Chicago Fire siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Major League Soccer pas një fitoreje të bujshme 5-3 ndaj Inter Miami, në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione.
Skuadra e drejtuar nga Gregg Berhalter, ish-trajneri i Shteteve të Bashkuara, u tregua më e freskët dhe më e organizuar se Miami, që po zhvillonte ndeshjen e gjashtë brenda 17 ditësh.
Megjithëse Luis Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë për të rikthyer shpresat e skuadrës së Lionel Messit, Interi nuk mundi të përballonte ritmin e lartë të kundërshtarëve.
Chicago e nisi vrullshëm takimi kur D’Avilla zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa Jonathan Dean e dyfishoi pas gjysmë ore lojë. Pavarësisht golit të Aviles për Miamin në minutën e 39-të, Rominingue Kouame riktheu epërsinë prej dy golash pak para pushimit.
Pas intervalit, Suarez mori përgjegjësitë dhe me dy gola të shënuar në minutat 57 dhe 74 barazoi 3-3. Por energjia e Chicagos në fazën sulmuese solli diferencën në fund.
Justin Pledger Reynolds i dha avantazhin 4-3 në minutën e 80-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Brian Gutierrez vulosi fitoren me një goditje të fuqishme nga distanca.
Ky sukses i kthen “Zjarrfikësit” në playoff për herë të parë që nga viti 2017, duke shënuar një hap të madh në rikthimin e klubit nën drejtimin e Berhalter.
“Kualifikimi ishte objektivi ynë i parë, por synimi mbetet të ndërtojmë një skuadër që mund të fitojë trofe”, deklaroi trajneri pas ndeshjes.
Chicago Fire tani mund ta shohë me optimizëm vazhdimin e sezonit, ndërsa Inter Miami duhet të përmirësojë mbrojtjen nëse dëshiron të shkojë larg me Messin e Suarezin në fushë./S.K/KP/