Lajmet

Manifesta Biennial, motor i ndryshimeve pozitive socio-kulturore në Kosovë

Published

on

Manifesta Biennial që organizohet për herë të parë në rajon është një motor i ndryshimeve pozitive socio-kulturore në Kosovë.

Kështu vlerësuan Kryeministri Albin Kurti dhe drejtoresha e Manifesta Biennial, Hedëig Fijen, në takimin që zhvilluan sot në Priishtinë.

Në takim u biseduan çështje të ndryshme që përfshijnë organizimin e Manifesta Biennial, si një motor i ndryshimeve pozitive socio-kulturore në Kosovë.

Kryeministri dhe znj. Fijen shprehën besimin se me angazhimin e plotë të ekipit ndërkombëtar në Amsterdam dhe ekipit vendor në Prishtinë, do të sigurohet mbarëvajtje e suksesshme e kësaj ngjarje. U diskutua edhe kapaciteti për t’i mbledhur akterët e ndryshëm nga e gjithë Kosova në kulturë dhe edukim, që do të krijonin sinergji të reja në avancimin  edukativo-kulturor të gjeneratave të reja në Kosovë.

Kryeministri Kurti shprehu përkrahje për këtë organizim të rrallë që po ndodhë për herë të parë në rajon. Ai theksoi rëndësinë e impaktit të bienales në të gjithë sferat socio-kulturore në Kosovë: në cilësinë e ngritjes së kapaciteteve profesionale të të rinjve kosovarë në art dhe kulturë, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit me profesionistët ndërkombëtarë, krijimin e mundësive të reja të rimendimit të hapësirave kulturore në Kosovë dhe ri-vitalizimin e skenës kulturore në përgjithësi pas një periudhe pandemike.

Manifesta Biennial është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Evropë dhe një faktor me shumë rëndësi në zhvillimin e kulturës, si pjesë e pandashme e progresit të gjithmbarshëm në shoqëri. Si rezultat i një pune të frytshme të dialogimit dhe parapërgatitjeve që po vazhdojnë ende në mes të strukturave kulturore në Kosovë dhe Manifesta Biennial që është me bazë në Amsterdam, Holandë, Kosova për herë të parë do të jetë nikoqire e bienales në vitin 2022./UBTNEWS

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Bota

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Published

on

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Continue Reading

Të kërkuara