Lajmet

LVV insiston në rritjen e pagës minimale pa përfshirjen e veteranëve

Ajo thotë se Projektligji për pagën minimale po keqinterpretohet qëllimshëm nga opozita.

Published

on

ëvizja Vetëvendosje insiston në miratimin e Projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, pa përfshirjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në partinë në pushtet zotohen se pensionet për veteranët do të jenë të dinjitetshme, pasi të bëhet kategorizimi i tyre dhe të ketë një trajtim përmbajtjesor të reformave pensionale.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë se protesta e veteranëve të UÇK-së ishte formë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë, mirëpo në vitin 2016 është bërë shkëputja e rritjes së pagës minimale me pensionin e veteranëve.

“Protesta është formë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë, ne jemi të vetëdijshëm se akullimi i pakënaqësive ndër vite në shumë kategori ka sjellë që tashmë të kemi formë të shprehjes së kësaj pakënaqësie përmes protestës. Por një element që është abuzuar në mënyrën si është informuar, Projektligji për pagën minimale dhe ndërlidhja me një pagesë që bënë pjesë në skemën pensionale, siç është pensioni i veteranëve. Më 29 dhjetor të vitit 2016 është ndarë paga minimale me pensionin e veteranëve”, thotë ajo.

Pavarësisht kësaj, ajo thotë se pensioni prej 170 eurove për veteranët nuk është i dinjitetshëm, por shton se Projektligji për pagën minimale po keqinterpretohet qëllimshëm nga opozita.

“Pagesa prej 170 eurosh nuk është e dinjitetshme për veteranin, apo këdo në Kosovë. Kjo është arsyeja që të ketë një trajtim përmbajtjesor, të përgjithshëm dhe natyrisht duke përfshirë edhe kategorizimet e mirëfillta, në mënyrë që t’i kthehet dinjiteti (veteranëve). Por në formën dhe mënyrën si u prezantua në opinionin publik, në veçanti nga përfaqësuesit e partive opozitare, është tërësisht një keqinterpretim mbi atë çka u synua të votohet”, thotë Kusari-Lila për KosovaPress.

Shefja e deputetëve të pushtetit, kritikon PDK-në dhe LDK-në, që sipas saj pamundësuan reformën e skemave pensionale.

“Kemi pasur projektin e Bankës Botërore për reformën e skemës pensionale që nuk është mbështetur nga opozita. Në fakt, dy herë, si asnjëherë më parë, është rrëzuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk e tregon konsistencën e opozitës, por tregon se në këto kërkesa përveç zhurmës nuk e kanë një qëllim i cili synon suksesin. Duhet të jemi të përqendruar në hapat që po synojmë t’i arrijmë bashkërisht për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Votimi i kredisë së butë, projektit nga Banka Botërore për reformën e skemës pensionale është hapi për t’i trajtuar këto probleme”, thotë ajo.

Ndërkohë, thekson se projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale midis dy leximeve ka mundësi trajtohet.

“Gjithmonë është praktikë e Kuvendit që në momentin prej Qeverisë, Projektligji i dorëzohet Kuvendit, midis dy leximeve ka mundësi të trajtimit. Megjithatë, nuk kishte as hapësirë dhe nevojë se si u prezantua që të ketë debat më tutje dhe të trajtohet. Në rrethanat e tilla pamundësohet diskutimi dhe trajtimi i çështjeve në mënyrë thelbësore, siç e meriton edhe skema pensionale dhe reforma e mëtutjeshëm”, shton Kusari-Lila.

Projektligji për pagën minimale dështoi të miratohet të hënën në Kuvend, për shkak të mungesës së kuorumit. Gjatë seancës plenare, veteranët e luftës protestuan para objektit të legjislativit për të kundërshtuar largimin e tyre nga rritja e pagës minimale.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara