Sport

Luhen ndeshjet e para të fazës së çerekfinales në Kupën e Kosovës

Në ndeshjen e parë, Dukagjini pret skuadrën e Dritës në Klinë, ndërsa Prishtina pret mitrovicasit e Trepça ’89.

Published

on

Sot (e mërkure) me fillim nga ora 13:00 pritet të luhen dy ndeshjet e fazës së çerekfinales në Kupën e Kosovës.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini pret skuadrën e Dritës në Klinë, ndërsa Prishtina pret mitrovicasit e Trepça ’89.

Teksa nesër (e enjte) në po të njëjtën orë zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të kësaj gare, ku kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani udhëtojnë drejt Malishevës për të kërkuar kualifikimin tutje. Ndërsa në duelin tjetër, Vjosa pret FC Suharekën.

Në këtë fazë të garë luhet një ndeshje dhe fituesi i saj kalon në gjysmëfinale të garës.

Fituesi i Kupës së Kosovës siguron daljen në garat evropiane, përkatësisht në kualifikime për UEFA Conference League./UBTNews/

Lajmet

​Dardanët lëshojnë një njoftim të rëndësishëm

Published

on

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës të së enjtes kundër Gjykatës Speciale, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, “Dardanët” theksojnë se përkrahja e tyre vjen jo vetëm për shkak të lidhjes me ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe për shkak të madhështisë dhe drejtësisë së luftës për liri.

“Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë,” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Protesta është thirrur pas zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani mëson kundërshtarin e mundshëm në play-off të Conference League

Published

on

Klubi i futbollit Ballkani ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në fazën play-off të UEFA Conference League, në rast se kalon me sukses turin e tretë kundër Shamrock Rovers.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e përballjes mes Larne FC nga Irlanda e Veriut dhe CD Santa Clara nga Portugalia.

Ndeshja e parë e play-off-it do të luhet më 21 gusht si mysafir, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohet skuadra e re e Son Heung-min

Published

on

Sulmuesi 33-vjeçar Son Heung‑min, pas 10 vitesh besnikëri, njoftoi se po largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë, një vendim që e cilësoi si më të vështirin në karrierën e tij.

Në një konferencë për shtyp në Seul, ai shprehu mirënjohjen e thellë për tifozët dhe klubin, duke theksuar nevojën për një ambient të ri që të sfidojë më tej vetveten.

Në ndeshjen miqësore kundër Newcastle United, pas zëvendësimit në minutën e 64-të, u përshëndet nga një korridor nderi dhe ovacione të gjata, një moment emocional për të dhe fansat. Ai përfundoi aventurën e tij në Tottenham me 454 paraqitje, 173 gola dhe 101 asistime, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

Transferimi drejt Los Angeles FC është afër finalizimit dhe mund të tejkalojë rekordet e MLS (rreth 15–22.5 milionë euro), duke e bërë atë një nga lëvizjet më të shtrenjta në historinë e ligës amerikane.

Menaxheri i ri i Spurs, Thomas Frank, e lavdëroi Son-in si një legjendë të vërtetë dhe theksoi se ndeshja në Seul ishte një përfundim perfekt për dekadën e tij në klub.

Continue Reading

Sport

​“Dardanët” lëshojnë një njoftim të rëndësishëm

Published

on

By

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës të së enjtes kundër Gjykatës Speciale, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, “Dardanët” theksojnë se përkrahja e tyre vjen jo vetëm për shkak të lidhjes me ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe për shkak të madhështisë dhe drejtësisë së luftës për liri.

Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë,” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Protesta është thirrur pas zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara