Lajmet

​Lushtaku kërkon lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet, oda amerikane kundër

Deputeti Lushtaku gjatë arsyetimit të kësaj nisme ligjore theksoi se në asnjë vend të Evropës nuk ka kufizim të importit të veturave me dhjetë vjet.

Published

on

Në tryezën e diskutimit rreth nismës ligjore lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, iniciuar nga deputeti Mërgim Lushtaku, përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane dhe ekspertë të komunikacionit ishin kundër heqjes se kritereve për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, kjo për arsye siç u shprehen ata të ruajtjes së mjedisit në vend.

Ndonëse deputeti Lushtaku gjatë arsyetimit të kësaj nisme ligjore theksoi se në asnjë vend të Evropës nuk ka kufizim të importit të veturave me dhjetë vjet. Ai tha se në vendet evropiane ka vetëm standard të euro diesel 4, dhe shtoi se janë edhe për ruajtjen e ambientit në Kosovë.

“Në vendet evropian kemi vetëm standard të euro diesel 4, nuk ka standard me dhjetë vjet ose 15 vjet. Në Evropë në bazë të hulumtimeve që kemi pasur edhe me ekspert të ndryshëm nuk qëndron asnjë herë ndalesa me vjet, por ndalesa është vetëm me euro diesel 4. Prandaj, edhe ky kufizim ka qenë një dënim për qytetarët, sepse derisa veturat vijnë sidomos nga Gjermania dhe Zvicra, ato sigurisht se duhet t’i plotësojnë kriteret, standardet që i ka edhe Evropa dhe sigurisht që ato standarde i synojmë edhe ne. Te pjesa e vjetërsisë së veturave në Kosovë sigurisht që është e vjetër dhe besoj që kjo do t’i kishte mundësuar qytetarëve që nëse e ka një veturë 2005, ta blen një veturë të vitit 2007-2008 për shkak të standardit ekonomik, por gjithmonë duke ruajtur ambientin, sepse edhe fokusi im si deputet nuk është vetëm të kursehet xhepi i qytetarëve, por në të njëjtën kohë të kemi një ambient ku edhe ne i rrisim familjet tona në Kosovë”, theksoi Lushtaku.

Në këtë tryezë u trajtuan me fokus të veçantë nenet (44, 63) ku përcaktohen kriteret për importin e veturave dhe ndërrimin e pronësisë.

Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Vesa Sahatçiu theksoi se qëndrimi i OEAK mbetet që nuk mund të importohen vetura më te vjetra se dhjetë vjet, për shkak sic u shpreh ajo të ruajtjes së ambientit.

“Ne vazhdimisht si odë kemi pasur qëndrime saktësisht për nenin 44 që nuk mund të importohen vetura më te vjetra se dhjetë vjet, dhe prapë e kemi të njëjtin qëndrim që nuk duhet të importohen këto vetura, për shkak se vendi i Kosovës veç përballet me nivele shumë të larta të ndotjes. Kështu që duhet me menduar më shumë për mjedisin”, theksoi ajo. Edhe oda ekonomike gjermane është pro mbrojtjes së ambientit”, theksoi ajo.

Edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare patën mendim të njëjtë sikur ajo Amerikane. Ndërsa, për këtë qëndrim të odave, deputeti nga PDK-ja, Lushtaku ka sfiduar këto oda se nëse ka ndonjë shtet në Evropë, do ta tërheqë këtë nismë ligjore.

“Prandaj, unë e kuptoj edhe shqetësimin e disa organizatave por nuk është e arsyeshme që të arsyetohet edhe mungesa e kontrollit të institucioneve të Kosovës dhe paaftësisë së tyre dhe pastaj të dënohen qytetarët pse nuk kanë mundësi me i kontrolluar ato automjete nëse nuk janë me standard konform të Evropës… (Fund gati) Ju ftoj edhe juve Odave Ekonomike të më sfidoni në aspektin se nëse ekziston në BE dhe ndonjë shtet tjetër që ka ndalim të veturave në vite, atëherë edhe unë jam në rregull dhe sigurisht se do të tërheqë këtë nismë. Aq sa jam i informuar nga ekspert të ndryshëm, kemi vetëm kushte në standard, ku jam edhe unë me i rritë standardet euro-diesel 5-6”, theksoi ai,

Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi tha se e kupton shqetësimin e deputetit Lushtaku, por shtoi se Kosova nuk duhet të bëhet deponi lëvizëse e mjeteve motorike.

“Vendi ynë duhet me u orientuar drejt politikave të qarta dhe lehtësirave për importin e automjeteve të reja, jo për inkurajimin e qytetarëve për me i marrë automjetet më të vjetra se dhjetë vjet. Në vendet e zhvilluara industria e automjeteve ka filluar gradualisht me i ndal prodhimet e automjeteve me derivat-naftë…Kështu që është momenti që ne më shumë duhet me menduar rreth mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve rreth integrimit të transportit tonë publik në transportin e gjelbër dhe krijimit të kushteve, përfshirë edhe infrastrukturën ligjore. E kuptoj shqetësimin e deputetit dhe të një grupit tuaj këtu. Edhe unë e kam një automjet të vitit 1988, dhe me shumë dashni e mbaj atë veturë. Por, ne duhet të mendojmë se si Qeverinë duhet me krijuar lehtësira qytetarëve për me pasur automjete të reja. Kosova me këto veprime që ne me lejuar importimin e automjeteve të vjetra, ne vendin po e shndërrojmë deponi të lëvizshme me automjete motorike. Përderisa Evropa i pastron rrugët e veta nga automjetet e vjetra po i bien në Kosovë dhe ne po merremi me ato automjete”, theksoi ai.

Kjo iniciativë e deputetit Lushtaku gjeti përkrahje nga Shoqata e Kontrolleve Teknike në Kosovë. Rrustem Nika nga kjo shoqatë theksoi se heqja e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve nuk paraqet problem, por shtoi se sfiduese mbeten derivatet.

“Në kuadër të kontrolleve teknike, për neve nuk paraqet problem ky ligj as ky nen e as neni 44. Duke u nisur prej parimeve që çdo automjet ka specifika e veta. Për neve shqetësimi më I madh është tek derivatet. Ne nuk kemi problem me Euro-4, por problemet ne I kemi me veturat e reja për shkak që derivatet jo kualitativ”, theksoi ai.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara