Sport

Luka Donçiq debuton me 48 pikë për Slloveninë

Published

on

Luka Donçiq bëri një debutim spektakolar Olimpik me 48 pikë, i barazuar në totalin e dytë më të lartë në historinë e basketbollit për burra, për t’ia dhuruar Sllovenisë fitore ndaj Argjentinës me rezultat 118-100, të hënë në mëngjes.

Në ndeshjen e parë olimpike të Sllovenisë ndonjëherë, Donçiq shënoi 31 pikë në pjesën e parë, duke e vënë atë në ritëm për të thyer rekordin e pikëve në Lojëra Olimpike me 55 pikë nga braziliani Oscar Schmidt në vitin 1988, përcjell Klankosova.tv.

Megjithëse ai nuk duhej të bënte aq shumë në epërsinë e madhe të Sllovenisë, super ylli i Dallas Mavericks qëndroi në parket edhe në çerekun e katërt dhe përfundoi i barabartë me Eddie Palubinskas, i cili kishte 48 piëk për Australinë në Lojërat e viti 1976 në Montreal.

Sllovenia as nuk kishte një vend të siguruar në Olimpiadë deri në fillim të këtij muaji, por tani është bërë një konkurrent për medalje falë Donçiq, i cili kishte një sezon historike këtë në NBA këtë vit dhe mund ta bëjë të njëjtën gjë në Lojërat Olimpike, raporton The Guardian.

Luis Scola shënoi 23 pikë për Argjentinën. Facando Campazzo i Denver Nuggets shtoi 21.

Dita e hapjes së lojës në Grupin C filloi me Luka kundër Luis, fenomeni 22 vjeçar kundër veteranit 41 vjeçar i cili po fillonte Olimpiadën e tij të pestë në basketbollin për meshkuj.

Continue Reading

Sport

KB Vëllaznimi prezanton strukturën e re drejtuese, Ardit Bakalli zgjidhet kryetar i klubit

Published

on

By

Profili zyrtar i KB Vëllaznimit ka njoftuar për zgjedhjen e strukturës së re drejtuese të klubit, pas Kuvendit Zgjedhor të mbajtur më 5 gusht 2026.

Sipas njoftimit të publikuar nga klubi gjakovar, në pozitën e kryetarit të KB Vëllaznimit është zgjedhur Ardit Bakalli.

Bordi i ri drejtues i klubit përbëhet nga:

  • Ardit Bakalli – Kryetar
  • Bledar Kusari
  • Ardit Zeka – Sekretar
  • Blend Kasapolli
  • Ardian Maloku
  • Behar Ferizi
  • Shkëlqim Gërqina
  • Jeton Bakalli
  • Endrit Berisha

KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se kjo strukturë e re është pjesë e vizionit të klubit për forcimin e organizimit, rritjen e profesionalizmit dhe vazhdimin e punës për zhvillimin institucional dhe sportiv.

“Klubi i uron suksese drejtuesve të rinj dhe i falënderon për gatishmërinë për të kontribuar në rrugëtimin e ardhshëm të klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të KB Vëllaznimit.

Për Vëllaznimin. Për Gjakovën.

D.L

Continue Reading

Sport

KB Sigal Prishtina përforcohet me dy lojtarë të rinj, vazhdon edhe me Liri Zenelin

Published

on

By

KB Sigal Prishtina ka nisur kompletimin e skuadrës për sezonin e ri, duke bërë të ditur dy afrime të reja në ekip.

Klubi bardhekaltër ka mirëpritur në radhët e veta Vincent Golson Jr dhe Elton Krasniqin, të cilët do të jenë pjesë e Sigal Prishtinës në edicionin e ardhshëm. Dy lojtarët e rinj pritet të sjellin cilësi dhe energji të re në skuadrën kampione.

Përveç afrimeve të reja, Sigal Prishtina ka konfirmuar edhe vazhdimin e bashkëpunimit me Liri Zenelin. Basketbollisti, i cili ka qenë pjesë e ekipit edhe më herët, do të vazhdojë të mbajë fanellën bardhekaltër edhe në sezonin e ri.

Me këto lëvizje, KB Sigal Prishtina po ndërton një skuadër të balancuar, duke kombinuar përforcimet e reja me lojtarët që tashmë e njohin ambientin e klubit.

D.L

Continue Reading

Sport

Driton Kuka kujton 10-vjetorin e arit olimpik të Majlinda Kelmendit: Ajo ditë e madhe në Rio de Janeiro

Published

on

By

Sot bëhen 10 vjet nga triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike.

Me këtë rast, trajneri i saj, Driton Kuka, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, duke rikujtuar rrugëtimin drejt suksesit më të madh në historinë e sportit kosovar.

Kuka theksoi se para triumfit olimpik, Majlinda kishte fituar katër tituj të kampiones evropiane dhe dy tituj të kampiones botërore, por gjithmonë ekzistonte një pyetje.

“Gjithmonë kishte një ‘por’ nga njerëzit kudo që takonim. ‘Por Olimpiada’, ishte komenti dhe kishin të drejtë, megjithatë Olimpiada është e veçanta”, ka shkruar ai.

Sipas Kukës, më 7 gusht 2016 u plotësua edhe hallka që mungonte në koleksionin e medaljeve.

“Sot 10 vjet erdhi e arta olimpike, ajo që mungonte dhe tashmë i kishim të gjitha medaljet e arta që mund të fitohen në sport. Ne s’jemi ndal me kaq, pas të artës së parë i kemi edhe dy tjera të arta”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, trajneri i xhudos kujtoi se ajo fitore në Rio ishte një moment historik jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët.

“Ajo ditë e madhe në Rio de Janeiro! E madhe për Kosovën e shqiptarët anembanë botës! U nis në Rio, vazhdoi në Tokio, dashtë Zoti tutje me tjera medalje olimpike”, përfundoi Kuka në postimin e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita e nis me fitore aventurën evropiane

Published

on

By

Përmes një postimi në faqen zyrtare, FC Drita ka festuar fitoren e rëndësishme ndaj Tre Fiorit në ndeshjen e parë të sezonit evropian, njëherësh edhe debutimin e trajnerit Visar Sermaxhaj në krye të skuadrës në arenën ndërkombëtare.

Klubi bardhekaltër e cilësoi këtë sukses si një nisje të shkëlqyer të rrugëtimit evropian, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit, i cili tregoi karakter, përkushtim dhe besim deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

“Debutim fitues në Evropë! Ndeshja e parë e Visar Sermaxhajt në krye të skuadrës përfundon me një sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Me karakter, përkushtim dhe besim deri në fund, ne mposhtëm Tre Fiorin dhe hodhëm një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian”, thuhet në reagimin e FC Dritës.

Në fund të postimit, klubi uroi trajnerin Visar Sermaxhaj, stafin teknik, futbollistët dhe të gjithë familjen bardhekaltër për këtë fitore të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara