Lajmet

Lufta në Ukrainë, Peleshi: Ku janë vendosur trupat shqiptare

Peleshi: Kemi 20 trupa në Letoni. Jemi duke shtuar prezencën në KFOR dhe në lindje.

Published

on

Shqipëria ka dërguar mjete ushtarake në Ukrainë, si edhe ka pozicionuar trupat e saj në Letoni.

Gjithashtu po shtohet vazhdimisht prezenca në KFOR dhe në lindje. Ka një angazhim për të çuar një togë shtesë.

Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një intervistë për emisionin Sot në Euronews Albania, ku dha detaje mbi angazhimin e Shqipërisë në luftën në Ukrainë, si edhe mbi diskutimet në takimin e ministrave të Mbrojtjes të shteteve që janë në NATO, që u zhvillua në Bruksel të mërkurën.

Cila është ndihma që mund t’i japë sot ushtria shqiptare ushtrisë dhe popullit ukrainas që po lufton kundër okupatorit rus? Çfarë ndihme konkrete mund t’i japim ne sot Ukrainës?

Së pari më lejoni të ndaj me ju tematikën apo fokusin e samitit të sotëm, që është si e thatë ju ishte një samit i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtës së NATO-s. Vendet anëtarë të NATO-s aleatët kanë ndarë me njëri-tjetrin kontributet që janë dhënë dhe lëvruar për Ukrainën si dhe gatishmërinë për të shtuar dhe për të përforcuar mbështetjen, qoftë me mjete ushtarake, qoftë me mbështetje humanitare për Ukrainën.

Shqipëria pa dyshim  që nuk është prapa vendeve të tjera, ne kemi tashmë dërguar ndihmën e parë të rëndësishme, të qenësishme ne mjete ushtarake në Ukrainë dhe jemi angazhuar edhe sot e në vijim për të shtuar kontributet me gjithë mundësitë tona, qoftë me municione dhe me mjete ushtarake, por pa dyshim edhe me pajisje humanitare qoftë nga ushtria shqiptare, por edhe nga shoqëria civile.

Të mbetemi pak më konkretisht tek ndihma ushtarake që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, flasim për mjete ushtarake brenda kapaciteteve dhe mundësive që ka Shqipëria, për çfarë bëhet fjalë, çfarë kemi çuar ne sot në Ukrainë?

Unë ju kërkoj ndjesë që nuk mund të ndaj në detaje sasitë dhe llojin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake që ne i kemi lëvruar Ukrainës. Na kanë ndihmuar dhe mbështetur me logjistikë vende anëtare të NATO-s, të cilat gjithashtu preferoj t’i mbajmë diskrete për arsye të kuptueshme, por dëshiroj të them që kjo ndihmë ka qenë e qenësishme, qoftë në vlerë, qoftë në sasi. Po ashtu e përshëndetur dhe e falënderuar edhe nga vetë presidenti Zelensky, para një jave, ku pati dhe një telefonatë me kryeministrin Rama për ta falënderuar dhe për të diskutuar se ç’mund të bëjmë ne më tepër për Ukrainën. Natyrisht ashtu si kryeministri edhe unë në të gjitha takimet dhe samitet, të cilat do të jenë si e thatë ju të herëpashershme, të shpeshta dhe të jashtëzakonshme në këto kohë, në ndjekje të situatës të mbajmë shënim dhe të angazhohemi, për gjithçka mundemi në ndihmë të Ukrainës.

Në qoftë se sot ne po konfirmojmë këtë ndihmë për Ukrainën, çfarë do të ndodhë në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s që pritet të mbahet në Bruksel në datën 24 Mars? A do të përshkallëzohet ndihma? Ky Ministerial sot i paraprin Samitit të jashtëzakonshëm, ku do të jetë ndryshimi midis vendimmarrjes që ka pasur sot Ministeriali dhe Samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s që mbahet më 24 Mars?

Ministeriali i sotëm nuk ka marrë ndonjë vendim mbi ndonjë dokument të caktuar, Ministeriali i sotëm ka pasur për synim të konfirmoj kontributet dhe vullnetin për të shtuar kontributet, së dyti për të forcuar unitetin i cili  si po vlerësohet nga të gjithë ministrat tani që flasim në Samit është përparësi më i rëndësishëm dhe lë të themi pozitivja e gjithë ngjarjes negative, agresionit të tmerrshëm që po ndodh nga Rusia në Ukrainë.

Nuk ka qenë kur më parë Aleanca e NATO më e bashkuar se sot. Sot nuk ka më dallime brenda aleatëve janë të gjithë të njëzëshëm. Janë të gjithë të gatshëm dhe të bindur se ne duhet të forcojmë mbrojtjen, duke mbështetur Ukrainën. Është e rëndësishme që lufta në Ukrainë të fitohet nga Ukraina, Putin të dështojë dhe të dekurajohet për të mos vazhduar agresionin e tij në vende të cilat janë të rrezikuara me shumë të drejtë. Dua të kujtojë këtu që Ballkani Perëndimor nuk është shumë larg në reze nga kjo vatër.

Është real rreziku dhe nëse flasim për rrezik për rajonin e Ballkanit, cilat vende keni parasysh dhe nga mund të vij ky rrezik, nga mund të vijë ky agresion?

Një nga rezultat e Samitit të sotëm sidomos në pjesën e dytë të tij, është forcimi dhe vullneti i të gjithë aleatëve për të forcuar krahun lindor të Aleancës, që do të thotë vendet që janë në kufi dhe pranë Rusisë. Në nuk jemi, Ballkani Perëndimor nuk është drejtpërdrejt në frontin e parë të lindjes, por ne jemi le të themi në frontin e dytë. Ajo çka e bënë të brishtë Ballkanin tonë është fakti se jo të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të vendosur në orientimin perëndimor, kemi shtete si Serbia për shembull, apo Bosnja që janë të lëkundura në qëndrimin e tyre. Kjo e bën situatën politikë në Ballkan të jetë e ndikueshme nga agresioni rus. Pikërisht fuqizim që po vendoset sot dhe po merret vullneti i të gjithë anëtarëve, fuqizimi i prezencës me njësi të shtuara ushtarake në lindje, dekurajon Rusinë për të pretenduar ta shtrijë destabilitetin edhe në Ballkanin tonë Perëndimor.

Jemi fatlum qe jemi vend anëtarë në NATO si e kemi thënë edhe më parë, por vetëm tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Sot është momenti të rikujtojmë se edhe procesi ynë integrues në BE si një nga dy strukturat kryesore euro-atlantike duhet të marrë një shpejtësi të re qoftë për Shqipërinë, qoftë për vende të tjera të Ballkanit perëndimor në mënyrë që ne të ndjehemi më të sigurt dhe në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor ta shohin prosperitetin e tyre shoqëror dhe ekonomik nga perëndimi.

Ka një garanci të shprehur, qoftë në takimin në Ministerialin e sotëm, apo të gjitha takimet diplomatike që janë mbajtur në nivel të lartë të BE për të përshpejtuar rrugën  e Shqipërisë në BE dhe ndoshta anëtarësimin në NATO të Kosovës, në këto kushte të tensionit politik dhe ushtarak që është krijuar në Europë?                           

Takimi i ministrave të brendshëm të NATO-a nuk është forumi dhe platforma ku mund të merren angazhime të tilla, por gjithsesi mund të ndaj me ju faktin që jo vetëm Shqipëria, Jo vetëm Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, pra vendet anëtare në NATO të Ballkanit perëndimor, por edhe vende të tjera si Italia, Bullgaria dhe vende të tjera shumë të ndjeshme për zhvillimet në Ballkanin perëndimor kanë rikujtuar edhe njëherë se Ballkani Perëndimor duhet të marrë një vëmendje të shtuar, qoftë duke përshpejtuar proceset integruese në BE dhe NATO, qoftë edhe duke forcuar prezencën ushtarake në to. Kjo që po ndodh, Shqipëria është pjesë e shtimit të njësive ushtarake qoftë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë dhe në Bosnje, qoftë edhe në Lindje si po e thosha  edhe pak më lart. Por ndërkohë ju keni ndjekur Borrel, i cili e ka thënë se BE ka një vullnet dhe duhet të përshpejtojë proceset integruese të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në të.

Unë dua t’ju bëj disa pyetje të tjera për të cilat ka shumë kuriozitet.

A është gati Shqipëria nëse do të nevojitet gjithmonë që të aktivizojë forcat rezerviste dhe sa është numri i forcave rezerviste që ne kemi sot në dispozicion?

Ashtu si e thashë ne jemi pjesë e NATO dhe i marrim detyrat, angazhimet dhe direktivat në raport me komandanatin suprem të NATO-s. Deri tani na është kërkuar që të shtojmë disa njësi ushtarake në rajonin e Ballkanit dhe në lindje dhe ne jemi angazhuar dhe tani kemi edhe vendimet e Këshillit të Ministrave të miratuara në fuqi dhe jemi në gatishmëri sapo të marrim komandën, sinjalin për ti alokuar këto trupa, këto njësi shtesë. Pra nuk jemi në skenarin e aktivizimit e mobilizimit edhe përtej Forcave tona të Armatosura, në forcat rezerviste e më tej, nuk jemi në skenar gatishmërie. Kjo në kuptimin që nuk e kemi ngritur nivelin tonë të gatishmërisë as ne, as vende të tjera në Ballkanin Perëndimor sepse nuk kalkulojmë por një rrezik me potencial të lartë për të ndodhur në Ballkanin Perëndimor, nuk jemi të shqetësuar për agresione të mundshme ushtarake tek ne. Ashtu si e thashë ne jemi aleat të NATO dhe artikulli 5 mbron çdo centimetër katror të hapësirë së NATO. Pra nuk është çështje te një agresion potencial ndaj Shqipërisë, për këtë do të duhet të jemi të gjithë të qetë.

Ne jemi të mbrojtur ashtu si është i mbrojtur çdo vend anëtar i NATO-s. Ajo që ne na shqetëson është destabiliteti dhe eskalimi politik që mund të ndodh në vendet e Ballkanit perëndimor, kryesisht tek ato vende që janë të pavendosura si duhet në orientimin e tij perëndimor, por që kanë influenca nga vlerat tona rivale siç është Rusia, por edhe Kina.

Nëse do të mbërrijmë tek ai skenar, a do të aktivizoheshin forcat tona rezerviste dhe a kemi ne një numër të konsiderueshëm forcash rezerviste?

Unë besoj që jemi shumë larg një skenari të tillë dhe mirë është që të mos bëjmë hipoteza sepse në opinionin publik pastaj do të shkaktonte një lloj frike dhe meraku të panevojshëm dhe të pajustifikuar për momentin.

Disa helikopterë që ne i kemi pjesë të FA që janë helikopterët Cougar, ndodhen për një servis në Poloni, si është historia e tyre kemi shumë vite që nuk dëgjojmë për këto helikopterë që i blemë dikur në kohën e një qeverie tjetër. A janë ata në gjendje funksionale dhe ky servis që po i bëhet për ti vënë në dispozicion nëse do të jetë nevoja?

Jo nuk ka lidhje, ato janë servise periodike që i bëhen mjeteve tona ajrorë, pra nuk ka lidhje fare me situatën apo me nevojën për rritjen e gatishmërisë.

Nuk jemi në skenarin e rritjes së gatishmërisë sonë, por serviset ndodhin në mënyrë periodike. Ne kemi filluar një bashkëpunim shumë të suksesshëm deri tani, me agjencinë e prokurimit të NATO, e cila prokuron për llogarinë tonë këto lloj shërbimesh periodike duke na ndihmuar dhe duke na bërë që disa dështime të së kaluarës, s’ka ndonjë sekret duhet ta themi, në mirëmbajtjen e helikopterëve, pra vonesat, në kryerjen të shërbimeve, tani i shmangim sepse fuqia kontaktuale e kësaj agjencie të specializuar të NATO është shumë më e madhe se e jona. Kontrata që ju sapo përmendët është një kontratë e vjetër që nuk është kryer nga agjencia e NATO-s, por ka qenë lidhur më parë nga Ministria e Mbrojtjes dhe tani është duke u lëvruar, por nuk ka lidhje me situatën.

Ajo që mund të jetë me interes është fakti që ne presim së shpejti të marrim dy helikopterë blackhok nga SHBA, të kontraktuar, të paguar presim tani lëvrimin madje nuk besoj se nxitohem nëse them që kalkulojmë edhe mundësitë për të rritur flotën e blachok madje për ta rritur edhe me mjete të tjera ajrore që lidhen edhe me situatën edhe në kuptimin që në këtë situatë kur themelet e arkitekturës në rajon dhe sigurisë evropiane po tronditen në tërësi janë lëkundur. Çdo vend duhet të rikalkulojë kapacitet e veta. Natyrisht ne kemi objektiv kapacitet e NATO për të përmbushur, por duhet të zhvillojmë dhe kapacitet tona kombëtarë.

Një nga pikat për të cilat po diskutohet në Samit është edhe riangazhimi për të respektuar detyrimit për të rritur buxhetin 2% të GDP-së deri në vitin 2024. Ne si Shqipëri jemi angazhuar jemi duke respektuar këtë grafik, por sot jemi të angazhuar të ripërsëritet ky angazhim.

Për flotën detare, për anijet Iliria edhe ato kanë pasur probleme me mirëmbajtjen, si është gjendja sot e flotës detare shqiptare, a është më problem mirëmbajtja e tyre? A do të investojmë në flotën detarë si po investojmë në flotën ajrore?

Po duhet thënë se disa nga objektivat e kapaciteteve lidhen edhe me modernizmin dhe shtimin e flotës detare. Problemet e mirëmbajtjes janë probleme në çdo fushë në çdo sektor mirëmbajtja është gjithmonë një dhembje koke do të thosha. Po ne sot që flasim kryejmë mirëmbajtjen e mjeteve tona detare  nga një shoqëri aksionere që është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë kemi bërë një kontratë të vogël modeste, por shumë të rëndësishme me një kompani holandeze, e cila la bërë vlerësimin e nevojave të mirëmbajtjes. Shumë cilësore si produkt ka përfunduar tani që po flasim dhe mbi atë gjetje, pra mbi bazën e atij studimi ne do të kontraktojmë tani një mirëmbajtje më profesionale të mjeteve tona detare. I kemi në gjendje funksionale, por kane nevojë për mirëmbajtje për të qenë brenda standardit. Ka në manual të shërbimeve periodik edhe normalisht edhe defekte dhe nevoja për shërbime aktuale.

Cili është angazhimi tjetër i juaji në këtë Ministerial si ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë?

Ky Ministerial është i ndarë në dy sesione tani do të vijojë pjesa e dytë. Unë kam përsëri një fjalë për këtë sesion, ky sesion është kryesisht për angazhimin tonë për buxhetin e mbrojtjes të të gjitha vendeve anëtare, por edhe për gatishmërinë tonë për t’i dhënë mbështetje planeve të komandantit suprem të NATO-s dhe sekretarit të përgjithshëm për ta për ta përforcuar prezencën tonë në lindje. Me sa duket ajo prezence nuk do të jetë për një kohë të shkurtër aty, sepse po thosha që agresioni rus i pajustifikuar dhe barbar ka lëkundur gjithë peizazhin e sigurisë europiane, çka do të thotë se edhe NATO dhe vendet anëtare të saj do të rishohin strategjitë e tyre të sigurisë së mbrojtjes por padyshim por edhe prezencën në kufijtë me Rusinë.

Dhe një pyetje të fundit, kemi në sot forca në Poloni?

Jo ne nuk kemi forca në Poloni, ne kemi forca ne Letoni.

Kemi 20 trupa në Letoni. Jemi duke shtuar prezencën në KFOR dhe në lindje si e thashë jemi angazhuar që do të çojmë një togë shtesë.

Continue Reading

Lajmet

“United Hospital”, investon në shëndetin tuaj: Pakot parandaluese që vendosin mirëqenien në plan të parë

Published

on

By

Në një kohë kur parandalimi konsiderohet arma më e fuqishme për ruajtjen e shëndetit, United Hospital vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj pacientëve përmes pakove të avancuara shëndetësore, të dizajnuara për të ofruar kontroll të plotë, diagnostikim të hershëm dhe kujdes profesional në çdo etapë të jetës.

I pajisur me teknologji moderne diagnostikuese dhe një staf të dëshmuar specialistësh nga fusha të ndryshme të mjekësisë, United Hospital u mundëson qytetarëve të kryejnë kontrolle parandaluese në mënyrë të organizuar, efikase dhe me kosto të përballueshme. Këto pako janë konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të grupmoshave dhe profileve të ndryshme shëndetësore, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të faktorëve të rrezikut dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike.

Drejtori dhe menaxheri ekzekutiv i United Hospital, Edmond Hajrizi, i njohur për kompetencën e tij në menaxhimin strategjik dhe për kontributin e spikatur në fushën akademike, si dhe për ekspertizën e vlerësuar në nivel ndërkombëtar, theksoi se vizioni i institucionit është ta shndërrojë United Hospital në një model të spitalit modern, ku standardet më të larta të dijes, profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë klinike përbëjnë themelin e çdo shërbimi shëndetësor.

“Ne do të punojmë me përkushtim të pandërprerë për ta forcuar besimin e pacientëve kosovarë se edhe vendi ynë disponon profesionistë me kompetenca të larta, të aftë për të menaxhuar dhe realizuar me sukses ndërhyrje kirurgjikale komplekse, sipas standardeve më bashkëkohore të mjekësisë. Më gëzon fakti që ekipit tonë multidisiplinar po i bashkohen vazhdimisht mjekë me kualifikime superiore, të arsimuar në institucione prestigjioze, me përvojë të dëshmuar profesionale dhe me licenca e certifikime të njohura ndërkombëtarisht, duke e fuqizuar më tej kapacitetin profesional të United Hospital”, deklaroi Hajrizi.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se kontrollet e rregullta mjekësore janë investimi më i vlefshëm për cilësinë e jetës, pasi shumë sëmundje zhvillohen në heshtje dhe mund të trajtohen me sukses vetëm kur diagnostikohen në fazat e hershme. Pikërisht mbi këtë filozofi ndërtohet edhe qasja profesionale e United Hospital, ku pacienti trajtohet me kujdes të individualizuar, siguri dhe standarde të larta mjekësore.

Me një infrastrukturë moderne, laborator bashkëkohor, diagnostikë të avancuar dhe ekip multidisiplinar, United Hospital synon të krijojë një kulturë të re të kujdesit shëndetësor, ku parandalimi është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi.

Qytetarët ftohen të zgjedhin pakon që i përshtatet më së miri nevojave të tyre dhe të ndërmarrin hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme, duke mos e lënë kujdesin për shëndetin për momentin kur shfaqen simptomat.

Për informata dhe rezervimin e terminit, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, ku kujdesi profesional dhe mirëqenia e pacientit mbeten prioriteti kryesor.

United Hospital sjell pakot gjinekologjike parandaluese: Kujdes profesional për shëndetin e çdo gruaje

Shëndeti i gruas kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe kontrolle të rregullta, pasi diagnostikimi i hershëm mbetet çelësi për parandalimin dhe trajtimin me sukses të shumë sëmundjeve gjinekologjike. Duke u bazuar në këtë filozofi të mjekësisë moderne, United Hospital ka prezantuar pako të veçanta gjinekologjike, të cilat kombinojnë shërbimet më të rëndësishme diagnostikuese me çmime të përballueshme, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për çdo grua.

Të realizuara nga specialistë me përvojë dhe me mbështetjen e teknologjisë bashkëkohore diagnostikuese, këto pako synojnë zbulimin në kohë të ndryshimeve patologjike, monitorimin e shëndetit riprodhues dhe ofrimin e një trajtimi profesional sipas standardeve më të larta mjekësore.

United Hospital ofron tri pako të dizajnuara sipas nevojave të pacienteve:

Pako 1 – 35 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe PAP Test, ekzaminim kyç për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në qafën e mitrës.
Pako 2 – 25 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe strisho vaginale, e rëndësishme për diagnostikimin e infeksioneve dhe vlerësimin e shëndetit vaginal.
Pako 3 – 30 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe eko e gjirit, një kombinim i rëndësishëm për kontrollin gjithëpërfshirës të shëndetit të gruas.

Specialistët theksojnë se kontrollet parandaluese nuk duhet të bëhen vetëm kur shfaqen shqetësime, por duhet të jenë pjesë e kulturës së kujdesit për shëndetin. Vizitat periodike mundësojnë identifikimin e hershëm të problemeve, rrisin mundësinë e trajtimit të suksesshëm dhe kontribuojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës.

Me një ekip të përkushtuar gjinekologësh, pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe shërbim profesional të orientuar drejt pacientes, United Hospital vazhdon të jetë një adresë e besueshme për kujdesin shëndetësor të gruas në Kosovë.

Për rezervimin e terminit dhe informata shtesë, pacientet mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 ose 046 60 70 70, ndërsa spitali ndodhet në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, aty ku profesionalizmi, siguria dhe kujdesi njerëzor ecin së bashku në shërbim të shëndetit.

United Hospital prezanton Pakon e Menopauzës: Kujdes i avancuar për shëndetin e gruas në një etapë të rëndësishme të jetës

Menopauza është një proces natyror në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet hormonale që e shoqërojnë kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe monitorim profesional për të ruajtur cilësinë e jetës dhe për të parandaluar komplikimet shëndetësore. Duke u bazuar në standardet bashkëkohore të mjekësisë parandaluese, United Hospital ka prezantuar Pakon e Menopauzës, një program të kompletuar kontrollesh dhe analizash që synon diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen e shëndetit të grave gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

Paketa është ndërtuar nga një ekip specialistësh për të ofruar një vlerësim të plotë gjinekologjik dhe metabolik, duke mundësuar identifikimin në kohë të ndryshimeve që mund të ndikojnë në shëndetin e kockave, sistemin hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme.

Pakoja e Menopauzës, me çmim 60 euro, përfshin:

Vizitë specialistike gjinekologjike;
Ekografi gjinekologjike;
Ekografi të gjirit;
PAP Test;
Analizën e kalciumit në gjak;
Matjen e nivelit të vitaminës D;
Analizën e fosforit në gjak.

Specialistët e United Hospital theksojnë se menopauza nuk duhet parë si fundi i një etape, por si fillimi i një faze të re të jetës që kërkon më shumë kujdes për organizmin. Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin e hershëm të osteoporozës, çrregullimeve hormonale, sëmundjeve të gjirit dhe patologjive të tjera që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe.

Falë teknologjisë moderne diagnostikuese, laboratorit të avancuar dhe përvojës së stafit profesional, United Hospital ofron një qasje gjithëpërfshirëse, ku çdo paciente trajtohet me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të individualizuar.

Mesazhi i specialistëve është i qartë: mos prisni që simptomat të rëndohen për t’u kontrolluar. Kujdesi parandalues mbetet mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin, vitalitetin dhe cilësinë e jetës në çdo moshë.

Për informata shtesë dhe rezervimin e terminit, qytetarët mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku profesionalizmi dhe kujdesi shëndetësor bashkëkohor janë në shërbim të çdo pacienteje.

United Hospital prezanton Pakon e Perimenopauzës: Diagnostikim i hershëm për një tranzicion më të sigurt dhe më të shëndetshëm

Perimenopauza është periudha që i paraprin menopauzës dhe karakterizohet nga ndryshime të rëndësishme hormonale, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional të gruas. Pikërisht në këtë fazë, diagnostikimi i hershëm dhe monitorimi profesional janë thelbësorë për të parandaluar komplikimet dhe për të ruajtur cilësinë e jetës.

Duke ndjekur standardet më të avancuara të mjekësisë parandaluese, United Hospital ka prezantuar Pakon e Perimenopauzës, një program gjithëpërfshirës kontrollesh dhe analizash laboratorike që mundëson vlerësimin e gjendjes hormonale dhe gjinekologjike të pacientes, duke ofruar një qasje profesionale dhe të personalizuar për çdo grua.

Pakoja e Perimenopauzës, me çmim 60 euro, përfshin:

Vizitë specialistike gjinekologjike;
Ekografi gjinekologjike;
PAP Test;
Analizën e hormonit TSH për vlerësimin e funksionit të gjëndrës tiroide;
Analizën e Estradiolit, hormon kyç në shëndetin riprodhues të gruas;
Analizën e Progesteronit, e rëndësishme për vlerësimin e ekuilibrit hormonal.

Specialistët e United Hospital theksojnë se simptomat si çrregullimet e ciklit menstrual, valët e nxehta, djersitjet gjatë natës, lodhja, pagjumësia, ndryshimet e humorit apo rënia e energjisë nuk duhen neglizhuar. Një vlerësim profesional në fazën e perimenopauzës mund të ndihmojë në diagnostikimin e saktë dhe në hartimin e një plani të përshtatshëm për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së gruas.

Falë teknologjisë moderne diagnostikuese, laboratorit të avancuar dhe ekipit të specialistëve me përvojë, United Hospital ofron shërbime të standardeve më të larta, duke garantuar siguri, saktësi dhe kujdes të individualizuar për çdo paciente.

Ekspertët rikujtojnë se kujdesi parandalues është investimi më i rëndësishëm për shëndetin afatgjatë, ndërsa kontrollet e rregullta janë mënyra më efektive për të përballuar me sukses ndryshimet hormonale që sjell kjo periudhë e jetës.

Për informata shtesë dhe rezervimin e terminit, pacientet mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku profesionalizmi, teknologjia moderne dhe kujdesi i përkushtuar janë në shërbim të shëndetit të çdo gruaje.

 

Continue Reading

Lajmet

Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live

Published

on

Influenceri meksikan Cesar Gastelum, i ndjekur nga rreth 600 mijë persona në TikTok, është vrarë me armë zjarri teksa po transmetonte drejtpërdrejt pranë një restoranti në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës.

Sipas mediave lokale, Gastelum ndodhej jashtë një lokali së bashku me disa miq, kur dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motoçikletë, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit live shihet momenti kur njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon disa herë ndaj influencerit nga një distancë shumë e afërt.

Gastelum humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas sulmit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e tyre./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Martin Garrix falënderon Kosovën pas performancës në kryeqytet

Published

on

DJ-i i njohur ndërkombëtar Martin Garrix ka ndarë emocionet e tij pas një fundjave të ngarkuar me performanca në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë.

Përmes një postimi në Instagram, Garrix falënderoi familjen Lipa për mikpritjen dhe kujdesin gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa vlerësoi energjinë e publikut në të gjitha skenat ku performoi.

“Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Faleminderit familjes Lipa për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe faleminderit për energjinë e çmendur në të gjitha koncertet”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me flamujt e vendeve ku ishte i pranishëm.

Performanca e Garrix në Kosovë u bë pjesë e një fundjave të veçantë artistike, ku një prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike botërore solli atmosferën e tij para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një pjesë e raketës “Falcon 9” e SpaceX përplaset në Hënë

Published

on

Një pjesë rreth katër tonëshe e raketës “Falcon 9” të kompanisë SpaceX mendohet se është përplasur paqëllimshëm në sipërfaqen e Hënës.

Objekti, i cili ka qenë në hapësirë që nga viti i kaluar, u përplas me shpejtësi të madhe, por sipas NASA-s nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën.

Bëhet fjalë për fazën e dytë të raketës “Falcon 9”, e cila u lansua në janar të vitit 2025 për një mision drejt Hënës. Ekspertët vlerësojnë se përplasja mund të ketë krijuar një krater rreth 18 metra të gjerë dhe katër metra të thellë.

NASA ka bërë të ditur se do të analizojë imazhet e sipërfaqes hënore para dhe pas goditjes, për të studiuar ndikimet e krijuara nga objektet artificiale në Hënë.

Zakonisht, pjesët e raketave pas përfundimit të misioneve kthehen në atmosferën e Tokës dhe digjen ose përfundojnë në oqeane. Megjithatë, në këtë rast, për shkak të energjisë më të madhe të nevojshme për misionin hënor, pjesa e raketës mbeti në hapësirë deri në përplasjen me Hënën./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara