Sport

Lukaku lojtari më i kushtueshëm i të gjitha kohëve

Lukaku tejkalon Neymar në renditjen që merr parasysh të gjitha transferimet në karrierë të lojtarëve.

Published

on

Me kalimin te Chelsea për shumën e 115 milionë eurove, Romelu Lukaku tejkalon Neymar në renditjen që merr parasysh të gjitha transferimet në karrierë të lojtarëve (kostot e operacioneve të ndryshme mblidhen). Në shkallën më të ulët të podiumit është Cristiano Ronaldo.

1. Romelu Lukaku         – 327.5 milionë euro
2. Neymar Junior          – 310.2 milionë euro
3. Cristiano Ronaldo     – 230   milionë euro
4. Alvaro Morata           – 189     milionë euro
5. Angel Di Maria          – 179     milionë euro
6. Antoine Griezmann  – 174     milionë euro
7. Ousmane Dembele   – 170     milionë euro
8. Zlatan Ibrahimovic   – 169.1  milionë euro
9. Philippe Coutinho     – 160.3 milionë euro
10. Gonzalo Higuain     – 159     milionë euro

Jashtë 10 më lëvruesve të parave kanë mbetur emra si Kylian Mbappe dhe Eden Hazard, por kjo vetëm sepse kanë kryer pak transferime, sepse cmimi për ti marrë ata respektivisht nga Monaco e Chelsea ka qenë rekord për klubet.

Continue Reading

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara