Lajmet

​LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Published

on

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku aprovohet ankesa e Listës Serbe dhe hidhet poshtë vendimi i KQZ-së e cila kishte vendosur që këtë subjekt të mos e certifikojë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi thotë se nuk do të ankohen në Gjykatë Supreme, pasi mendojnë se do të jetë vendimi i njëjtë sikurse i PZAP-së.

Sipas tij, vendimi i PZAP-së të mërkurën, ishte “shumë formal pasi ai merr për bazë vetëm parimin se me letra është gjithçka në rregull” për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne, dy kolegët që përfaqësojmë Lëvizjen Vetëvendosje në KQZ, kemi vendosur që mos të ankohemi si persona me interes juridik në këtë rast, pasi kemi votuar kundër. Ne mendojmë se edhe një vendim i Gjykatës Supreme do të jetë po kaq formal sikur ky i PZAP-së. Ne kemi parë vendimin e kemi lexuar dhe ai ka marrë parasysh vetëm disa aspekte formale, në kuptimin që njihet në Kosovë që me letra jemi gjithçka jemi në rregull”, thekson Kurteshi.

Ai vazhdon të insistojë se ka dëshmi dhe fakte të bollshme se Lista Serbe është” strofull e terrorizmit serb në Kosovë”, andaj, thotë ai, nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Bindja dhe qëndrimi jonë mbështetet në shumë dëshmi dhe fakte. Argumenti jonë është se ky subjekt politik nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai përbën strofull të terrorizmit serb në Kosovë”, shton ai.

Përkitazi me këtë, Kurteshi deklaron se sërish kur KQZ-ja të shqyrtojë certifikimin e Listës Serbe, do të votojnë kundër.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të vetme që të ndryshojmë qëndrimin tonë në raport me certifikimin e këtij subjekti politik. Ne jemi kundër certifikimit të këtij subjekti politik për të gjitha faktet që i kemi përmendur…Ne do të votojmë kundër, se si votojnë anëtarët e tjerë të KQZ-së është çështje e tyre dhe qëndrim i tyre dhe ne nuk përzihemi aty”, thekson Kurteshi.

Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti në mbledhjen e 23 dhjetorit.

Pas ankesës së këtij subjekti politik në PZAP, kjo e fundit të mërkurën aprovoi ankesën e saj dhe urdhëroi KQZ-në të certifikojë Listën Serbe.

Sipas arsyetimit të PZAP-së, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Sipas afateve ligjore, pas përfundimit të afatit për ankesa prej 48 orëve dhe nëse s’ka të tilla, vendimi i PZAP-së bëhet i plotfuqishëm dhe vendimmarrja i kthehet sërish KQZ-së.

Moscertifikimi i Listës Serbe ishte kritikuar edhe nga vendet e QUINT-it.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara