

Lajmet
Macron: Franca do të përmbushë angazhimet ndaj Ukrainës
Published
11 months agoon
By
Betim GashiPresidenti francez, Emmanuel Macron ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e tij ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën, pavarësisht pasigurisë aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Presidenti foli në një konferencë shtypi në Uashington pas samitit të NATO-s, raporton një korrespondent i Ukrinform.
“Isha në gjendje t’u rikonfirmoja të gjithë homologëve dhe aleatëve të mi se Franca do të mbajë një qasje të qëndrueshme ndaj angazhimeve të saj ndërkombëtare, qoftë në Evropë, brenda Aleancës, ose në mbështetje të Ukrainës, sepse forcat politike që përbëjnë shumicën në Asamble (parlamenti), mbështesin këtë linjë”, tha Macron.
Ai gjithashtu përjashtoi ekzistencën e një mazhorance që kundërshton ndihmën për Ukrainën.
“Forcat që na sfiduan nuk ishin aspak ato që siguruan shumicën”, theksoi presidenti, duke iu referuar ekstremit të djathtë, i cili nuk arriti të triumfojë në zgjedhjet parlamentare.
Macron këmbëngul se në Uashington janë marrë vendime kritike për të siguruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën dhe për të avancuar pranimin e saj në NATO. Ai kujtoi gjithashtu se marrëveshja dypalëshe e sigurisë e nënshkruar me Ukrainën në shkurt të vitit 2023 përmban formulime të qarta në lidhje me mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Përveç kësaj, sipas liderit francez, Franca përshtat vazhdimisht ndihmën e mbrojtjes që i jep Ukrainës në nivel kombëtar. Ky është rasti edhe brenda NATO-s, shtoi ai.
Siç raportoi më herët Ukrinform, këshilltari i presidentit francez, Emmanuel Bonne, tha se Ukraina lejohet të përdorë armë franceze për të goditur çdo objektiv ushtarak brenda Rusisë që përbën kërcënim për Ukrainën, në të njëjtën kohë duke përjashtuar një sulm ndaj Kremlinit.
Lajmet
KESCO: Mungesë e theksuar e prodhimit të energjisë, në rastin më ekstrem e gjithë sasia importohet
Published
24 hours agoon
June 20, 2025By
UBTnews
Kompania “KESCO” ka njoftuar se, duke filluar nga nesër dhe në ditët në vijim, pritet një mungesë e theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe kjo në rastin më ekstrem nënkupton që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët do të duhet të mbulohet përmes importit.
“Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem”, thuhet në komunikatën për media të KESCO-s.
“Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, thuhte në këtë njoftim.
Lajmet
Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin Malaj, u diskutua edhe për konstituimin e Kuvendit
Published
24 hours agoon
June 20, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë takimit, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, infrastrukturën, sigurinë dhe fusha të tjera në kuadër të të cilave tashmë po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Të dy palët shprehën përkushtimin për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe, duke punuar ngushtë për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Malaj për angazhimin e tij të vazhdueshëm për shtimin e lidhjeve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë’, njoftoi Zyra e kryeministrit.
Lajmet
Mbi një mijë fëmijë vrapuan në Prishtinë për Ditën Olimpike
Published
1 day agoon
June 20, 2025By
UBTNews
Mbi një mije fëmije te shkollave fillore të Prishtinës kanë realizuar sot vrapimin olimpik dhe kanë praktikuar disiplina te ndryshme sportive në kuadër të Ditës Olimpike.
Ky aktivitet i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Olimpik, vjen në moton “Le të lëvizim” që ka për qëllim ta tregojë rëndësinë e aktivitetit sportiv në shëndetin e fëmijëve.
Në hapje të DItës Olimpike, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, theksoi se lëvizja është shumë e rëndësishme për fëmijët pasi i bënë ata më të shëndetshëm.
“Është dita kur festojmë sportin, dita kur festojmë shëndetin dhe lumturinë tuaj…Ky vit ka qenë mjaftë masovik dhe kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga të gjitha komunat e Kosovës, pra nga 26 komuna…Dita olimpike dhe motoja e kësaj dite ‘Let’s move’, apo ‘Të lëvizim’ është shumë e rëndësishme për ju fëmijë të dashur sepse të lëvizim, na bënë të shëndetshëm, të merremi me sport. Besoj që shumica prej jush merreni me sport e disa të tjerë kanë synime që të merren me sport…Komiteti Olimpik do të jetë gjithmonë krahë jush, gjithmonë do ta keni përkrahjen tonë sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës”, tha Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, deklaroi se përmes këtyre aktiviteteve, Kosova po i tregon botës që e ka prioritet marrjen em sport.
“Falemnderit të gjithë juve që keni ardhur sot bashkarisht që të vrapojmë, të bashkohemi, të tregojmë që jemi të shëndosh, të merremi me sport, e kryesisht me atletikë, sepse atletika është mbretëresha e sporteve…Kemi punuar për një muaj e gjysmë për këtë ditë që ta shënojmë dhe t’i tregojmë Federatës Botërore të Atletikës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ne kemi fëmijë, vajza dhe djem të cilët sot këtë ditë do ta shënojnë në paqe dhe në liri të gjithë së bashku”, tha Sylejmani.
Përveç Prishtinës, aktivitet të ngjashme janë shënuar gjatë kësaj jave edhe në 26 komuna të Kosovës.
Lajmet
Dita e Çlirimit në Istog, “triumf për liri dhe drejtësi”
Published
1 day agoon
June 20, 2025By
UBTNews
Kuvendi Komunal i Istogut me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të kësaj komune nga okupatori serb ka mbajt seancë solemne dhe gjatë ditës janë paraparë aktivitete të shumta në këtë qytet. Në këtë seancë u tha se çlirimi i kësaj komune ishte triumf i popullit për liri dhe dinjitet.
Seanca solemne nisi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve për liri.
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati teksa uroi të gjithë qytetarët e kësaj komune për këtë ditë, tha se 20 qershor 1999 mbetet pikë me peshë shekullore për lirinë e vendit.
Ferati tha se tashmë për këtë komunë kanë vizion për zhvillim.
“Mbetet pikë referimi e lirisë dhe pikë me peshë shekullore e sakrificës. Ne tashmë kemi vizion të qartë se kemi motiv në piedestalin më të lartë të krenarisë qëndrojnë dëshmorët e rënë për liri…Kuptuan se atë ditë fitoi shpresa mbi frikën, e qëndresa e popullit vlejti, dhe Istogu i lirë kishte nevojën për angazhim e zhvillim e për ta sjell në ditën ku jemi sot. Liria nuk është mungesë e luftës, liria është drejtësi, liria është barazi, liria është arsim, është mundësi dhe thirrje për të dhënë më shumë të mos e privojmë vetën nga ajo që e fituam me plotë mund, sepse sot prej atyre që luftuan me dhe pa uniformë, prej atyre që ranë në derë të shtëpisë e në frontin ushtarak prej të gjallëve që nuk u dorëzuan kurrë ju uroj ditën e çlirimit të Istogut”, tha ai.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, Enver Rugova tha se 20 qershori i vitit 1999 shënon fundin e një periudhe të errët dhe të dhimbshme për popullin tonë.
Rugova theksoi se çlirimi i Istogut ishte triumf i vullnetit të popullit për liri e drejtësi.
“Ky është një moment reflektimi, mirënjohje, angazhimi për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë e lavdishme që na është lënë nga ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. 20 qershori i vitit 1999 shënon fundin e një periudhe të errët dhe të dhimbshme për popullin tonë, pas shumë vitesh vuajtje dhe persekutimesh Istogu u çliruara, ky çlirim nuk ishte vetëm një ngjarje ushtarake, por një triumf i vullnetit të popullit për liri, dinjitet dhe drejtësi”, tha ai.
Fjalë rasti në këtë seancë solemne për 26-vjetorin e çlirimit të Istogut mbajtën edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në 26-vjetorin e çlirimit të komunës së Istogut do të bëhen homazhe tek shtatorja e presidentit, Ibrahim Rugova, bëhet përurimi i shtatores së heroit, Selman Kadria, si dhe përurimi i memorialit të dëshmorëve në Vrellë. Më 20 qershor 1999 Istogu u çlirua nga okupatori serb

Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike

Këto janë dy periudhat e jetës sonë kur plakemi më shpejt

Si të ruani të freskëta bananet për një javë?

Opsioni i vetëm i Barcelonës për të nënshkruar me Williamsin

A duhet të pimë pije energjike në verë?

21 qershori – Dita Ndërkombëtare e Muzikës

Volkswagen ID. Buzz AD robotaxi gati për shitje nga viti 2026

Postoi një foto të thjeshtë, por Jennifer Lopez kritikohet ashpër

Nuk ishte vetëm çështje parash, Daku kthehet në stërvitje me ekipin e tij Rubin në 20 korrik
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore