Sport

Lukaku mund të kthehet në Angli, City e do në vend të Agueros

Published

on

Manchester City është i interesuar për transferimin e dyshes Romelu Lukaku dhe Danny Ings në verën e ardhshme.

Skuadrës së Pep Guardiolas i ka munguar Sergio Aguero në pjesën më të madhe të sezonit aktual, derisa Gabriel Jesus ka shënuar vetëm shtatë gola në 19 ndeshje.

Dhe sipas The Athletic, sulmuesi i Interit dhe ai i Southamptonit konsiderohen opsionet më të mira për fazën ofensive të liderit të Ligës Premier.

Lukaku ka qenë fantastik për Nerazzurrët prej se u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2019 duke shënuar 54 gola në 78 ndeshje.

Në anën tjetër edhe Ings ka mahnitur me Southamptonin në 18 muajt e fundit. Në sezonin e kaluar realizoi 25 gola, ndërsa këtë edicion e ka gjetur rrjetin shtatë herë deri më tani.

Aguero pritet të largohet nga City në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata, ndërsa Barcelona është destinacion potencial, pasi katalunasit duan ta shfrytëzojnë argjentinasin për ta mbajtur bashkëkombësin e tij, Lionel Messi.

Aktualitet

Dalin në shitje në mënyrë fizike biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Published

on

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.

Continue Reading

Aktualitet

Donjeta Sadiku drejt Botërorit të Boksit

Published

on

Nga 13 gushti deri më 2 shtator 2025, boksierja kosovare Donjeta Sadiku, së bashku me trajneren dhe selektoren Marjola Sallauka, po zhvillon përgatitje intensive në kampin stërvitor në Sheffield të Anglisë.

Ky kamp përfaqëson një hap vendimtar në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror të boksit, i cili do të mbahet nga 4 deri më 14 shtator në Liverpool të Anglisë.

Sadiku ka dëshmuar prej kohësh cilësitë e saj si një nga emrat më të fuqishëm të boksit botëror. Ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2022 në Stamboll, një tjetër medalje të bronztë në Kampionatin Evropian 2022 në Budva, si dhe ka shkëlqyer këtë vit me triumfe të njëpasnjëshme duke fituar medalje të arta në tri turnetë prestigjioze: Strandja në Bullgari, Brussels Capital Tournament në Belgjikë dhe Feliks Stamm në Varshavë të Polonisë.

Me këtë përvojë, pritshmëritë dhe besimi janë të mëdha: që Donjeta Sadiku të kurorëzohet në Liverpool si Kampione e Botës, duke sjellë medaljen e artë në Kosovë.

Continue Reading

Sport

Nga Serie A te Liga e Kampionëve, Allegri zbulon objektivat e Milanit këtë sezon

Published

on

Massimiliano Allegri ka komentuar mbi objektivat e Milanit për sezonin. Fjalët e trajnerit theksojnë nevojën për qëndrueshmëri dhe stabilitet.

Filozofia e Allegrit për të ruajtur një qasje të qëndrueshme dhe të ekuilibruar konsiderohet thelbësore, pasi Milani synon të ndërtojë mbi suksesin e tyre të fundit dhe të sigurojë një vend në katër vendet e para në një Serie A konkurruese.

“Unë besoj se e vetmja gjë që duhet bërë është të përpiqemi për maksimumin”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën e tij për shtyp.

“Gjithmonë them se liga është si një udhëtim me anije. Nuk duhet të ketë ulje-ngritje. Do të ketë momente të mira, shpresojmë shumë, por do të ketë edhe momente të vështira”.

“Brenda Milanit duhet të mbizotërojë ekuilibri. Qëllimi ynë është të arrijmë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Rossonerët e nisin edicionin 2025/26 në Serie A sot, pasi presin në “San Siro” ekipin e promovuar Cremonese.

Continue Reading

Sport

“S’kam pasur kurrë dyshime, doja të qëndroja”, Dumfries tregon besnikëri ndaj Interit

Published

on

Denzel Dumfries ka konfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e tij për të vazhduar aventurën me Interin.

Në një intervistë për DAZN, mbrojtësi holandez theksoi se gjatë verës nuk ka menduar kurrë për një largim, pavarësisht spekulimeve të shumta në tregun  transferimeve.

“Për mua ka qenë e qartë: doja të qëndroja te Interi dhe e di që edhe klubi mendonte njësoj. Shumë kanë folur për një transferim timin, por unë nuk kam pasur kurrë dyshime. Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj në Milano”, tha Dumfries.

Tutje, Dumfries ka folur për sezonin e kaluar, të cilin e ka cilësuar si të vështirë.

“Ishte një vit i vështirë, bëmë gjithçka për të fituar sa më shumë trofe. U ndalëm ndaj PSG-së pas një rruge të madhe, por atë mbrëmje ata ishin më të mirë. Jemi krenarë për atë që arritëm dhe tani duhet të nisim sërish nga aty”.

Dumfries foli edhe për konkurrencën në krahë me prurjen e re, Luis Henrique, si dhe ardhjen e trajnerit Christian Chivu.

“Luis Henrique është i shpejtë, dinamik dhe i fortë. Te Interi konkurrenca nuk mungon kurrë: e kam pasur me Darmian, Cuadrado dhe Buchanan. Është e vështirë, por kjo të bën të japësh maksimumin për skuadrën”.

“Po punojmë më shumë se më parë, seancat janë më të gjata. Është herët për krahasime me Inzaghin, por jam i impresionuar: është pranë lojtarëve dhe flet shumë me grupin, një gjë që e adhuroj. Mezi pres të punoj me të, është i ri dhe i talentuar”, nënvizoi holandezi.

Holandezi zbuloi raportin e dy bashkëlojtarëve, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglun, teksa tha disa fjalë edhe për sezonin e ri që fillon këtë fundjavë.

“Isha i qetë, e di që të dy janë lojtarë me mentalitet fitues dhe konkurrues. Ata u sqaruan mes tyre dhe me grupin. Ne jemi të bashkuar si familje. Te Interi nuk mjafton të mos fitosh tituj, ndaj po punojmë për ta ngritur nivelin”.

“Sezoni i ri? Sipas meje, jemi favoritët sepse jemi një skuadër e madhe. Vitin e kaluar humbëm disa raste të rëndësishme, por kemi mësuar. Tani duhet ta tregojmë forcën tonë dhe të përdorim urinë për të arritur te titulli i kampionit”, përfundoi mbrojtësi i Interit.

Continue Reading

Të kërkuara