Kronikë e zezë

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Published

on

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte sulmuar fizikisht një polic.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Vendi

Vrasje e rëndë në Malishevë: Vdes një grua shtatzënë, sekuestrohet arma e zjarrit

Published

on

By

Një grua shtatzënë ka mbetur e vdekur dhe bashkëshorti i saj i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njoftimi për të shtënat me armë zjarri është pranuar rreth orës 23:20. Me të arritur në vendngjarje, njësitë policore kanë gjetur çiftin të plagosur brenda një dhome gjumi, raporton Ekonomia Online.

Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rreth orës 01:10 të natës, mjekët e QKUK-së kanë njoftuar se viktima femër ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së aktit.

Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit ngjarja është cilësuar dhe iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Organet e rendit dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara