Lajmet

​LVV e fajëson Ramën për anulimin e seancës së Kuvendit Komunal

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të paligjshëm dhe të parregullt, anulimin e seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Sipas Grupit të Asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, kjo ndodhi me urdhër të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Në konferencë për media, kryetari i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se pozita e dështoi seancën të cilën vetë e ka ftuar.

“Për sot ka qenë e ftuar një seancë e jashtëzakonshme me ftesë të kryetarit Rama, ku do të shqyrtoheshin tetë pika të rendit të ditës, kryesisht rregullore të cilat kanë të bëjnë me jetën praktike të qytetarëve të Prishtinës. Mirëpo, sot jemi dëshmitarë të një akti të paprecedentë, ku me urdhër të kryetarit Rama kjo seancë e jashtëzakonshme u anulua, akoma pa filluar mirë. Edhe pse ishin të gjitha kushtet, qoftë teknike, qoftë kuorumi dhe gjithçka ishte e gatshme për të filluar, në momentin e fundit nga drejtuesi i seancës, u njoftuam se kryetari ka bërë kërkesë për anulimin e seancës”, deklaroi ai.

Tutje, ai shtoi se “koalicioni LDK-PDK është i interesave të ngushta, të grupeve të caktuara të cilat kur nuk përputhen krijojnë bllokadë”. Sipas tij, koalicioni qeverisës e lëshoi sallën me urdhër të kryetarit Përparim Rama.

“Arsyetimi i kryetarit Rama përmes letrës së tij se anulimi ka të bëjë me disa vërejtje të cilat ne si opozitë i kemi shprehur në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, nuk qëndron. Për shkak se si opozitë dhe si anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa në çdo takim që kemi pasur, ne kemi shprehur vërejtjet dhe sugjerimet tona, të cilat asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Vlerësojmë se anulimi i kësaj seance, i paligjshëm dhe i parregullt, një akt i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ka ndodhur për shkak të përplasjeve brenda koalicionit qeverisës për shkak të mos përputhjes së interesave të tyre”, shtoi asamblisti i LVV-së.

Ai tregoi se cilat kanë qenë pikat që do të duhej të diskutoheshin në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, për çka tha se po humbin qytetarët e kryeqytetit.

“Për javë të tëra qytetarët e Prishtinës janë në ankth dhe janë të nënshtruar një terrori psikologjik në lidhje me dy rregulloret të cilat kanë qenë diskutimi për sot, çështja për ‘Prishtina Parking dhe për mbledhjen e mbeturinave’, e të cilat janë rregullore të cilat drejtpërdrejt ndikojnë tek qytetarët. Mirëpo edhe pse kishte një diskutim mjaft konstruktiv në mbledhjen për Komitet për Politikë dhe Financa dhe ku ne i dhamë propozimet tona, të cilat do të ishin të udhës që të diskutohen në seancë, kjo ndodhi me intervenim të kryetarit Rama që dha urdhër që të anulohet ajo seancë. Kjo është drejtpërdrejt përzierje e kompetencave në kompetencat e Kuvendit Komunal”, përfundoi ai.

Lajmet

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive për formimin e institucioneve të reja të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht, duke shtuar se afati kushtetues për këtë është deri më 7 gusht.

Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje para thirrjes së seancës, me qëllim që pas konstituimit të Kuvendit të mos pritet afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të shmanget shkuarja e sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për takime, mirëpo LDK i ka pezulluar negociatat, PDK ka mbajtur qëndrimin e vet, ndërsa AAK nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Haxhiu theksoi se gjetja e një zgjidhjeje është e rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe qytetarët.

Ajo paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të bëhen të dita data dhe ora e saktë e mbajtjes së seancës, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë 120 deputetëve, ashtu siç përcaktohet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të vdekjes në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të cilësuara si “hetim mbi vdekjen” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Pasi viktima nuk ishte lajmëruar paraprakisht në telefon, dera e banesës u hap me asistencën e zjarrfikësve, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar policinë se kanë gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Muret e Oslos shndërrohen në galeri gjigante për artin e grafitit

Published

on

Muret e një ish-zone industriale në Oslo janë kthyer në kanavaca gjigante për artistë të grafitit nga e gjithë bota, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”.

Festivali, i themeluar në Gjermani në vitin 2002, është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha globale të artit rrugor, duke mbledhur artistë me stile dhe prejardhje të ndryshme.

Edicioni i këtij viti në Oslo solli 40 artistë nga 21 vende të botës, të cilët krijuan murale, grafite dhe portrete, duke shkëmbyer teknika dhe ide gjatë procesit artistik.

Një nga veprat më të veçanta i është kushtuar shpikësit norvegjez Erik Rotheim, i cili patentoi sprejin modern rreth një shekull më parë. Portreti i tij u realizua në një mural gjigant nga artisti suedez Joel Hjort.

Drejtori ekzekutiv i “Meeting of Styles” në Oslo, Simon Diaz, tha se festivali nuk synon më vetëm konkurrencën mes artistëve, por mbi të gjitha shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja përmes artit.

Edhe artistja norvegjeze Tanya Styrvold, e cila është orientuar së fundmi drejt artit rrugor, tregoi se puna me artistë me përvojë të grafitit po e ndihmon të zgjerojë aftësitë e saj krijuese.

Festivali “Meeting of Styles” zhvillohet edhe në Prishtinë, ku këtë vit do të shënojë edicionin e dhjetë nga 28 deri më 30 gusht, duke sjellë sërish artistë dhe krijues të artit urban.

Përveç muraleve, festivali ofron edhe punëtori të hapura për publikun, me synim që arti i rrugës të bëhet më i qasshëm për të gjithë./A.K/ Associated Press

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara