Lajmet

Lushtaku: S’ka përçarje brenda PDK-së, jemi të hapur për kuadro të reja

Në një prononcim për Ekonomia Online, Lushtaku ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhen strukturat e brendshme të PDK-së.

Published

on

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka mohuar zërat se në këtë parti ka përçarje, teksa thotë se ekzistojnë vetëm mendimet ndryshe. Në një prononcim për Ekonomia Online, Lushtaku ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhen strukturat e brendshme të PDK-së.

Teksa ka folur për kontributin e kësaj partie në skenën politike, Lushtaku ka thënë se janë të vetmit që kanë eksperiencë për vendimmarrje dhe për investime strategjike.  

“Absolutisht jo. Ne kemi mendime të ndryshme, qëndrime të ndryshme dhe besojmë që shumë shpejtë do t’i zhvillojmë edhe zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Dhe do t’i japim epilog edhe zgjedhjes së strukturës së PDK-së. Besoj se PDK e ka një rol të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës për arsye që e dimë që është e vetmja parti me një eksperiencë për vendimmarrje të investimeve të mëdha strategjike siç ka qenë Pavarësia, autostrada, infrastruktura shkollore, rritjet e pagave që tashmë i dëgjojmë vetëm në kërkesa po jo në implementim”, ka thënë ai.

Tutje Lushtaku ka thënë se PDK-ja duhet të jetë e hapur për kuadro të reja.

“Ka shumë për të bërë dhe nuk kemi mund të gjitha me i rregullu. Ka pas edhe gabime por duke parë tash partin në pushtet VV-në me një demagogji të madhe që ka pas që shihet tash më së miri. PDK duhet të jetë shumë më e fortë që ka qenë ne kemi nevojë të hapemi për të marr edhe kuadro të mira të shoqërisë që kanë autoritet moral dhe dije të lartë për ta quar shtetin përpara”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa për përzgjedhjen e drejtorëve komunal nga radhët e PDK-së, Lushtakuk u shpreh se kjo i takon kryetarit Përparim Rama në konsultim me kryetarin Memli Krasniqi.

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara