Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Vendi

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Lajmet

Arreston dy persona për kanosje në Prishtinë dhe Graçanicë, njëri dyshohet se kërcënoi me granatë dore

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara të kanosjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë.

Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë rreth orës 01:00 të mesnatës, ku një burrë ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Graçanicë rreth orës 21:30, ku i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se e ka kërcënuar viktimën me granatë dore. Edhe pse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, me urdhër të prokurorit ai është dërguar menjëherë në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës drejt projekteve të përbashkëta ndërkombëtare

Published

on

By

Përfaqësuesit e UBT-së, Prof. Dr. Bekim Marmullaku dhe Prof. Assoc. Dr. Fitim Alidema, zhvilluan takim me Irena Kozulic, Drejtoreshë e Departamentit për Projekte, Shkencë dhe Transfer të Teknologjisë në Universitetin e Zarës në Kroaci.

Gjatë takimit, palët u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare, kërkimin shkencor dhe transferin e teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara