Lajmet
Manja për vrasjen e Liridonës: Naimi nuk meriton të quhet shqiptar
Ministri i Drejtësisë së Shqipëri ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e Liridona Ademajt, e cila u vra javën e kaluar në Prishtinë.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja deklaron se ndëshkimi meritor është përgjigja më e mirë për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas tij, vrasja e të rejës nga Prishtina është rasti i parë që ndodhë një krim i përmasave të tilla në vendet e rajonit. Manja teksa komenton inskenimin e vrasjes nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, konsideron se i njëjti nuk meriton të quhet shqiptar. Ai flet edhe për rastet e dhunës mbi baza gjinore në Shqipëri dhe masat që janë duke ndërmarrë për të parandaluar raste të tilla.
Ministri i Drejtësisë së Shqipëri ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e Liridona Ademajt, e cila u vra javën e kaluar në Prishtinë.
“Thirrja ime në rastin konkret shkon për organet e drejtësisë. Ky rast do të duhet të trajtohet në mënyrë transparente në të gjithë dimensionin e saj kriminal që ka. Sepse është rasti i parë që në vendet tona të rajonit, aty ku jetojnë dhe banojnë shqiptarët që ndodhë një krim i përmasave të tilla. Ai meriton ndëshkim meritor por edhe rasti i Liridonës dhe i ndëshkimit meritor që do të duhet të marrë nga organet e drejtësisë do të duhet të jetë një rast përgjithësues për të mos ndodhur më në shoqëritë tona një krim i tillë i shëmtuar. Le të themi, ai nuk meriton për mendimin tim të quhet shqiptar. Tani i takon drejtësisë që të jap përgjigjen. Dhe përgjigjen duhet ta jap shpejt në mënyrë objektive, për të mos e lënë që rastit t’i vihet pluhuri i harresës. Një drejtësi që jepet shpejt, në kohë dhe në mënyrë objektive është përgjigja më e mirë që marrin monstrat e tilla”, deklaron ai.
Tutje shton se nuk mjaftojnë vetëm 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore për të adresuar këto probleme. Ministri Manja tregon se gjatë këtij viti, autoritetet gjyqësore në Shqipëri kanë lëshuar mbi dy mijë urdhra mbrojtjeje për gratë dhe vajzat.
“Janë 2 mijë e 373 urdhra mbrojtje nëse nuk gaboj dhe më shqetëson ky numër i urdhrave të mbrojtjes që kanë dhënë gjykatat në Shqipëri. Por nga ana tjetër unë e konsideroj si një rritje të ndërgjegjësimit të viktimave të dhunës në familje. Fakti që nënat dhe gratë, motrat, denoncojnë dhunën në familje dhe drejtohen në gjykatë për të marrë një urdhër mbrojtje, është një fenomen që duhet përshëndetur. Unë do të dëshiroja që të mos ketë asnjë urdhër mbrojtje, por është një luftë e përditshme”, shton ministri Manja.
Ai deklaron se roli i institucioneve në luftimin e këtyre rasteve është i pazëvendësueshëm, ku tregon se cilët janë hapat që po ndërmarrin në adresimin e këtyre çështjeve.
“Shqipëria në këtë drejtim me ratifikimin e Konventës së Stambollit ka një kuadër të plot për adresimin e dhunës me baza gjinore dhe dhunës në familje. Jemi në fazat e miratimit të strategjisë së viktimave 2023-2030, të cilën do ta qojmë shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu, jemi në fazën e miratimit të Kodit të ri Penal, ku kemi paraparë masa të tjera shtesë penale për adresimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”,përfundon Manja.
Javën e kaluar në rrugën “Dalip Alshiqi” është vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj. Policia e Kosovës rastin e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia kishte njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin. Njëri nga ta ishte bashkëshorti i tashmë të ndjerës, Liridonës, Naim Murseli, kurse tjetri i identifikuar ishte Granit Plava – i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”. Granit Plava, i cili është edhe bashkëfshatar me Naim Murselin, dyshohet se për kryerjen e vrasjes u pagua 30 mijë euro nga Murseli, ku 15 mijë euro i kishte marrë para kryerjes së vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’i merrte pas vrasjes së Liridonës. Policia arrestoi edhe një person të tretë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
48 minutes agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
2 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Lajmet
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Published
3 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar mesazhe të qarta presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i cilësuar si të pabaza pretendimet e tij për një aleancë ushtarake Shqipëri–Kosovë–Kroaci. Rama i karakterizoi deklaratat e Vuçiqit si një frikë që buron nga paaftësia e Serbisë për të pranuar realitetin.
Në një intervistë për “Turkiye Today”, Rama u shpreh se Kosova mbetet “makthi” i Vuçiqit. Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e presidentit serb se Turqia ka ambicie “neo-osmane” në rajon, duke marrë si shembull vonesat në projektet e restaurimit nga agjencia turke TIKA në Shqipëri. Sipas Ramës, nëse Turqia do të kishte ambicie të tilla, projektet do të përfundonin shumë më shpejt.
“Çfarë neo-osmanizmi? Jam i sigurt që presidenti i Serbisë mund ta shohë se Turqia ka investuar më shumë në Serbi sesa në Shqipëri dhe Kosovë së bashku”, deklaroi Rama. Kjo ishte një përgjigje ndaj akuzave të Vuçiqit të tetorit të kaluar, i cili pretendonte se Turqia po “ëndërron Perandorinë Osmane” pas shitjes së dronëve Skydagger Kosovës, duke e portretizuar këtë si kërcënim për integritetin territorial të Serbisë.
Rama ironizoi qasjen e Vuçiqit, duke vlerësuar njohuritë e tij, por duke theksuar se emocionet ndaj Kosovës po ia humbin arsyen. “Presidenti Vuçiq është dikush me njohuri të mëdha dhe intuitë të shkëlqyer, por ai ka makthin e tij: Kosovën. Kaq është. Pikë. Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin të thotë gjëra që sinqerisht nuk kanë kuptim”, deklaroi kryeministri shqiptar.
Megjithatë, Rama nënvizoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve për Kosovën, Vuçiqi mbetet një lider me të cilin mund të bisedohet dhe të ndërtohet bashkëpunim mbi objektiva të përbashkëta rajonale.
Në fund, kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Tiranës zyrtare: “Kosova është e pavarur; është republikë dhe ky proces është i pakthyeshëm. Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria. Nëse Kosova gjendet nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, raporton Ekonomia online.
/Ekonomia online/
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale dhe lagje
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
