Lajmet

Lukashenko flet për tensionet Kosovë-Serbi, kritikon papritmas Vuçiqin: Ai do të ulet në tre karrige

Presidenti i Bjellorusisë s’harroi të përmendte këtu edhe vizitën që ia kishte bërë Serbisë gjatë vitit 1999.

Publikuar

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sipas mediave bjelloruse, ai ka folur edhe rreth mundësisë për ta ndihmuar Serbinë.

Siç raporton agjencia e lajmeve shtetërore bjelloruse, Belta, Lukashenko ka dyshime për dhënien e ndihmës meqë Serbia po ulet në tri karrige dhe se kjo gjë s’po i pëlqen atij.

Ne duhet të bëjmë diferencimin mes udhëheqësve dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishin në këpucët e mia, do t’i shihni të gjitha? Sigurisht, ne duhet të ndihmojmë serbët dhe ne do ta bëjmë. Jemi të njëjtë. Por, ne e shohim edhe politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë. Ata duan të ulen, siç thonë ata, në tre karrige, por nuk ia dalin. Jemi ne – Rusia, BE, ShBA e kështu me radhë… Ata duan të jenë të mirë me të gjithë. Atyre nuk do t’u jepet ky shans për të balancuar, mbi të gjitha nga Bashkimi Europian, në të cilin ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”, tha Lukashenko.

Ai u pyet edhe se çfarë konkretisht mund të bëjë për Serbinë, por s’pati një përgjigje të tillë, përveçse tha se e ka në mendje këtë.

Nuk e di çfarë ne mund të bëjmë për ta. Para së gjithash, unë dua të shoh se çfarë bënë ata kur Bjellorusia u përball me sanksione”, u shpreh ai.

Po ashtu, presidenti i Bjellorusisë s’harroi të përmendte këtu edhe vizitën që ia kishte bërë Serbisë gjatë vitit 1999, duke pretenduar se kishte vënë jetën në rrezik nga “sulmet e NATO-s”.

“Ishte vërtet e rrezikshme. NATO na urdhëroi të përdorim lartësinë 500 m (kjo është lartësia për një helikopter). Ata menduan se nuk do të shkoja dhe do të fluturoja në shtëpi. Por unë i urdhërova pilotët të fluturonin në 500 metra. Sigurisht, ata mund të rrëzonin avionin, por nuk guxuan. Ky do të ishte një rast i jashtëzakonshëm. Unë fluturova atje nën bombardime”, tha Lukashenko.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kapet sërish armatimi në veri, Sveçla: Po i largojmë mbetjet kriminale të Serbisë në Kosovë

Publikuar

nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se institucionet po punojnë me sukses në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

Komentet e ministrit Sveçla vijnë pas sekuestrimit të armëve dhe mjeteve të eksplozivëve si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në Uglar të Zubin Potokut.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se personi tek i cili janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në prokurori.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupeve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

120 milionë njerëz zhvendosen si pasojë e luftërave

Publikuar

nga

120 milionë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre globalisht për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Për të 12-tin vit radhazi numri është rritur, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas agjencisë, popullsia globale e zhvendosur aktualisht është e barabartë me atë të Japonisë.

Konfliktet e reja në Sudan dhe Gaza kontribuan në rritjen, të cilën shefi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi e quajti një “akuzë të tmerrshme për gjendjen e botës”. Ai u bëri thirrje qeverive që të trajtojnë shkaqet rrënjësore të problemit, në vend që të politizojnë refugjatët dhe të kthehen në zgjidhje të shpejta si mbyllja e kufijve, të cilat ai tha se nuk do ta zgjidhin problemin. Gjithashtu u kërkoi shteteve që të punojnë bashkarisht për zgjidhje më të qëndrueshme.

Sipas raportit vjetor të agjencisë, krizat e reja dhe të vjetra rritën numrin e refugjatëve në nivel global që nga prilli i vitit 2024.

Në Sudan, lufta që filloi midis gjeneralëve rivalë në prill të vitit 2023, solli dëbimin e mbi nëntë milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Në Gaza, lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka zhvendosur rreth 75% të popullsisë – 1.7 milion njerëz – që nga muaji tetor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ATK-ja, pjesëmarrëse në takimin vjetor koordinues në Vjenë

Publikuar

nga

Më datë 12 dhe 13 qershor drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka marr pjesë në takimin vjetor koordinues në Vjenë, i organizuar nga Departamenti për Çështje Fiskale DÇF – Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit (DG NEAR) si dhe SECO.

Ky takim zhvillohet ndërmjet vendeve përfituese, partnerëve zhvillimorë dhe FMN-së i cili është komponent kyç për koordinimin e përpjekjeve për reformë, dhe është një mundësi e mirë për përfituesit e programit të zhvillimit të kapaciteteve për të ndarë përvojat dhe sfidat e tyre në zbatimin e reformave fiskale dhe për të diskutuar për prioritetet e tyre reformuese për të ardhmen, përcjell Klankosova.tv.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi progresin në zbatimin e programit të fazës tretë të reformave fiskale në Evropën Juglindore 2023-2026, të kuptohen më mirë perspektivat e autoriteteve mbi përpjekjet dhe prioritetet e reformës për të informuar mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve.

Departamenti për Çështje Fiskale i FMN-sё ka përgatitur dhe prezantuar dokumentin krahasues rajonal mbi çështjet me interes rajonal, për të paraqitur kontekstin për ndërhyrjet e autoriteteve nga vendet pjesëmarrëse.

Murtezaj gjatë fjalës së tij ka falënderuar FMN dhe partnerët zhvillimor për mundësinë e ofruar dhe kontributin e dhënë deri më tani, si dhe ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme për reforma në ATK.

Vazhdo të lexosh

Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për politikat e azilit

Publikuar

nga

”European Court of Justice” (EJC) apo Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë eurosh (216 milionë dollarë) dhe një milion euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimeve të mëparshme që synonin ndryshimin e politikave të saj të azilit.

Vendimi vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës në dhjetor 2020 në lidhje me procedurat për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe riatdhesimin e shtetasve të vendeve të treta.

Sipas një njoftimi për shtyp nga gjykata, ”moszbatimi i këtij vendimi përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”.

Gjyqtarët vendosën se ”Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për të respektuar vendimin e vitit 2020 në lidhje me aksesin në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, të drejtën e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare për të qëndruar në Hungari në pritje të vendimit përfundimtar mbi ankesën e tyre kundër refuzimit të kërkesës së tyre dhe largimin e shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara