Shëndeti

Londra regjistron rastin e parë të lisë së majmunit

Published

on

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka konfirmuar rastin e parë variantit të virusit mpox, në Londër.

Bëhet e ditur se personi i prekur nga Lija e majmunit kishte qenë me pushime në Afrikë, ndërsa tani ai po trajtohet në Spitalin Royal Free.

Fillimisht, ai kishte pasur simptoma të ngjashme me gripin dhe më pas skuqje lëkure e cila i ishte përkeqësuar ditëve në vijim.

Më pak se 10 kontakte të drejtpërdrejta po gjurmohen pas regjistrimit të rastit.

Por, profesoresha Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore në UKHSA, tha se “rreziku për popullatën e Mbretërisë së Bashkuar mbetet i ulët”.

Është falë mbikëqyrjes sonë që ne kemi mundur ta zbulojmë këtë virus”, tha Hopkins.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Clade 1b zbulohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç raportohet, të paktën 1000 vdekje nga virusi janë regjistruar në të gjithë Afrikën, gjë që bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shpallte përhapjen në rritje të sëmundjes një emergjencë shëndetësore globale për herë të dytë në dy vjet.

Shëndeti

Mjekja nga Harvardi: Truri ka nevojë për mish, lufton depresionin dhe ankthin

Published

on

Mishi është i nevojshëm për mbrojtjen kundër depresionit dhe ankthit, pohon dietologia nga Harvard, Dr. Georgia Ede. Pavarësisht nga numri në rritje i vegjetarianëve dhe veganëve vitet e fundit, ajo argumenton se heqja dorë nga mishi është e dëmshme për shëndetin mendor.

“Truri ka nevojë për mish. Dëgjojmë se mishi është i rrezikshëm për shëndetin tonë të përgjithshëm, duke përfshirë trurin. Bimët vërtet ushqejnë dhe mbrojnë trurin, por e vërteta është se ne kemi nevojë edhe për mish” tha ajo.

Mjekja thotë se rëndësia e mishit nuk lidhet vetëm me përmbajtjen e tij të proteinave.

Të gjithë lëndët ushqyese tjera që gjenden në mish janë më të rëndësishme. Ju mund të plotësoni nevojat për proteina me ushqime të tjera që gjenden në një dietë vegjetariane ose vegane, por shumë lëndë ushqyese të tjera thelbësore janë të vështira, ndonjëherë të pamundura, për t’u marrë nga bimët”, u shpreh ajo.

Proteina përbëhet nga kimikate të quajtura aminoacide që ndërtojnë e riparojnë muskujt dhe kockat. Megjithëse produktet shtazore si vezët, mishi, djathi dhe kosi grek janë të pasura me proteina, ato mund të gjenden gjithashtu në opsionet vegane si thjerrëzat dhe brokoli.

Ajo vuri në dukje se mishi është “ushqimi i vetëm që përmban të gjitha lëndët ushqyese që na nevojiten në formën e duhur dhe është ushqimi më i sigurt për nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës”. Këto lëndë ushqyese përfshijnë vitaminën B12, acidet yndyrore omega-3, zinkun, kolinën, hekurin dhe jodin.

Vitamina B12, ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe dhe ADN-së të pasur me oksigjen. Megjithatë, është e lidhur me rregullimin e serotoninës që rrit humorin e nivelet e ulëta të serotoninës shoqërohen me një rrezik për depresionin. Mungesa e B12, është e zakonshme te veganët, rrit rrezikun e goditjes në tru. Mungesa e pengon largimin e proteinave nga qarkullimi i gjakut, çon në inflamacion e rrit mundësinë e dëmtimit të enëve të gjakut.

Të rriturit kanë nevojë për rreth 2.4 mg vitaminë B12 në ditë për të funksionuar normalisht, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Receta më e mirë për mëngjes

Published

on

Mjalta dhe uthulla e mollës kanë shumë përfitime shëndetësore për trupin, është një produkt bio që përdoret për efektet e mira terapeutike. Por, nëse shtoni edhe pak uthull të mollës, do të keni një ilaç natyral.

Këta dy përbërës të kombinuar do të bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Përveç kësaj, kjo përzierje e fuqishme rrit energjinë tuaj, rregullon shtypjen e gjakut, ndihmon me problemet e lëkurës si dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Këto dy përbërës veprojnë mrekullisht në trupin tuaj, sepse ato janë alkalike dhe rregullojnë nivelin e pH në trup.

Por si ta përgatisni këtë pije të shëndetshme?

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle uthull molle
1 gotë ujë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe konsumojeni këtë pije 20 minuta para mëngejsit. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë por konsultoheni megjithatë me mjekun sepse konsumimi i vazhdueshëm i uthullës së mollës mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin tuaj. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Anemia, njihuni me shkaqet për ta parandaluar atë

Published

on

Anemia është sëmundje që të sjell probleme në organizëm ku mbi të gjitha ulje të fuqisë fizike. Ajo zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin.

Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe.

Ja disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e anemisë si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit:

Humbje të gjakut

Humbja e shumë qelizave të kuqe të gjakut është shkaktar i zakonshëm i anemisë. Gjakderdhja gjatë ciklit menstrual, ulcera, dëmtime ose operacioni shkaktojnë humbje të gjakut deri në anemi. Gratë që kanë shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual duhet të bëjnë analiza për anemi.

Hekuri me pakicë

Një dietë e ulët në hekur shkakton anemi. Hekuri nga burimet bimore e suplementet s’absorbohet aq mirë sa në burimet shtazore. Problemet me tretjen, si sëmundja e Crohn, celiake ndërhyjnë në absorbimin e hekurit. Disa ushqime vështirësojnë marrjen e hekurit kur merren me ushqime që janë të pasura në hekur.

Këtu përfshihen: Produktet e qumështit, ushqime të tjera të pasura në kalcium, antacidet, kafja, çaji.

Mungesa në vitamina

Trupi ka nevojë për vitaminën B12 ashtu dhe për folate për të prodhuar qeliza të kuqe. Një dietë e ulët në këto vitamina shkakton anemi. Një çrregullim autoimunitar ose problem me tretjen pengon trupin të absorbojë vitaminë B12. Ushqimet me bazë shtazore dhe drithërat janë burim i mirë i vitaminës B12. Ndërsa folate gjendet tek perimet e gjelbra, frutat, fasulet dhe bizelet, dhe janë të shtuara si acid folik tek buka, makaronat dhe drithërat.

Faktorët e rrezikut

Gratë që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike janë më të predispozuar që të zhvillojnë anemi. Kur humbasin shumë gjak gjatë ciklit, gratë bëhen anemike. Shtatzënia shkakton ndryshime në volumin e gjakut tek gratë, gjë që mund të rezultojë në anemi. Sëmundjet kronike si të veshkave ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në hekur, folate ose vitaminë B12 mund të rrisë rrezikun. Disa lloje të anemisë janë edhe të trashëguara. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Fibrat, sekreti i sistemit të shëndetshëm të tretjes

Published

on

Të pasur me fibra, ushqimet si perimet, frutat dhe drithërat janë thelbësore për shëndetin tretës. Ato ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe mbështesin balancën e baktereve të shëndetshme në zorrë, duke kontribuar në uljen e rrezikut për sëmundje kronike.

Fibrat ndihmojnë gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Përfitimet e fibrave janë gjithashtu të dukshme në kontrollin e peshës, pasi ofrojnë ndjenjë ngopjeje që mund të parandalojë ngrënien e tepruar.

Rritja e konsumit të ushqimeve me fibra gjithashtu ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, pasi fibra ushqen bakteret e mira që jetojnë në zorrë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e trupit.

Continue Reading

Të kërkuara