Botë

​Macron thuhet se ka paralajmëruar liderët evropianë: SHBA mund të tradhtojë Ukrainën

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron raportohet se ka paralajmëruar liderët evropianë se “ekziston mundësia që SHBA të tradhtojë Ukrainën në territor pa qartësi mbi garancitë e sigurisë”, raportoi revista gjermane Der Spiegel, sipas The Guardian, duke cituar një shënim të rrjedhur nga një telefonatë e fundit mes liderëve evropianë.

Spiegel shkruan se kishte marrë një shënim në anglisht që përmblidhte telefonatën, i cili përfshinte ato që revista pretendon se janë citime të drejtpërdrejta nga disa nga pjesëmarrësit.

Revista pretendoi se Macron foli për momentin e tensionuar në bisedime si “një rrezik të madh” për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz shtoi se ai duhej të ishte “shumë i kujdesshëm”.

Po luajnë lojëra me të dy ju dhe ne”, raportohet se tha Merz, të cilën revista e interpretoi si një referencë ndaj misionit të Steve Witkoff në Moskë.

Revista tha se edhe liderë të tjerë shprehën shqetësimet e tyre, me Alexander Stubb nga Finlanda që raportohet të ketë thënë: “Nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodymyrin vetëm me këta djem”.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte – i cili në publik është shumë komplementues ndaj Trump – raportohet se tha se pajtohej me Alexander “që duhet të mbrojmë Volodymyr”.

Ekziston një paralajmërim i qartë: nuk ka një mënyrë të lehtë për të verifikuar autenticitetin e këtij shënimi, dhe The Guardian nuk ka arritur ta konfirmojë menjëherë raportin.

Por Der Spiegel tha se kishte biseduar me “disa” pjesëmarrës të telefonatës, të cilët konfirmuan se ajo kishte ndodhur, dhe dy prej tyre raportohet se thanë se citimet ishin “saktë”.

Një zëdhënës i Zelensky refuzoi të komentojë, ashtu si edhe zyra e Merz, ndërsa Pallati Elysee kundërshtoi citimet që iu atribuohen Macron./KP

Continue Reading

Botë

Shtetet me më së shumti viktima në Luftën e Dytë Botërore

Published

on

By

Luftërat marrin gjithmonë shumë jetë njerëzish. Edhe sot. Por, disa luftëra viktimat i kanë me miliona. E tillë ishte Lufta e Dytë Botërore. Mizoritë e saj, lutemi të mos përsëriten e as të mos kalohen kurrë.

Le të shohim cilat shtete humbën më shumë njerëz dhe cili ishte numri i përafërt i viktimave:

1. Rusia: 25.285.000 viktima

2. Gjermania: 8.800.000

3. Kina: 7.850.000

4. Polonia: 5.800.000

5. India lindore: 4.000

6. Japonia: 3.100.000

7. India (nën britanikët): 2.500.000

8. Vietnami: 1.500.000

9. Jugosllavia: 1.000.000

10. Filipinet: 1.000.000

11. Rumania: 833.000

12. Greqia: 800.000

13. Hungaria: 580.000

14. Franca: 567.600

15. Koreja: 473.000

16. Italia: 457.000

17. Anglia: 450.700

18. SHBA: 418.500

19. Austria: 384.700

20. Çekosllovakia: 345.000

21. Holanda: 301.000

22. Malajzia: 100.000

23. Etiopia: 100.000

24. Finlanda: 97.000

25. Belgjika: 86.100

Continue Reading

Botë

Rastet më të rënda të vrasjeve (2015-2025)

Published

on

By

Jo vetëm në luftë ndodhin vrasja e krime të tjera makabre. Ndodhin edhe në rrethana të tjera, sulme terroriste, vrasës të çmendur që shtinë në këdo munden.

E raste të tilla nuk janë të pakta. Le të shohim cilat janë rastet më të rënda të kësaj natyre në periudhën midis viteve 2015-2025:

1. Las Vegas – SHBA (2017): 60 viktima

2. Zelandë e Re (2019) – 51 viktima

3. Orlando – SHBA (2016) – 49 viktima

4. Tajlandë (2020) – 30 viktima

5. Kanadë (2022) – 22 viktima

6. Shkolla Uvalde – SHBA (2022) – 21 viktima

7. Universiteti i Pragës (2023) – 14 viktima

8. Australi (2025) – 16 viktima

9. Hanau – Gjermani (2020) – 11 viktima

10. Bafallo – SHBA (2022) – 10 viktima

Continue Reading

Botë

​Trump: Mund të përdorim trupat ushtarake për të ndaluar protestat në Mineapolis

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump po kërcënon të përdorë ushtrinë kundër protestuesve në qytetin amerikan të Mineapolis pas përleshjeve atje, ndërsa raportohet për përleshje mes protestuesve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit.

”Agjitatorë profesionistë dhe kryengritës ndodhen pas trazirave në qytet, në shtetin qendror të Minesotës. Unë do të miratoj aktin e kryengritjes, të cilin shumë presidentë e kanë bërë para meje, dhe do t’i jap shpejt fund absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh”, shkroi Trump në platformën “Truth Social”.

Trump doli sërish krah zyrtarëve të imigracionit, të cilët janë përballur me rezistencë në shumë qytete të kontrolluara nga demokratët për shkak të kontrolleve të tyre kundër migrantëve.

Ligji i kryengritjes autorizon presidentin të vendosë ushtrinë brenda vendit në rrethana të jashtëzakonshme për të shtypur trazirat dhe për të marrë pjesë në masat e zbatimit të ligjit, shkruajnë mediat amerikane, transmeton KosovaPress.

Tensionet janë ende të larta në Minesota.

Një javë pas të shtënave fatale ndaj një gruaje nga një oficer i zbatimit të ligjit për imigracionin dhe doganat (ICE), një tjetër oficer federal kohët e fundit qëlloi me armë dhe plagosi një burrë në qytet.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare raportoi në X se incidenti ndodhi gjatë një “kontrolli të synuar të trafikut”, të mërkurën në mbrëmje.

Continue Reading

Botë

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon medaljen e saj Trumpit

Published

on

By

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, thotë se ia ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një njohje e angazhimit të tij për lirinë e vendit të saj.

“Mendoj se sot është një ditë historike për ne venezuelasit”, tha ajo pasi u takua personalisht me Trumpin për herë të parë, disa javë pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas dhe e akuzuan atë për trafiku droge, shkruan BBC.

Trump shprehu mirënjohjen e tij në një postim në mediat sociale, duke thënë se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”.

Megjithatë, presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024.

Continue Reading

Të kërkuara