Lajmet

Mandarina, fruti magjibërës i sezonit të dimrit

Mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me vitaminë C.

Published

on

Në këtë stinë mandarinat i gjen me shumicë kudo. Sipas ekspertëve të mjekësisë shkencore por edhe sasaj alternative ky superfrut, me anë të përbërsve të saj ofron aq shumë dobi në shëndetin e popullatës, sa që ata nuk ngurrojnë të rekomandojnë konsumimin e tyre në sasi të mëdha.

Përbërësit magjikë
Kanë arritur ditët e para të ftohta dhe organizmi ka nevojë për sa më shumë vitaminë C, ndërsa mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me këtë përbërës të çmueshëm. Përveç kësaj, në 100 gramë mandarinë ka vetëm 34 kalori, acide folike, kalium, hekur, magnez, vitamina B1, B2 dhe B3, si edhe fibra për tretje të balancuar. Me dekompozimin e beta karotenit krijohet edhe vitamina A, e rëndësishme për lëkurë të bukur dhe shikim të mirë, njëkohësisht është edhe diuretik, me mandarina mund të luftojmë edhe kundër celulitit. Lëvorja e mandarinës përmban një përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm, nobiletinë, pigmenti i cili është dhjetë herë më i fortë në mandarinë se në grejp.

Nobiletina mbron nga obeziteti, ataku kardiak apo hemoragjia në tru si dhe nga diabeti. Përveç kësaj, testimet në kafshë kanë treguar që nobiletina mbron edhe nga arteroskleroza, ndërsa fuqi të njëjtë ka edhe flavonoidi naringeninë, i cili mbron nga shëndeti i tepërt dhe sindroma metabolike. Edhe ky përbërës është shumëfish më e fortë në mandarinë se sa në grejpin aq shumë të njohur. Nëse blini mandarina të shtëpisë që nuk janë të spërkatura, lëvoren e qëruar gjithsesi priteni në copëza dhe thajeni, dhe përdoreni gjatë dimrit në ëmbëlsira, komposto, çaje dhe dushe për këndellje. Vajrat eterikë nga lëvorja e mandarinës kanë efekt të shkëlqyeshëm në dushet për relaksim, largojnë pagjumësinë, ushqejnë lëkurën e dëmtuar, ndërsa kanë edhe veçori tonifikuese dhe antiseptike. Pra, gjithsesi bëni mirë të konsumoni mandarina të freskëta, të shijshme dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

Sëmundjet
Mandarinat ulin rezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe ndaj kancerit. Fruti i vogël me origjinë nga Kina, fsheh shumë veti kurative. Ashtu si dhe portokallet, përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligram vitaminë C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj, është Beta-Kriptoxantin që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A. 240 gram lëng mandarinë, kthehen në 20 përqind të nevojave të vitaminës A. Me këtë vitaminë kombinacion, thotë stidiuesi nga Florida, Dr Bill Ëidmer, mandarina ul në mënyrë të dukshme dhe rrudhat e fytyrës së njeriut. Gjithashtu, mjaft interesant është ndikimi pozitiv i mandarinës, në sëmundjen e kancerit.

Një përmbajtje që kanë mandarinat, është 250 herë më e dobishme, sesa ajo substancë që gjendet në sojën e fasules. Gjithashtu, sipas japonezëve, një e mirë tjetër e tyre është dhe në leucemi. Një e fshehtë tjetër e mandarinës, qëndron në lëkurën e saj. Do të ishte mjaft e vlefshme për organizmin e njeriut, perdorimi i lëkurës së mandarinës. Këtë gjë mund ta bëni duke e grirë mandarinën në lëng, ose dhe në vende të tjera si për shembull në kek, etj. Edhe pse mandarinat, bëhen si frut nga tetori deri në janar përsëri mund të përdoret si komposto ose si lëng gjatë sezoneve të tjera. Ka shumë lloje mandarinash, por më të dobishme, janë ato që kanë një kombinim ndërmjet mandarinës dhe qitros pasi përmbajnë një sasi të madhe vitaminë C, të tjerat janë përsëri të ushqyeshme, sidomos për fëmijët e vegjël pasi dhe mund të qërohen lehtë dhe kanë një ëmbëlsi dhe aromë të veçantë./neps.al

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara