Lajmet

MacShane: Marrëzi sureale që shtete të BE-së s’e njohin shtetin e Kosovës

Reagimin e tij, MacShane e bëri përmes një postimi në Twitter.

Published

on

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blair-it, ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

Reagimin e tij, MacShane e bëri përmes një postimi në Twitter, duke shpërndarë një opinion të gazetarit Jeremy Cliffe ku ai flet për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

“Ekziston një rrezik i vërtetë se BE-ja mund të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, thotë Cliffe.

Ndërkaq MacShane tha “Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve – marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta që duhet njohur. Macroni mbështeti linjën tuaj në 2017-ën, por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen”, tha MacShane në këtë postim. /Klankosova.tv

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve dhe mbrojtjes së identitetit të viktimës./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara