Lajmet
Lutfi Haziri: Do t’i kthejmë nxënësit në shkolla
Published
4 years agoon
By
Esad DujakaKomuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore, në shtator.
Konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të të parit të Komunës, Lutfi Haziri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.
Ai ka thënë s nxënësit duhet të rikthehen në shkolla, por që ka theksuar se shkak i pandemisë me COVID-19 fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë.
“Duhet t’i kthejmë fëmijët në shkolla. Nuk është e lehtë në këtë kohë pandemie për shkak se lëvizin një numër i madh i nxënësve dhe i qytetarëve. Kjo na bën që të kemi shumë angazhim për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Angazhimi nënkupton që fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë dhe të jenë nën mbikëqyrje ditore, përfshirë edhe kujdesin e mësimdhënësve”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para drejtorëve të shkollave.
Ai tha se duhet të rritet roli i prindërve dhe i Këshillit të nxënësve, derisa ambulantat në lagje e fshatra hynë në menaxhim ditor me personel shëndetësorë.
“Ata do të kujdesen për shëndetin e nxënësve dhe të personelit gjatë ditës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat kundër përhapjes së COVID-19. Do të punojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHP dhe MSH. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur rast të bartjes së infeksionit nga ana e fëmijëve”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se nxënësit nga klasa 1-9, do të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12, do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH, e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online.
You may like
Lajmet
Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë
Published
7 mins agoon
October 9, 2024By
UBTnewsPresidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të mërkurën se nuk mund t’i kërkojë partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) ta formojë Qeverinë e re, edhe pse ajo i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, pasi asnjë parti tjetër nuk dëshiron të qeverisë bashkë me të.
Prandaj, ai tha se u ka kërkuar asaj dhe dy partive të tjera më të mëdha t’i japin fund ngecjes së bisedimeve.
FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura në fund të shtatorit, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave.
Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.
Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl.
FPO-ja ngul këmbë se Kickl duhet të jetë kancelar i ri dhe se çdo koalicion qeverisës pa FPO-në do të ishte “koalicion i humbësve” dhe “shuplakë” për votuesit.
“Jemi në një situatë plotësisht të re me një fitues të ri të zgjedhjeve, me të cilin është e qartë se asnjë parti nuk dëshiron të qeverisë”, tha Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, në një fjalim në televizion pas bisedimeve ndaras me të secilin lider të pesë partive parlamentare.
“Bisedimet e mia [me liderët e partive] dje dhe pardje e kanë forcuar këtë përshtypje.. një ngecje klasike”, tha ai, duke shtuar se Kickl i ka thënë se FPO-ja nuk do të udhëheqë qeveri pa të si kancelar.
Ai tha se u kërkoi partive të shikojnë se cilat janë koalicionet e mundshme dhe pastaj ta njoftojnë atë.
“A e mendojnë vërtet atë që e kanë thënë ata? Unë e di çfarë pritet, natyrisht, por dua qartësi. Qartësi për Austrinë”, shtoi ai./REL/
Bota
Fundi i një epoke për hotelin historik Tropicana, shkatërrohet në vetëm 22 sekonda
Published
16 mins agoon
October 9, 2024By
UBT NEWSHoteli Tropicana, një nga simbolet më të njohura të Las Vegasit për 67 vjet, u shkatërrua sot në mëngjes, duke shënuar një fund të dhimbshëm për këtë resort ikonik. Shembja e tij u realizua në vetëm 22 sekonda dhe u shoqërua me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh dhe dronësh, duke e bërë këtë ngjarje një moment të paharrueshëm për qytetin.
Ky ishte shembja e parë e një kazinoje në Las Vegas në gati një dekadë, një ndodhi që nxjerr në pah ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në industrinë e argëtimit. Pas prishjes së hotelit, plani është që në vend të tij të ngrihet një stadium i ri bejsbolli, i cili do të presë ekipin e Major League Baseball (MLB), “Oakland Athletics”. Ky projekt pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë.
Hotel-kazino Tropicana hapi dyert e tij në Bond Road në prill 1957, duke u bërë një nga resortet më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë në Las Vegas me një kosto fillestare prej 15 milion dollarësh. Ai u riemërua në Tropicana Avenue në 1961, në nder të historisë së tij të pasur. Një nga shfaqjet më të njohura të hotelit ishte “Folies Bergere”, e cila u prezantua për herë të parë në vitin 1984 dhe vazhdoi të performonte për 49 vjet derisa u mbyll në 2009.
Në hapjen e tij, artistë të njohur si Eddie Fisher, i shoqëruar nga gruan e tij të atëhershme, Debbie Reynolds, dhe Elizabeth Taylor, ishin pjesë e këtij momenti historik.
Me përfundimin e Tropicana-s, Las Vegasi humbet një nga monumentet e tij kulturore, duke lënë pas një trashëgimi të pasur që do të kujtohet nga shumë breza. Ndërkohë, zhvillimi i ri i stadiumit tregon për ambiciet e qytetit për të modernizuar dhe tërhequr më shumë vizitorë./UBTNews/
Lajmet
Sasia e lartë e manganit në Liqenin e Badocit, vazhdon furnizimi me ujë me autobote
Published
24 mins agoon
October 9, 2024By
UBTNewsKRU “Prishtina” po vazhdon të furnizojnë me autobote në disa pika gjatë periudhës kohore prej 08:00 deri në 22:00.
Kjo për shkak që aktualisht uji nga Liqeni i Badocit nuk pihet si pasojë e sasisë së lartë të manganit.
Këto janë pikat ku po vazhdon furnizimi me ujë: Badoci, Kishnica, Sushica, Shashkovci, Graçanica, Llapnasella, Preoci, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga” Muharrem Fejza”, Rruga” Ndue Përleshi”, Rruga” Sokol Sopi”, Rruga”B” dhe “C”, Bregu i Diellit në tërësi, etj.
“Krahas kësaj, autobotet po qëndrojnë më gjatë në ndonjë pikë duke pasë parasysh gjithnjë kërkesat më të mëdha. Përveq që ujë për pije po shpërndajmë te qytetarët, fokus janë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Deri në njoftimin e radhës, mbetet kështu”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Delegacioni i lartë i BQK pritet në vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës
Published
35 mins agoon
October 9, 2024By
UBTnewsNjë delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili dhe i përbërë nga anëtarët jo-ekzekutivë të Bordit, Nurboja, znj. Latifi dhe znj. Hoxha, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës.
Në takimin hyrës, delegacioni i BQK-së u prit nga u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës, Alexander Demarco, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Bonello, Kryeekonomisti Grech, Shefi i Operacioneve Romano dhe anëtari jo-ekzekutiv i Bordit, profesor Bezzina.
“Gjatë takimit, guvernatorët e të dy bankave qendrore shkëmbyen informacione rreth zhvillimeve kryesore në sektorin financiar dhe në ekonomi. Guvernatori Ismaili e informoi Guvernatorin Demarco për zhvillimet në kornizën ligjore dhe atë rregullative, projektet strategjike të BQK-së, si dhe për qëndrueshmërinë e sistemit financiar të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të dy delegacionet diskutuan kryesisht mbi qeverisjen dhe auditimin, menaxhimin e rrezikut, sistemin e pagesave dhe përgatitjet e duhura për anëtarësim në SEPA, menaxhimin e rezervave ndërkombëtare, parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kërkimet shkencore, ndër të tjera.
Në përfundim të vizitës, palët rikonfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, ku BQK-ja ka për synim zgjerimin e rrjetit të bankave qendrore partnere si pjesëmarrëse në Eurosistem, menaxhimin e rezervave ndërkombëtare dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen e thellë për Bankën Qendrore të Maltës për mikpritjen edhe organizimin.
Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë
Fundi i një epoke për hotelin historik Tropicana, shkatërrohet në vetëm 22 sekonda
Sasia e lartë e manganit në Liqenin e Badocit, vazhdon furnizimi me ujë me autobote
Delegacioni i lartë i BQK pritet në vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës
E njohim Çekinë: Mario Mitaj ndan besimin për ndeshjen e ardhshme!
Ishiba shpërndan Dhomën e Ulët, zgjedhjet e parakohshme caktohen më 27 tetor
Misteri i Bitcoin: A është Peter Todd shpikësi i vërtetë?
Çmimet e naftës rriten me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjen ekonomike të SHBA
Koreja e Veriut pezullon trafikun në të gjitha rrugët dhe hekurudhat drejt Koresë së Jugut
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet4 weeks ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kronika e zezë4 weeks ago
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, Policia: Në mars të 99-tës kreu vepra të ndryshme penale