Lajmet

Lukashenko flet për tensionet Kosovë-Serbi, kritikon papritmas Vuçiqin: Ai do të ulet në tre karrige

Presidenti i Bjellorusisë s’harroi të përmendte këtu edhe vizitën që ia kishte bërë Serbisë gjatë vitit 1999.

Published

on

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sipas mediave bjelloruse, ai ka folur edhe rreth mundësisë për ta ndihmuar Serbinë.

Siç raporton agjencia e lajmeve shtetërore bjelloruse, Belta, Lukashenko ka dyshime për dhënien e ndihmës meqë Serbia po ulet në tri karrige dhe se kjo gjë s’po i pëlqen atij.

“Ne duhet të bëjmë diferencimin mes udhëheqësve dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishin në këpucët e mia, do t’i shihni të gjitha? Sigurisht, ne duhet të ndihmojmë serbët dhe ne do ta bëjmë. Jemi të njëjtë. Por, ne e shohim edhe politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë. Ata duan të ulen, siç thonë ata, në tre karrige, por nuk ia dalin. Jemi ne – Rusia, BE, ShBA e kështu me radhë… Ata duan të jenë të mirë me të gjithë. Atyre nuk do t’u jepet ky shans për të balancuar, mbi të gjitha nga Bashkimi Europian, në të cilin ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”, tha Lukashenko.

Ai u pyet edhe se çfarë konkretisht mund të bëjë për Serbinë, por s’pati një përgjigje të tillë, përveçse tha se e ka në mendje këtë.

“Nuk e di çfarë ne mund të bëjmë për ta. Para së gjithash, unë dua të shoh se çfarë bënë ata kur Bjellorusia u përball me sanksione”, u shpreh ai.

Po ashtu, presidenti i Bjellorusisë s’harroi të përmendte këtu edhe vizitën që ia kishte bërë Serbisë gjatë vitit 1999, duke pretenduar se kishte vënë jetën në rrezik nga “sulmet e NATO-s”.

“Ishte vërtet e rrezikshme. NATO na urdhëroi të përdorim lartësinë 500 m (kjo është lartësia për një helikopter). Ata menduan se nuk do të shkoja dhe do të fluturoja në shtëpi. Por unë i urdhërova pilotët të fluturonin në 500 metra. Sigurisht, ata mund të rrëzonin avionin, por nuk guxuan. Ky do të ishte një rast i jashtëzakonshëm. Unë fluturova atje nën bombardime”, tha Lukashenko.

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara