Lajmet

Manastirliu: Po ndjekim një rrugë që ka më pak efekte, për të shmangur një mbyllje të dytë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me task-forcën anticovid të ngritur nga kryeministri për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së Covid-19.

Manastirliu gjatë fjalës saj tha se është zgjedhur një rrugë e drejtuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që ka më pak efekte, për të shmangur një mbyllje të dytë apo një rritje të kufizimeve.

“Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte. Por që është një rrugë e drejtuar nga një Komitet Ekspertësh që do të na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, apo një mbajtje të numrit të infektimeve në raport me popullatën. Tre muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ashtu sikurse është gjithë pranuar nga institucionet ndërkombëtare, vendosja e maskës kudo ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm. Pavarësisht punës që do bëni në terren, dhe punës që po bëjnë policia e shtetit dhe ajo bashkiake në raport me detyrën për zbatimin e ligjit dhe do të përgatitemi sa më mirë të mundemi që kapacitetet tona të kenë mundësi të përballojnë flukset e rritura. Nuk do të dëshironim asnjë mbyllje të dytë, as kufizime drastike, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësor”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë tha se inspektorët deri tani ka kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë duke shtuar se duhet ridimensionur fokusi i inspektimeve drejt shëndetit.

“Që në fillim të pandemisë janë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ne u hapëm me protokolle të miratuara nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Por ju duhet të ridimensiononi funksionin tuaj. Duhet të ridimensionojmë këtë funksion që kemi dhe të jemi aty ku risku është më i madh. Staregjia e riskut që ju përdorni për protokollet që ju kontrolloni, tani duhet ridimensionuar me një fokus të veçantë, pro shëndetit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri me dije se aktualisht 25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira, por nëse do të ketë shtim të rasteve spitalet Covid3 dhe Covid4 janë gati për të ofruar shërbim.

“25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njërëzore. Edhe në strategjinë e vjeshtë-dimrit kemi parashikuar për të përfshirë spitalet rajonale nësë do të këtë rritje të rasteve pozitive, pacientë që do kenë nevojë për shërbim spitalor dhe në këtë mënyrë për të ofruar shërbim sa më cilëror për të gjithë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë./UBTNews

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara