Lajmet

Manastirliu: Do të mbështesim shkollat shqipe kudo që ka shqiptarë

Published

on

Ministrja e Arsimit të Kosovës, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe homologia e saj nga Shqipëria, Ogerta Manastirliu kanë marrë pjesë në Seminarin e XVII-të mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Aty u tha se misioni i këtyre mësuesve kërkon angazhim dhe punë të palodhur në të gjitha nivelet.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se të gjithë mësuesit e mbledhur në këtë seminar janë përbashkuar me një qëllim madhor, e që është ruajtja dhe fuqizimi i gjuhës shqipe.

“Të dashur mësues tonë të diasporës jam vërtetë e emocionuar që ju shoh këtu, të gjithë së bashku të përbashkuar në qëllimin madhor, në ruajtjen dhe fuqizimin e gjuhës sonë të bukur shqipe. Në transmetimin e vlerave më të mëdha që kombi ynë ka, në përmbushje të një misioni historik që secili prej nesh si shqiptarë ka atë të identitetit tonë kombëtar gjuhës sonë të bukur shqipe….Prishtina nuk do të ishte kaq e bukur pikërisht në këtë ditë nëse prezenca juaj nuk do të na kishte motivuar ne kaq shumë bashkë me Arbërien si dy ministre të Arsimit që jo vetëm punojmë së bashku me ekipet tona për të fuqizuar sistemin arsimor, por që pjesë të misionit tonë të përbashkët kemi edhe mbështetjen e shkollave apo klasave shqipe kudo ku shqiptarët janë”, ka thënë ajo.

Sipas ministres Manastirliu, ky seminar ka mbledhur 150 mësues nga diaspora të cilët me shumë profesionalizëm po u mësojnë brezave të ri gjuhën shqipe.

“Sot jam e lumtur që kemi mbledhur 150 mësues të diasporës të cilët me shumë përkujdes, me shumë profesionalizëm, me shumë dashuri e me shumë përkushtim mësojnë gjuhën shqipe për tashmë breza dhe teksa vija për këtu nga Tirana mendoja se sa shumë sakrifica ju keni kaluar dhe se çfarë ju keni bërë se bashku në shoqatat ku aderoni, në lidhjet e mësuesve që keni krijuar dhe po krijohen rishtazi për të fuqizuar pikërisht atë mision të përbashkët që ne kemi dhe që është trashëgimia më e madhe që ne kemi që është gjuha jonë e bukur shqipe”, është shprehur ministrja Manastirliu.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se një ndër vlerat e këtij seminari është si rezultat i punës së përbashkët mes dy ministrive të Arsimit, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ministrja Nagavci ka thënë se duhet të gjenden mënyra të reja për ta kultivuar gjuhën shqipe tek brezat e ri në mërgatë.

“Rivënia në fokus e gjuhës amtare dhe gjetja e mënyrave të reja për të kultivuar atë tek brezi i ri i mërgatës janë elemente që jo gjithnjë vetëm duhet ti kemi, por vazhdojmë t’i kemi më shumë përkushtim në vëmendjen tonë, posaçërisht në vendet ku ju jetoni dhe veproni që shqipja të flitet aq shpesh sa do të duhej dhe do të kishim dëshirë që të flitej”, ka thënë ajo.

Seminari i Diasporës i cili i hapi punimet të enjten bashkon mësues të gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës.

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zhurma mund të jetë minus decibel. Vendi më i qetë në Tokë është dhoma anekoike e Microsoft në Redmond, WA, SHBA, me -20.6 decibel. Këto dhoma anekoike janë ndërtuar nga betoni i rëndë dhe tulla dhe janë montuar në susta për të ndaluar dridhjet që të hyjnë nëpër dysheme.

 

  1. Një kalë normalisht ka më shumë se një kuaj fuqi. Një studim në vitin 1993 tregoi se fuqia maksimale që një kalë mund të prodhojë është 18,000W, rreth 24 kuaj fuqi.

 

  1. Nënshkrimi juaj mund të zbulojë tipare të personalitetit. Një studim në vitin 2016 pohon se tek burrat, një nënshkrim më i madh korrespondon me guxim më të lartë shoqëror dhe, tek gratë, një nënshkrim më i madh korrespondon me tipare narcisiste.

 

  1. Një në 18 persona kanë një thithkë të tretë. E njohur si politelia, thithka e tretë shkaktohet nga një mutacion në gjenet joaktive.

 

  1. Bananet janë radioaktive. Për shkak se janë të pasura me kalium, çdo banane është në fakt paksa radioaktive falë përmbajtjes së izotopit natyror të kaliumit – 40. Është interesante se trupi juaj përmban rreth 16 mg kalium-40, që do të thotë se jeni rreth 280 herë më radioaktiv se një banane. Çdo kalium-40 i tepërt që fitoni nga një banane nxirret jashtë brenda pak orësh.

Continue Reading

Lajmet

UBT, institucioni i parë në Kosovë që merr Quality Recognition nga AESOP në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban

Published

on

By

UBT tashmë është bërë pjesë e rrjetit evropian të institucioneve të njohura nga AESOP – Association of European Schools of Planning, organizata evropiane që promovon cilësinë në edukimin dhe kërkimin në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban.

Kjo arritje është pjesë e një rrugëtimi 20-vjeçar të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili gjatë këtyre viteve është zhvilluar në shkollën më të madhe të arkitekturës në vend, duke krijuar mundësi për gjenerata të reja të arkitektëve dhe profesionistëve të planifikimit hapësinor.

Në këtë kuadër, programi Master në Planifikim Urban dhe Zhvillim të Qëndrueshëm është vlerësuar me Quality Recognition nga AESOP, duke e bërë UBT-në institucionin e parë në Kosovë që merr këtë njohje.

Ndër komponentet kyçe të vlerësimit është edhe konteksti global i temave të adresuara nga programi, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duke u mundësuar studentëve të shkëmbejnë përvoja dhe të marrin njohuri edhe nga universitetet tjera partnere.

Përmes një procesi të detajuar të evaluimit nga “Excellence in Education Board”, programet pjesëmarrëse analizohen në aspektin e pedagogjisë, përmbajtjes akademike, praktikave profesionale dhe ndikimit në zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe rajonal.

Continue Reading

Vendi

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara