Sport

Mane humb Botërorin “Katar 2022”

Kjo për shkak të një lëndimi në muskul.

Publikuar

Sipas raportimeve të fundit, ylli i Senegalit, Sadio Mane si duket e ka humbur Kampionatin Botëror “Katar 2022” pasi që u largua nga përballja e Bayern Munich kundër Werder Bremenit për shkak të një lëndimi në muskul.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit u zëvendësua pas 20 minutave lojë në fitoren 6:1 të Bayernit kundër Werder Bremenit, kështu duke pësuar lëndim vetëm dy javë para se të filloj Botërori “Katar 2022”.

Sipas “L’Equipe”, Mane nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Senegalit si pasojë e këtij lëndimi, ku kjo paraqet një goditje të madhe për shtetin e tij, i cili po përgatitet për ndeshjet e fazës së grupeve kundër Holandës, Ekuadorit dhe Katarit.

Mane besohet se ka pësuar një lëndim në muskul, dhe do të mbetet jashtë fushave për javë të tëra, gjë kjo që është një problem serioz për trajnerin e Senegalit, Aliou Cisse pak ditë para se ky i fundit të bëjë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar në këtë Botëror.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann pas ndeshjes kundër Werder Bremenit tha se Manes do t’i duhet një skanim për ta zbuluar shkallën e lëndimit, ndërsa shpresoi se nuk është ndonjë gjë serioze.

Mungesa e Manes do të vërehet tej mase në kampin e Senegalit, ku ylli i Bayernit ka arritur të bëjë 93 paraqitje për vendin e tij dhe ka shënuar 34 gola.

Ai udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kupën e Kombeve Afrikane të këtij viti, pasi ata mposhtën Egjiptin me penallti në finale.

Sport

Xavi Hernandez i dëshpëruar me Barcelonën: Puna nuk është vlerësuar sa duhet

Publikuar

nga

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tha se ai po largohet nga klubi i zhgënjyer pasi ndjeu se puna e tij nuk u vlerësua sa duhet pasi ata e përfunduan sezonin me një fitore 2-1 ndaj Sevillës të dielën. Xavi, i cili iu bashkua Barçës në një marrëveshje trevjeçare kur holandezi Ronald Koeman u largua në vitin 2021, udhëhoqi gjigantët katalanas drejt titullit të tyre të 27-të të ligës sezonin e kaluar.

Ai grumbulloi 90 fitore, 23 barazime dhe 29 humbje në 142 ndeshje, por u shkarkua të premten.

“Kam ndjenjën se gjithçka që kam bërë në këto dy vjet e gjysmë ka shkaktuar një tërmet. Unë kam qenë në shënjestër shumë herë në shumë situate. Mendoj se puna nuk është vlerësuar sa duhet. Këtë vit nuk kemi qenë në lartësinë e detyrës për shkak të detajeve. Kemi pasur katër ndeshje kyçe në të cilat nuk kemi mundur të përfundojmë punën e mirë që kishim bërë”, shtoi ai.

Nënkampionët e La Ligës, Barcelona, ​që përfunduan me dhjetë pikë pas Real Madridit, kanë përjetuar një sezon zhgënjyes, duke humbur ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës, u eliminua nga Copa del Rey nga Athletic Bilbao në çerekfinale dhe u eliminua nga Champions Liga nga Paris Saint-Germain.

Xavi vendosi të largohej në janar, por ra dakord të kthehej në prill pas bisedimeve me presidentin Joan Laporta, i cili më vonë ndryshoi mendje dhe e shkarkoi atë pas një sezoni pa trofe.

“Nuk më takon mua të them arsyet apo motivet. Mendoj se i takon presidentit t’i thotë. Nuk më mbeti tjetër veçse ta pranoja. Nuk ka rëndësi nëse jam dakord me argumentet. Nuk po largohem me një ndjenjë lehtësimi sepse donim të vazhdonim. Këto janë vendime të marra nga klubi. Ne e kuptuam dhe e respektuam këtë, por menduam se nuk kishte mbaruar”, përfundoi ai.

Xavi theksoi se megjithëse nuk ishte dakord me largimin e tij, ai pranoi se klubi ishte më i madh, duke shtuar se puna e trajnerit të ardhshëm nuk do të ishte e lehtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar fillon Kursi për Licencën UEFA A

Publikuar

nga

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A. Pas një ecurie të suksesshme në kurset e Licencës C dhe B, FFK është autorizuar nga UEFA për të mbajtur edhe kurset e Licencës A, gjë që dëshmon progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga Departamenti i Edukimit.

Në këtë kurs janë përfshirë 20 trajnerë të përzgjedhur, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përveç ndjekjes së ligjëratave, do të kenë edhe punën praktike dhe monitorimin në klube. Në përfundim të kursit, trajnerët do t’i nënshtrohen një provimi dhe ata që e kalojnë me sukses do të marrin Licencën prestigjioze UEFA A.

Në hapjen e këtij kursi historik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e madhe të këtij kursi.

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për FFK-në dhe për futbollin e Kosovës. Pas kurseve bazike për Licencën C dhe B, tanimë kemi kaluar në nivelin profesional, ku për herë të parë organizojmë kursin për Licencën A. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa gjigant në sektorin e edukimit. Në bazë të punës që kemi bërë mendoj se edhe më herët e kemi merituar të fillojmë me kurset e Licencës A, por pandemia Covid-19 pati ndikimin e saj. Sidoqoftë, fakti që në kurset e Licencave C dhe B nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga UEFA dëshmon punën e mirë që kemi bërë. Ju jeni gjenerata e parë e trajnerëve që jeni të përfshirë në këtë kurs dhe do të mbeteni në histori. Shpresoj se me punën tuaj do të arrini ta kryeni me sukses këtë kurs”, tha presidenti Ademi.

Ai tutje falënderoi UEFA-n për mundësinë e dhënë, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën e dhënë në edukimin e trajnerëve kosovarë deri tani. Ai gjithashtu vlerësoi punën e shkëlqyer të Departamentit të Edukimit në FFK, duke theksuar se puna do të vazhdojë deri në marrjen e autorizimit për Licencën UEFA Pro.

Trajnerët pjesëmarrës u shprehën të lumtur që tashmë kanë mundësinë që kursin për Licencën A ta kryejnë në Kosovë, duke falënderuar FFK-në për këtë mundësi. Ata shpresojnë që shumë shpejt do të kenë rastin të ndjekin edhe kursin për Licencën UEFA Pro.

Ligjërues në këtë kurs është instruktori i njohur Klaus Stark, i cili do të drejtojë trajnerët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional.

Ky kurs për Licencën UEFA A është një hap i madh përpara për futbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në vend./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Carlo Ancelotti flet para duelit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve

Publikuar

nga

Carlo Ancelotti ka folur për media para përballjes ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila luhet të shtunën e 1 qershorit duke filluar nga ora 21:00.

Nëse jemi favorit:

Ancelotti: “Po shijojmë momentin. Të jesh në finale do të thotë se sezoni yt ka qenë i suksesshëm. Ne nuk mendojmë për këtë. Dortmundi tregoi cilësi, ata e meritojnë të jenë në finale. Ne do të luftojmë. Jemi të lumtur që jemi përsëri në një finale. Kjo është e 6-ta ime, është gjithmonë e njëjta ndjenjë. Lojtarët janë të fokusuar në finale. Ata kanë aktivizuar modalitetin e Champions League.

Befasia më e madhe te Dortmundi:

Ancelotti: “Ajo që më befasoi më shumë te Dortmundi është personaliteti i tyre, veçanërisht kundër PSG-së. Ata kanë luftuar. Kemi një javë tani, do të përgatitemi mirë për finalen. E rëndësishme është të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Unë do t’u jap lojtarëve të mi të gjitha informacionet e nevojshme.

Arda Güler në finale:

Ancelotti: “Sigurisht që mund të luajë. Ai ka treguar talentin dhe cilësinë e tij. Ai mund të jetë i dobishëm gjatë lojës.

Momenti më i mirë deri tani:

Ancelotti: “Ka shumë. Faza jonë në grupe ka qenë spektakolare. Më pas nuk ishim mirë kundër Leipzig. Më pas u përballëm me ekipin më të mirë në këtë kompeticion, Cityn, dhe e eliminuam. Më pas gjysmëfinalet kundër Bayerni… momenti më i mirë është ndoshta Joselu në atë ndeshje.

Ndeshja e fundit për Toni Kroos:

Ancelotti: “Finalja do të jetë ndeshja e fundit e Toni Kroos. Shpresoj që ai të përfundojë me një tjetër Ligë të Kampionëve. Por karriera e tij nuk ka nevojë. Ai tashmë është një lojtar fantastik. Ai është në historinë e Real Madridit dhe madje edhe të futbollit. pa një trofe tjetër.

Borussia Dortmund:

Ancelotti: “Borussia Dortmund ka shumë përvojë në këtë kompeticion. Ata e meritojnë të jenë në finale. Dy skuadrat më të mira janë në finale. Shumë skuadra tashmë janë me pushime dhe do ta shikojnë finalen në televizorin e tyre”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Gjermani refuzon ofertën e Barcelonës

Publikuar

nga

Nëse Joshua Kimmich ishte një përforcim prioritar për Xavi Hernández, ai është gjithashtu një prioritet për Hansi Flick, trajnerin e ri të Barçës që me shumë gjasë do të prezantohet këtë javë si i tillë. Të dy bashkëpunuan në kombëtaren gjermane dhe në Bayern Munich.

Kontaktet janë avancuar, por negociatat janë ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjes ekonomike që ekziston mes ofertës së paraqitur nga Barcelona dhe dëshirave financiare të lojtarit gjerman.

Sipas burimeve të ndryshme, Kimmich aktualisht fiton rreth 19.5 milionë euro bruto, një shifër që Barcelona përpiqet ta arrijë. Në realitet janë dy elementë që vonojnë marrëveshjen.

Më pas, sfida është të ruhet një bilanc pagash që do të rritet në sezonin e ardhshëm me pagën e Leëandoëskit, e cila është afër 30 milionë euro. Kërkesat e Kimmich bien ndesh me nevojat e Barçës, kështu që do të duhet të shohim në muajt e ardhshëm se çfarë do të ndodhë me këtë inkorporim të mundshëm./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara