Sport

Magjia e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte në shtëpitë e futbolldashësve

Published

on

Sonte rikthehet gara më e madhe për klube, Uefa Champions League, e cila edhe këtë sezon pritet të dhurojë spektakël.

Ndeshjet e para do të jenë mes Zenit St. Petersburg dhe Club Brugge, si dhe ajo mes Dynamo Kyiv dhe Juventus, me fillim nga ora 18:55, me orën tonë lokale.

Supertakime do të ketë edhe sonte, ku Chelsea e pret në shtëpi Sevillan, në një takim mjaft interesant. Të dyja këto skuadra njihen shumë mirë më lojën e njëra-tjetrës, pasi që shpesh u takuan në Europa Ligë.

Takimi i mbrëmjes pritet të jetë mes Paris Saint-Germain dhe Manchester United, ku të dy skuadrat kërkojnë të startojnë më së miri këtë edicion. Francezët rikthehen në Champions League pas finales së humbur ndaj Bayern Munichut, që sezonin e kaluar ishte një superfuqi, teksa Manchester United pritet të tregojë se është këtu seriozisht për të konkuruar në këtë kompeticion.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Lazios dhe Borussia Dortmund-it, ku vendasit mirëpresin gjermanët në tokën italiane me një dyshe të re sulmuese Immobile-Muriqi. Shqiptari nga Kosova sonte pritet të debutojë në ligën më të madhe për klube.

Edhe takimet e tjera që do të zhvillohen sonte janë të rëndësishme pasi që të gjitha klubet kërkojnë një fillim sa më të mbarë. Barcelona ndeshet me Ferencvaros, Rennes pret në Francë FC Krasnodar, kurse Instanbul Basaksehir udhëton në Gjermani për t’u përballur me Leipzig./UBTNews

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara