Internet

Lufta kundër lajmeve të rreme, pse duhet ndjekur modeli finlandez

Kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Publikuar

Në Finlandë, lufta kundër lajmeve të rreme nisi që në vitin 1950. Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, përpara televizionit dhe internetit, ky vend kishte nisur zbatimin e një programit të edukimit mediatik në shkolla, për t’u mësuar nxënësve se si t’i qasen lajmeve të lexuara në gazeta apo të dëgjuara në radio.

Kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2002, Ministria e Arsimit promovoi krijimin e klasave të veçanta për edukimin mediatik dhe sigurinë kibernetike, të cilat synojnë t’i mbrojnë lexuesit finlandezë nga keqinformimi. Sot në Finlandë, besimi te media është 70 për qind, niveli i lartë në Evropë.

Ndërsa sipas agjencisë Reuters, në Itali norma është vetëm 35 për qind. Finlanda është pra një hap përpara në luftën kundër lajmeve të rreme, dhe ka shumë për t’i mësuar shteteve të tjera evropiane, që janë realisht të kërcënuara nga përhapja në rritje e lajmeve të tilla në mediatsociale.

“Kurrikula kombëtare bazë mbi edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, përfshin fusha të ekspertizës të quajtura multi–edukim si dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”, thotë Laura Makela, konsulente në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në Finlandë.

Sipas saj, synimi është të edukohen qytetarët që t’i trajtojnë me kujdes ato që lexojnë në internet. Në këtë mënyrë, njerëzit e të gjitha moshave kanë një shans më të mirë për të marrë pjesë në shoqëri dhe kulturë. Për më tepër, edukimi mediatik zhvillohet me një qasje të gjerë falë veprimeve edukative që promovojnë aftësitë e shkrim-leximit mediatik.

“Ministria mbështet zhvillimin e edukimit mediatik dhe pedagogjisë së edukimit mediatik nëpërmjet shpërndarjes së burimeve dhe zhvillimit të legjislacionit  në këtë fushë”, deklaroi Makela gjatë një serie takimesh në kuadër të programit evropian “Erasmus+” me titull “Stop Fake News”.

Kjo sepse ata arrijnë të dallojnë lajmet e vërteta nga ato të rreme. Faktabaari është një shërbim finlandez i verifikimit të lajmeve dhe njohurive kompjuterike. Që nga viti 2014, kjo platformë ka kontribuar rregullisht në qarkullimin e informacionit të bazuar tek faktet.

Fushata është shoqëruar me projekte inovative dhe analiza të verifikimit të fakteve. Ky është një shërbim i disponueshëm për qytetarët finlandezë, në mënyrë që ata të kontrollojnë lajmet e lexuara në ueb dhe nëpërmjet mediave sociale. Afërsia e Rusisë i bën finlandezët edhe më vigjilentë.

“Ndërhyrja hibride ose lufta hibride i referohet ndërhyrjes në punët e një shteti tjetër. Ajo kombinon operacionet e inteligjencës me mjetet tradicionale ushtarake dhe ekonomike të ndikimit dhe detyrimit”, thotë Petra Pitulainen–Ramsai, drejtuese e Faktabaari.

Shoqata të tjera në seli në Helsinkit si Mediapooli dhe Kavi, por dhe televizioni kombëtar YleTV dhe gazeta Helsingin Sanomat, organizojnë rregullisht kurse kur të gjithë qytetarët mund të mësohet të njohin se cilat lajme janë të rreme.

“Ne nuk jemi këtu për t’i shërbyer qeverisë, por për të mirën e audiencës”, thotë Timo Huovinen i Yle TV.

Programi “News Class” i drejtohet nxënësve të shkollave të moshës 13-16 vjeç. Ata  prodhojnë lajme dhe përvetësojnë shkrim-leximin mediatik. Nxënës nga e gjithë Finlanda marrin pjesë në kurset e organizuara periodikisht nga 19 stacionet televizive rajonale. Në këtë mënyrë, të gjithë nxënësit e shkollave finlandeze kanë dijeni mbi teknikat dhe metodologjitë e mësimdhënies së shkrim-leximit mediatik.

“Ndonjëherë një shoku im më tregon një video në TikTok, dhe unë i them se ajo nuk është një histori e vërtetë. Nuk e di nëse do të bëhem gazetar në të ardhmen, por kursi i edukimit mediatik është i dobishëm për të kuptuar se si funksionojnë realisht rrjetet sociale”, thotë një nga nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Hidenkiven në periferi të Helsinkit.

Koncepti i edukimit mediatik në shkolla përfshin aftësinë se si të vlerësoni median, por edhe sesi të prodhoni përmbajtjen tuaj. 

Julia Alajarvi, drejtuese e shoqatës Kavi, e cila drejton Javën e Edukimit Mediatik në shkollat finlandeze thotë:“Keqinformimi dhe tema të tilla si lajmet e rreme, kanë qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes sonë. Tani kemi krijuar aftësi të së menduarit kritik te shumica e qytetarëve. Kultura mediatike është shumë më tepër sesa lufta kundër keqinformimit. Që të kemi një shoqëri paqësore, ne duhet të forcojmë bindjen e qytetarëve tek demokracia dhe drejtësia”.

Falë ligjeve largpamëse, Finlanda është pra një shembull për t’u ndjekur në luftën kundër dezinformimit, një aspekt ky gjithnjë e më i rëndësishëm në epokën digjitale./Wired – Bota.al

Internet

Belgjika do të monitorojë Telegramin në përputhje me ligjin e ri të BE-së për moderimin e përmbajtjes

Publikuar

nga

Autoritetet belge do të jenë përgjegjëse për monitorimin e Telegramit dhe do të adresojnë të gjitha shqetësimet lidhur me këtë aplikacion mesazhesh.

Kompania e Telegramit ndodhet në Dubai, por ka zgjedhur një përfaqësues ligjor në Belgjikë, tha një zëdhënës i Institutit Belg për Postën dhe Telekomunikacionin.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në muajin shkurt, u kërkon kompanive që ndodhen në vendet tjera jashtë bllokut ta kenë një përfaqësues ligjor në një prej shteteve anëtare të BE-së.

Vendet e BE-së duhet gjithashtu të caktojnë një autoritet të pavarur për të mbikëqyrur përputhjen e kompanive me rregullat e reja. Kjo do të fillojë zyrtarisht kur Belgjika të caktojë BIPT si një Koordinator të Shërbimit Dixhital./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Publikuar

nga

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara