Lajmet

Maloku Bërdyna: Prindërit ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12-vjet

Ndërkohë u vlerësua se përfundimi i pjesës së parë të këtij viti shkollor shkoi pa ndonjë problem të theksuar.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) u ka bërë thirrje prindërve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12-vjet, meqë kjo do t’i mbronte nga virusi korona.

Ndërkohë që po vlerësohet se përfundimi i pjesës së parë të këtij viti shkollor ka shkuar pa ndonjë problem të theksuar sa i përket pandemisë. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e MAShTI-it, Edona Maloku-Bërdyna në një konferencë për medie ku edhe u prezantuan projektet dhe marrëveshjet e arritura përgjatë këtyre javëve nga kjo ministri.

“Është fat i mirë që po shkojmë drejtë përfundimit të pjesë së parë të këtij viti shkollor pa ndonjë problem të theksuar përsa i përket situatës me pandeminë. Bazuar në të dhënat e inspektoratit të arsimit procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë po vazhdon të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Pra, sipas skenarit rikthimi, që nënkupton prani fizike në shkollë me orar të plotë. Në të njëjtën kohë MASHT, ka vazhduar edhe mbështetjen financiare të nxënësve dhe studentëve”, tha ajo.

Maloku-Byrdyna ka treguar edhe se si bëhet vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjet.

“Por ajo që dimë në komunikim është se vaksinimi ka filluar dhe tani rekomandohet vaksinimi për fëmijët mbi 12-vjec, dhe ka dy mënyra të vaksinimit . E para është përmes ekipeve mobile nëpër shkolla me aprovimin e prindërve apo kujdestarëve ligjor të jepet aprovimi për vaksinim të fëmijëve dhe e dyta është që prindërit të shfrytëzojnë këtë të drejtë në qendrat e vaksinimit. Unë do të doja të bëja një thirrje për të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të shohin mundësitë e shfrytëzimit të tyre sepse kjo është në të mirë të gjithë neve që shëndeti publik të mirëmbahet meqenëse jemi në një pikë të mirë pandemike”, tha zëvendësministrja Maloku-Bërdyna.

Maloku-Bërdyna në këtë konferencë derisa tregoi për nënshkrimin e marrëveshjeve gjatë kësaj jave, bëri të ditur edhe se sot do të nënshkruhet edhe një marrëveshje me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) për bashkëpunim në fushën e edukimit dhe arsimit të ndjeshëm gjinor.

Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet në kuadër të 16 ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore e kjo sipas zëvendësministres për të treguar përkushtimin si ministri që përmes edukimit dhe arsimimit të transformojnë normat dhe stereotipat gjinore dhe të avancohet barazia gjinore në vend. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara