Sport

Manchester City në rrezik të humbjes së Edersonit, pas ofertës së Al-Nassr

Published

on

Ederson është pranë largimit nga Manchester City. Portieri brazilian ka marrë një ofertë tunduese nga arabët e Al-Nassr, pjesë e së cilëve është edhe Cristiano Ronaldo.

Kampionët e Anglisë nuk preferojnë shitjen e Edersonit, por ia kanë lënë në dorë “gardianit” të vendosë për të ardhmen e tij.

Shtypi sportiv britanik raporton se 30-vjeçari, i cili ka fituar gjithçka gjatë 7 viteve në “Etihad”, po mendon të pranojë milionat e sheikëve. Për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Dhe drejtuesit e Citizens janë gati të dëgjojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të portierit të kombëtares braziliane. Nëse Ederson e mbyll me futbollin europian, Manchester City nuk do të hidhet në merkato për të siguruar pasardhësin e tij.

Zgjidhja do të gjendet brenda shtëpisë, me titullarin mes shtyllave të skuadrës së Pep Guardiolës që do të jetë Stefan Ortega. I cili bëri mjaft mirë edicionin e kaluar./UBTNews/

Sport

Fisnik Asllani tërheq interesin e klubeve të mëdha evropiane

Published

on

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Asllani, 23 vjeç, është një sulmues qendre i talentuar me kontratë të vlefshme te Hoffenheimi deri në vitin 2029, por ai ka një klauzolë lirimi që mund t’i mundësojë largimin gjatë afatit kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

Sipas “Sky Sport”, për kartonin e tij, ekipet e interesuara duhet të paguajnë midis 25 dhe 29 milionë eurosh.

Përveç Gjermanisë, edhe disa klube nga Spanja dhe Franca po monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës, ndërsa një kalim në Ligën Premier nuk konsiderohet i mundshëm në këtë moment.

Ky sezon ka filluar shumë mirë për Asllanin, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe vitin e kaluar, kur ishte i huazuar te Elversbergu, duke realizuar 18 gola në 33 ndeshje./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Talenti shqiptar befason sërish, Lara Colturi e treta në Kupën e Botës

Published

on

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur një tjetër sukses të madh në garat e Slalomit, duke u ngjitur në podium dhe duke zënë vendin e tretë në garën e zhvilluar në Copper Mountain, Kolorado, SHBA.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se Colturi e përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme garën e saj të dytë në këtë etapë të Kupës së Botës.

“Sot Lara shkëlqeu. Pas një lëshimi të parë shumë të fortë, ku u rendit e katërta, ajo dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në lëshimin e dytë, duke u pozicionuar pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Dürr,” u shpreh ministri, i cili publikoi edhe pamje nga gara në rrjetet sociale.

Ky rezultat i rëndësishëm i jep mundësinë skiatores shqiptare të forcojë pozitat e saj në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. E emocionuar pas garës, Colturi tha: “Është çmenduri, as unë nuk po e besoj dot. Jam shumë krenare për veten dhe për të gjithë punën që kemi bërë me ekipin. Po përparojmë së bashku dhe ky është vetëm fillimi.”

Ajo shtoi se ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit të pandërprerë dhe punës së përbashkët me skuadrën, duke rritur besimin për garat e ardhshme në Kupën e Botës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​Rrahmani në mesin e më të mirëve të vitit në Serie-A

Published

on

Gran Galà del Calcio 2025 që u mbajt në Milano dhe solli listën e fituesve të sezonit 2024-25 në Serie A. Çmimi kryesor, ai i Lojtarit të Vitit, shkoi për mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, i cili u vlerësua për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rolin e tij në sukseset e klubit.

Formacioni ideal i vitit u dominua nga Interi dhe Napoli, që luftuan deri në fund për titull. Në listë u përfshinë emra si Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez. Në këtë Top XI janë edhe dy lojtarë që tashmë kanë lënë Serie A: Tijjani Reijnders, që kaloi te Manchester City, dhe Mateo Retegui, i transferuar te Al-Qadsiah.

Antonio Conte u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa Napoli mori çmimin e Klubit të Vitit, duke konfirmuar dominimin gjatë sezonit. Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, fitoi çmimin Italian Golden Boy si talenti më i mirë i ri, ndërsa Nicolò Bertola nga Udinese u vlerësua për paraqitjet e tij në Serie B.

Çmimi “Goli i Vitit” shkoi për Alessandro Deiolën e Cagliarit për një supergol në fitoren 3-0 ndaj Venezias, një realizim që ishte nominuar edhe për çmimin FIFA Puskas.

Formacioni ideal i Serie A për vitin 2025 u përmbyll me: Svilar; Dumfries, Rrahmani, Bastoni, Dimarco; McTominay, Barella, Reijnders; Lautaro Martinez, Kean, Retegui./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Maratona e Vlorës mbledh 400 vrapues nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”

Published

on

Në qytetin bregdetar të Vlorës u mbajt një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit – Maratona e Vlorës, e cila këtë vit u zhvillua nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”.

Rreth 400 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës iu bashkuan aktivitetit që u organizua në kuadër të festimeve të Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama publikoi momente nga atmosfera energjike e maratonës, e cila shënoi mbylljen e festimeve të Pavarësisë në qytet.

Edhe pse moti ishte me reshje shiu, tradita e fund-nëntorit në Vlorë vijoi me tre gara: 5 km, 10 km dhe 21 km.

Fitues në distancën prej 21 kilometrash, në edicionin e pestë të maratonës, u shpall atleti ukrainasi Bogdan Simonoviç.

Eventi u organizua nga Bashkia Vlorë dhe u përshëndet nga kryetarja Brunilda Mersini dhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, të cilët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe rëndësinë e këtij aktiviteti sportiv për promovimin e qytetit. /atsh/ ubt news/

Continue Reading

Të kërkuara