Lajmet

Macron bën thirrje për menaxhim më të mirë të zonës Shengen

Sipas zyrtarëve francezë, reformat nuk do të kërkojnë ndryshime në traktatet e BE-së.

Published

on

Zona Shengen e Bashkimit Evropian duhet të menaxhohet nga takime të rregullta ministrore, ashtu si Zona e Euros, tha të mërkurën presidenti francez Emmanuel Macron, duke shtuar se kjo mund të fillojë që në fillim të muajit të ardhshëm.

Shqetësimet e sigurisë kombëtare, valët e migrimit dhe së fundmi, pandemia e koronavirusit kanë çuar në rishfaqjen e kontrolleve kufitare në zonën Shengen dhe shumë kritika për mënyrën se si funksionon ajo, duke “gërryer” atë që ishte përshëndetur si një arritje historike në integrimin e Evropës së pas-Luftës së Dytë Botërore, përcjell UBT News.

Duke folur me ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të BE-së, Macron tha se ai të cilën ai e quajti “Këshilli i Shengenit” do të vlerësonte se si funksiononte zona pa kufij, por gjithashtu do të merrte vendime të përbashkëta dhe do të lehtësonte koordinimin, në kohë krize.

“Ky Këshill mund të bëhet fytyra e një Evrope të fortë, mbrojtëse, e cila është e kënaqur me kontrollin e kufijve të saj dhe për rrjedhojë, edhe fatin e saj”, tha ai në qytetin verior francez të Tourcoing. Ai tha se takimi inaugurues mund të zhvillohet kur të mblidhen ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të BE-së, më 3 mars.

Një propozim i tillë do të kishte nevojë për mbështetjen e vendeve të tjera anëtare në bllokun 27-vendesh për të hyrë në fuqi, megjithëse zyrtarët francezë thonë se ai nuk do të kërkonte ndonjë ndryshim në traktatet e BE-së.

“Ne duhet të reformojmë Shengenin”, tha Macron. “Nuk mund të ketë liri lëvizjeje nëse nuk kontrollojmë kufijtë tanë të jashtëm”./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet në Rahovec i dyshuari për marrje ryshfeti

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara