Lajmet

Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e vetë qeverive të Ballkanit Perëndimor

“Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi.”

Published

on

Deutsche Welle; Zonja Prokiç, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pësuar rënie në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Cila është arsyeja?

Lidija Prokiç: 
Është e vërtetë që Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë indeksi në krahasim me vitin e kaluar. Por rëniet ose rritjet me nga një pikë nuk janë as për t’u shqetësuar shumë e as për t’u krenuar. Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se, po ta shohim në një periudhë dhjetëvjeçare, ajo është ngritur vetëm me dy pikë. E kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin.

Për shembull?

Për shembull, shansin për të bërë një ligj elektoral që rrit transparencën dhe garanton për të gjitha partitë kushte të barabarta kandidimi në zgjedhje. Reforma zgjedhore nuk arriti ta zgjidhte këtë problem shumë të rëndësishëm dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e situatës politike në vend dhe ka çuar në rënien e besueshmërisë te organet vendimmarrëse.

Shqipëria lëvdohet nga shumë vende perëndimore për procesin e vettingut. A nuk luajti ky fakt rol që së paku Shqipëria të mos e humbte nivelin e një viti më parë?

Sa i përket vettingut, është pozitiv fakti që tani procesi ka filluar të marrë formë. Një element pozitiv, të cilin dua ta theksoj është fillimi nga puna i Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke bërë që të ulet ndikimi i Ministrisë së Drejtësisë mbi gjyqësorin. Por, ajo që duhet të ndodhë tani është që gjyqtarët dhe prokurorët e porsa zgjedhur të fillojnë me ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe kjo është diçka që do të jetë me rëndësi vendimtare.



Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që kanë bërë progres. Cila ishte receta e tyre?

Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi.Tani ajo është ngjitur me tre pikë në indeks, pra, ka 39 pikë. Mendojmë se ka luajtur rol pozitiv përmirësimi në fushën e demokracisë, pra, fakti që Kosova ka pasur një dorëzim paqësor të pushtetit në dy zgjedhje të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër. Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e pandemisë.

Maqedonia e Veriut, e cila ka shënuar 39 pikë, pra, katër pikë më shumë se vitin e kaluar, ka bërë progres në ndjekjen e zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe në forcimin e institucioneve mbikëqyrëse të kapaciteteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Por të mos harrojmë, se edhe Maqedonia e Veriut, ka vetëm 39 pikë, dhe është nën nivelin mesatar botëror, 43.



Mali i Zi megjithatë rezulton mbi mesataren me 46 pikë…

Në fakt më duhet të them se nuk duhet të mjaftohemi vetëm tek shifrat. Ne kemi një krizë politike në Mal të Zi, pas ndryshimit të qeverisë, dhe situata në vend nuk i pasqyron më shifrat. Por megjithatë, Mali i Zi arriti të bënte ca ndryshime të rëndësishme në ligjin e informacionit, pas një përpjekjeje të gjatë dhe këmbëngulëse të qeverisë së mëparshme për të kufizuar lirinë e informacionit. Një tjetër përmirësim është se qeveria e Mali të Zi, për herë të parë bëri të hapura informacionet për shpenzimet publike. Dhe kjo mundëson që organet mbikëqyrëse të jenë shumë më të pavarura se më parë.

Bosnja-Hercegovina këtë vit është një vend që Transparency International e ka vënë nën vëzhgim. Cila është arsyeja?

Kriza politike aktuale në Bosnjë-Hercegovinë është shumë shqetësuese. Shqetësues është edhe fakti se antikorrupsioni nuk zë vend fare në agjendën e qeverisë. Qeveria në Bosnjë-Hercegovinë duhet të jetë shumë më aktive në luftën kundër korrupsionit, ajo duhet të adresojë reformën elektorale, për të garantuar zgjedhje vërtet të lira dhe pa presion ndaj votuesve.
Një çështje tjetër serioze është se gazetarët janë duke u përballur me kërcënime, sulme fizike, dhe me manipulimin e medias. Asnjë nga këto nuk jep shpresë se situata do të ndryshojë së shpejti. Është shumë zhgënjyese të shohësh se politikanët nuk po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit, sidomos kur ke parasysh deklaratat e tyre për afrim me BE-në



Serbia në raportin tuaj kritikohet më së shumti për mungesën e demokracisë. Është ky shkaku se përse nuk po bën përparime në luftën kundër korrupsionit?

Serbia ka ngecur në vend me 38 pikë në krahasim me një vit më parë dhe është në nivelin më të ulët prej dhjetë vjetësh. Disa organizata ndërkombëtare të specializuara në fushën e demokracisë, si Freedom House dhe International Idea konstatojnë një ndikim të përsëritur të qeverisë mbi media dhe kufizimin e lirisë së medias. Dhe një shkak tjetër janë zgjedhjet, të cilat nuk janë të lira, e për të cilat shoqëria civile ka paralajmëruar vazhdimisht. 

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të korruptuara, por BE vazhdon të derdhë miliona. A janë të mjaftueshme mekanizmat e BE-së për të kontrolluar përdorimin e mjeteve?

BE ka një sërë instrumentesh për të kontrolluar përdorimin e fondeve, por ka edhe disa dobësi, sepse kemi shumë situata kur fondet europiane nuk harxhohen në mënyrë adekuate në këto vende. Por në këtë kontekst, duhet thënë se janë qeveritë përgjegjëse, dhe sa më pak përgjegjëse që ato tregohen në luftën kundër korrupsionit, aq më pak të gatshme do të jenë vendet e BE-së që t’i pranojnë ato në BE dhe kjo ka të bëjë direkt me përvojën që BE ka pasur më parë me disa vende anëtare. 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT akreditohet nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS)

Published

on

By

UBT forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare në sport dhe shëndetësi. Instituti i Mjekësisë Sportive (ISM) në UBT është pranuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si Collaborating Centre of Sports Medicine, duke e bërë pjesë të rrjetit global të institucioneve të specializuara në këtë fushë.

Kjo njohje i hap UBT-së mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, kërkim shkencor, shkëmbim të përvojave dhe zhvillim profesional, duke sjellë më afër Kosovës ekspertizën dhe praktikat bashkëkohore të mjekësisë sportive.

Përfshirja në rrjetin e FIMS është pjesë e vizionit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem ku sporti, shëndetësia, edukimi dhe shkenca janë të integruara. Në këtë ekosistem, një rol të rëndësishëm ka edhe Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes, duke lidhur përgatitjen akademike me performancën sportive, rehabilitimin dhe mjekësinë sportive.

Për të rinjtë nga Kosova dhe rajoni, kjo do të thotë më shumë mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe zhvilluar karrierën në një fushë që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në botë.

Kjo arritje i bashkohet edhe aktiviteteve të tjera të UBT-së në këtë fushë, përfshirë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive, e cila këtë vit zhvillohet për herë të dytë, në muajin tetor, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Vendi

Përparim Rama nënshkruan peticionin për përgjegjësi penale ndaj Kurtit

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se i është bashkuar qytetarëve dhe ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së Kurtit dhe raportin e tij me institucionet e drejtësisë.

Sipas Ramës, Kurti ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës, si dhe ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale.

Rama ka thënë se këto veprime, sipas tij, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe shtetin dhe se për këtë arsye ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Kushtetueses dhe keqpërdorimin e parasë publike.

Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë peticion tregon rritje të vetëdijes qytetare dhe ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

“Nuk është pronë e një partie, e aq më pak e një njeriu”, ka shkruar Rama, duke iu referuar Kosovës./A.K/

Continue Reading

Vendi

E uroj për Kurban Bajram pastaj e goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.

Prokuroria pretendon se A.S. kishte shkuar në banesën e viktimës, ku ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij gjashtëvjeçare.

Sipas përshkrimit të aktakuzës, pasi viktima i kishte hapur derën, i pandehuri e kishte përshëndetur, përqafuar dhe uruar për festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi kishte hyrë në kuzhinë, dyshohet se kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Viktima nuk kishte arritur të dërgohej në spital dhe kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më pas kishte tentuar ta sulmonte edhe S.I., duke synuar ta godiste në pjesën e fytit. I dëmtuari kishte arritur t’i shmangej goditjes, por ishte goditur në fytyrë, në pjesën e hundës dhe buzës, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Me ngritjen e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i ngarkohen dhe të dënohet sipas ligjit.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrau me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil – arrestohet autori 29-vjeçar, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Published

on

Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ai u arrestua në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.

Autori i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge e kishte goditur 20-vjeçari disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg. /TCh//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara