Lajmet

Lufta në Lindjen e Mesme! Çfarë pritet nga “aleanca” Trump-Netanyahu

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tri herë gjatë ditëve të fundit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për “kërcënimin iranian” ndaj sigurisë së Izraelit, tha zyra e Netanyahut të dielën.

Në ditët e fundit, kam biseduar tri herë me presidentin e zgjedhur Donald Trump…për thellimin e aleancës së fuqishme mes Izraelit dhe SHBA-së”, tha Netanyahu, sipas zyrës së tij.

Ne pajtohemi për kërcënimin iranian në çdo aspekt”, shtoi ai, sipas njoftimit.

Uashingtoni është aleati kryesor i Izraelit dhe mbështetësi më i madh ushtarak.

Zgjedhjet në SHBA u mbajtën në një kohë kritike për Lindjen e Mesme, ku Izraeli është duke kryer luftë në Gazë dhe në Liban.

Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.

Gjatë mandatit të parë, Trumpi e zhvendosi Ambasadën amerikane në Jerusalem, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e okupuara të Golanit, si dhe i ndihmoi Izraelit t’i normalizojë marrëdhëniet me disa shtete arabe bazuar në të ashtuquajturat Akordet e Abrahamit.

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara