Sport

Manchester United përgatit edhe dy blerje të tjera

Published

on

Manchester United nuk do të ndalet në merkato pavarësisht se një ditë më parë zyrtarizoi qendrëmbrojtësin Varane, të blerë nga Real Madrid për 42 mln paund. Mediat angleze shkruajnë se ‘djajtë e kuq’ kanë në plan për të ndërhyrë më rrënjësisht në merkato, duke qenë se edhe strategjia është e qartë pas rinovimit deri në 2024 me trajnerin Solskjaer.

Vetëm deri më tani United numëron në sulm Sancho-n, Marcus Rashford, Anthony Martial, Bruno Fernandes, Mason Greenëood dhe Edinson Cavani-n. Një prej armatimeve më të rënda në Premier League. Aktualisht po mendohet blerja e Saul Niguez nga Atletico Madrid për 42 milionë paund, si një përforcim në mesfushë edhe në rast se qëndron Pogba.

‘Djajtë’ kanë planifikuar edhe Kieran Trippier pavarësisht se krahu i djathtë është i blinduar me Bisakan.

Të gjitha këto blerje mund të kapin kuotën e 200 milionë paundëve dhe United po planifikon edhe merkaton në dalje. Ndër emrat e renditur që mund të lënë skuadrën këtë verë janë Lingard, Pogba që kërkohet me ngulm nga Paris SG, por edhe Andreis Pereira.

Continue Reading

Lajmet

Muriqi rikthehet në Turqi: Arrin marrëveshje me Fenerbahçen

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është shumë pranë rikthimit të madh në futbollin turk. Pas aventurës në La Liga me skuadrën e Mallorcas, Muriqi ka arritur një marrëveshje në parim me gjigantin nga Stambolli, Fenerbahçen.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi turk përmes një njoftimi në faqen e tyre, ku bëhet e ditur se shtatgjati kosovar tashmë ka zbritur në Stamboll.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin Vedat Muriqi, i cili ka mbërritur në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fenerbahçes.

Në aeroportin e Stambollit, Muriqi ka marrë një pritje madhështore. Ai u mirëprit nga zyrtarët e lartë të klubit, si anëtarët e Bordit Drejtues, Savaş Adalet e İsmail Balcı, si dhe drejtori sportiv, Oğuz Çetin. Përveç udhëheqësisë së klubit, atij iu rezervua edhe një mikpritje e ngrohtë nga tifozët e shumtë të pranishëm, të cilët shfaqën entuziazmin dhe dashurinë e tyre për rikthimin e sulmuesit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Xhaka shënon dhe vulos fitoren e parë të Zvicrës në Botëror

Published

on

By

Kapiteni Granit Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt fitores së parë në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Bosnjë-Hercegovinën me rezultat të thellë 4:1 në Los Angeles. Me këtë triumf, Zvicra bën një hap të madh drejt fazës nokaut, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve në Grupin B, ndërsa Bosnja mbetet me vetëm një pikë.

Ndeshja u vendos në fundin e saj dramatik, ku të gjitha golat e Zvicrës u shënuan pas minutës së 74-të. Ndryshimin e madh e bënë zëvendësuesit Johan Manzambi (me dy gola) dhe Ruben Vargas, të cilët u futën në lojë në minutën e 72-të. Ndeshja u lehtësua për zviceranët edhe nga minuta e 80-të, kur Tarik Muharemoviq i Bosnjës u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali Breel Embolon si lojtar i fundit. Për boshnjakët golin e nderit e shënoi Ermin Mahmiq në minutën e 93-të.

Vula e kësaj fitoreje erdhi nga vetë kapiteni Granit Xhaka, i cili shënoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë. Pas golit, Xhaka festoi me një gjest me dorë duke u kërkuar kritikëve të heshtin dhe të qetësohen.

Kohët e fundit, mesfushori ishte vënë në shënjestër të mediave zvicerane për deklaratat e tij të ashpra publike pas barazimeve me Australinë dhe Katarin, duke pretenduar se ai po krijonte një klimë “toksike” në kombëtare. Megjithatë, mediumi prestigjioz “New York Times” i vlerësoi kritikat e tij si një dëshirë të madhe për të fituar.

“Njerëzit e dinë se kush jam… Unë jam njëri që e kritikoj veten para se t’i kritikojë të tjerët. Zvicra mund të jetë krenare që ka lojtar me 148 paraqitje për këto ngjyra. Por ndoshta kjo më duhet, unë provokoj paksa. Ajo që është e rëndësishme është se ekipi është prapa meje,” deklaroi Xhaka pas ndeshjes, duke konfirmuar se fokusi i tij i vetëm mbetet suksesi në fushë. /E.A/

Foto: Associated Press

 

Continue Reading

Sport

Fundjavë e gjatë me ndeshjet e Kombëtares së vajzave

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në volejboll nga e premtja do t’i zhvillojë ndeshjet e fundit në kuadër të CEV Volleyball European League.

“Dardanet” do të përballen fillimisht me Malin e Zi të premten, ndërsa të dielën do të luajnë ndaj Hungarisë, ku synimi kryesor mbetet arritja e pikëve të para në këtë fazë të garave.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku pritet të ketë atmosferë sportive dhe mbështetje për ekipin kombëtar.

Federata dhe ekipi i vajzave kanë bërë thirrje që publiku të jetë i pranishëm dhe të mbështesë “Dardanet” në këto duele të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Sport

Ronaldo reagon pas barazimit të Portugalisë me Kongon

Published

on

Portugalia e ka nisur me barazim aventurën në Kupën e Botës, pasi u ndal 1:1 nga Republika Demokratike e Kongos në ndeshjen e parë të fazës grupore.

Portugezët kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me golin e Joao Neves, ndërsa Kongo barazoi në fund të pjesës së parë me Yoane Wissa.

Pas ndeshjes ka reaguar Cristiano Ronaldo, i cili luajti gjatë gjithë takimit.

“Nuk ishte fillimi që deshëm, por është ende larg nga mbarimi. Kokën lartë dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Sulmuesi portugez pati një rast të mirë për të shënuar në pjesën e dytë, por nuk arriti ta konkretizojë.

Me këtë rezultat, Portugalia dhe Kongo marrin nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit K.

D.L

Photo: Associated Press

Continue Reading

Të kërkuara