Lajmet

Lladrovci kërkon të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë

E nga Qeveria e cilësojnë si jetik mbajtjen e regjistrimit të popullsisë.

Published

on

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka shpërfaqur edhe njëherë mospajtimet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Disa kryetarë të komunave kanë kërkuar që ky proces të shtyhet, disa të tjerë kanë thënë se nuk duhet të shtyhet. E nga Qeveria e cilësojnë si jetik mbajtjen e regjistrimit të popullsisë.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet për të paktën edhe dy javë të tjera. Ai është ankuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk është përgatitur mjaftueshëm për këtë proces. Ai ka thënë se komuna është njoftuar se regjistrimi – që nis sot, 5 prill – është shtyrë për të hënën.

“Më vjen keq që sërish më duhet të përsëris fjalën time të 2 nëntorit kur edhe atëherë kemi shpreh ankesat për papërgatitjet e ASK për këtë proces. Na kemi informacionet që gjithë anëtarët e Komisionit komunal për Regjistrim kanë marrë njoftim që regjistrimi është shty deri të hënën, sa është e vërtetë na e thuani ju këtu. Konkursi për regjistrues ende vazhdon”, ka thënë ai në takimin e ftuar nga MAPL-ja, ku merr pjesë edhe kryeministri.

Lladrovci ka thënë se komuna e tij ka mungesë të zyrtarëve të regjistrimit, e sipas tij shumë prej tyre edhe e lënë punën. Ndërkohë, ai ka shtuar se ka mungesë të informacionit dhe buxhetit për këtë proces, duke theksuar paqartësitë mbi pyetësorin lidhur me dëmet e luftës.

“Unë nuk e di a kem të drejtë por unë kisha thënë që me shty edhe 2 javë procesin e regjistrimit se e kemi vështirë me kry mirë edhe ju qysh po kërkoni edhe ne qysh po duam”, ka thënë Lladrovci.

Të kundërtën e ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka theksuar se procesi nuk ka nevojë të vonohet. Megjithatë, ka shprehur shqetësim edhe ai lidhur me pyetësorin që do të bëhet për dëmet gjatë luftës.

“Nuk është që jemi shumë krenarë me arkivat e Kosovës dhe të komunave. Të gjitha raportet, bie fjala arkivit tonë, kanë shku në arkivin e Kosovës. Që ta merrni arkivin ose dokumentacionin e arkivit duhet me pas takime specifikisht me diskutu për këto tema”, ka thënë Latifi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se edhe kjo komunë ka pasur problem me numrin e zyrtarëve regjistrues.

Ndërsa, Kujtim Gashi, nënkryetar i Prizrenit, ka pohuar se procesi në këtë komunë është shtyrë për të hënën.

“Në komunën e Prizrenit nuk ka fillu regjistrimi dhe është shty për të hënën. Kjo sigurisht për çështje teknike që nuk ka arritur”, ka theksuar Gashi.

E ministri i Administrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë është jetik për funksionimin e shoqërisë në mbarë botën.

“Përmes këtij regjistrimi ne kuptojmë në mënyrë të saktë nevojat tona si dhe arrijmë targëtimin e duhur të politikave dhe strategjive të Qeverise. Komunat në anën tjetër luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Informacioni i grumbulluar në sistemin e zakonshëm të regjistrimit të popullsisë përdoren për qëllime të planifikimit të buxhetimit dhe taksimit dhe përcaktimin e përmbushjes se kritereve në përgjithësi. Numri i banorëve në komunë mund të ndikojë në shumën e financimit të grandit qeveritar që ndahet asaj komune. Grantet qeveritare shpërndahen në madhësi të popullsisë ku komunat me popullsi më të madhe marrin më shumë fonde për adresuar nevojat e banoreve të tyre. Në përgjithësi komunat me numër të madh mund të kenë përfaqësues për të siguruar përfaqësimin dhe qeverisjen adekuate”, deklaroi tutje Krasniqi.

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara