Lajmet

Macron i shkruan letër urimi Kurtit: Shpresoj që do ta vazhdoni dialogun me Serbinë, e keni mbështetjen time

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mes tjerash në letrën që Macron i ka dërguar Kurtit i është kërkuar ta vazhdojë dialogun me Serbinë, dhe presidenti francez ka ofruar mbështetjen e tij për dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij duhet të përfundojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Shpresoj që do ta vazhdoni këtë dialog në këtë mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurt që do ta keni mbështetjen time të plotë”, ka shkruar ai.

Në fund të urimit Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres kryeministrin Kurti për vizitë në Paris./UBTNews

Lajmet

Plakolm pas takimit me Osmanin: Qeverisja e mirë e bashkëpunimi janë kruciale për të ardhmen e Kosovës në BE

Published

on

By

Ministrja e shtetit austriak për Evropën, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Plakolm në profilin e saj zyrtar ka shkruar se kanë biseduar për stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Për politikanen austriake të gjitha këto janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar ajo./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesoresha e UBT-së, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology

Published

on

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi, ka publikuar punimin shkencor me titull “Kosovar Dentists’ Knowledge on Oral Cancer” në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology (Poloni). Artikulli është botuar në vëllimin 78, numrin 3 të vitit 2025 dhe është i qasshëm në format Open Access përmes DOI.

Ky studim ka për qëllim të vlerësojë nivelin e njohurive të dentistëve kosovarë për kancerin oral, duke u fokusuar në njohuritë diagnostike, faktorët e rrezikut dhe aftësitë për identifikimin e lezioneve të hershme. Hulumtimi është zhvilluar me 147 dentistë të përfshirë në programet e specializimit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), dhe ka arritur një përgjigje prej 93.19% nga pjesëmarrësit.

Rezultatet tregojnë se dentistët specializantë në Kosovë kanë një nivel mesatarisht të kënaqshëm të njohurive mbi diagnostikimin e kancerit oral, ndërsa vërehet nevoja për arsimim të vazhdueshëm dhe trajnime profesionale në këtë fushë. Studimi thekson rëndësinë e edukimit të dentistëve në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit oral, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor oral në vend.

Punimi është realizuar në bashkëpunim me Dr. Olsa Alku – Latifi, ndërsa është miratuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës (Ref. Nr. 12, 25.05.2021) në përputhje me Deklaratën e Helsinkit.

Ky publikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimet shkencore me ndikim ndërkombëtar dhe në përmirësimin e praktikave klinike në stomatologji.

Continue Reading

Lajmet

60 aksidente e mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Published

on

By

60 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 19 prej tyre janë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku.

Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar nëntë persona dhe një është dërguar në mbajtje./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zbardhen detajet e vrasjes të gjyqtarit: Detektori e sinjalizoi prezencën e metaleve, roja qëndroi në karrige

Published

on

By

Policia në Tiranë ka dhënë detajet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në moshën 60 vjeçare në Tiranë. Aty tregohet se si i dyshuari kaloi nëpër detektor me armë, dhe roja qëndronte ulur në karrigen e tij. Gjithçka thuhet të jetë vërtetuar nga pamjet e kamerave.

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet mes tjerash./D.B/EO

 

 

Continue Reading

Të kërkuara