih Ibrahimi, të gjithë qytetarë të komunës së Klinës.
Sipas policisë serbe në Prizren, në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja të pushkëve automatike. Po sipas këtij burimi, këta persona gjoja janë rrëmbyer para tri ditësh në shtëpitë e tyre, ndërsa rrëmbyesit e paidentifikuar kanë qenë të armatosur, të maskuar dhe të veshur me uniforma të ushtrisë së Republikës së Shqipërisë.
Hollësi të tjera rreth këtij rasti ende të pasqaruar nuk dihen. Pritet që ekspertët e mjekësisë ligjore nga Prishtina do ta bëjnë sot obduksionin e trupave pa jetë.
Lajm të tjera:
Kryetari Rugova priti të deleguarin special të OKB-së për të drejtat e njeriut
Kryetari Rugova priti diplomatë amerikanë
Sot në Kosovë u kremtua festa e Bajramit të Vogël
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhur në bazë të sistemit proporcianal dhe përfaqësimit nacional
Të enjten në Prishtinë mbahet protestë mbarëpopullore kundër dhunës e terrorit serb në Kosovë
Kryesia e LDK në Skënderaj konstatoi se nuk ka shenja të tërheqjes së forcave policore
Forcat serbe granatuan dje fshatin Kopiliq
Në disa fshatra të Lipjanit u dislokuan ushtarakë serbë
Po bëhet përgatitje për luftë kundër shqiptarëve të pambrojtur
Foto: Vlora
Spektakël në Prishtinë: Drita dhe Luboteni janë fituesit e Kupës së Kosovës në volejboll
Ultimatumi i Trumpit: “Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”
Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën
Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 prill, në vitet nëntëdhjetë
Dua Lipa po martohet
Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes
Rita Ora në kopertinën e “Crash 108”
Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
