Lajmet

Lojërat Olimpike 2024, sa kushtojnë medaljet e fituara nga pjesëmarrësit?

Published

on

Lojërat Olimpike janë kulmi për çdo atlet, veçanërisht nëse pjesëmarrja vlerësohet dhe me një medalje ari.

Megjithatë, përtej kënaqësisë morale dhe njohjes, vlera e medaljes së artë është me interes të madh edhe financiar. Medaljet e arta të fituara nga atletët e Lojërave Olimpike, në realitet nuk janë ari i pastër, pavarësisht ngjyrës që kanë.

Një medalje e artë olimpike është bërë prej 92.2% argjendi. Ari që ka është vetëm 6 gramë. Ndryshe nga argjendi dhe bronzi, të cilët janë të dy plotësisht të përbëra në metalet e tyre përkatëse.

Por sa kushton medalja e artë?

Kostoja e një medalje ari në Lojërat e fundit Olimpike në Tokio në vitin 2020 arriti vlerën rreth 640 euro. Argjendi kishte një çmim rreth 350 euro, ndërsa bronzi vetëm 7 euro!

Sipas NBC Sports, ka variacion në çmimin e medaljes së artë, pasi mund të arrijë deri në 775 euro.

Medaljet më të mira sportive janë shitur ndonjëherë edhe për shuma të pabesueshme. Në vitin 2013, një nga medaljet e arta të Jesse Owens nga Lojërat Olimpike të Berlinit 1936, u shit për 1.35 milionë euro.

Medaljet Olimpike 2024

Medaljet në Lojërat Olimpike të Parisit të këtij viti nuk janë vetëm të frymëzuara nga Kulla Eifel, por secila përmban një pjesë autentike të kullës, një nga monumentet ikonë të shekullit të 19-të.

Çdo olimpist do të marrë një copë hekuri autentik nga Kulla Eifel e vendosur në zemër të medaljes së tyre.

Secila nga 5084 medaljet që do të jepen në ngjarjen kryesore botërore, mban në ballë një gjashtëkëndësh të hekurt nga Kulla Eifel, ku dominon dhe logoja “Paris 2024”.

Në anën e djathtë janë gdhendur figurat e Athinës, Hyjneshës së Fitores, Stadiumi Panathenaik dhe Akropoli, siç kërkohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por “Paris 2024” mori leje të veçantë për t’u riprodhuar në medalje dhe Kulla Eifel.

Në të njëjtën kohë, disiplina për të cilën jepet medalja shkruhet në rrethin e madh të medaljes./UBTNews/

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara