Kulturë

Liu Jo i kërkon Kendall Jenner 1.8 milionë dollar dëmshpërblim

Shkak prishja e kontratës.

Published

on

Në një ankesë ligjore të paraqitur në një gjykatë në New York City të hënën, 2 gusht, kompania italiane Liu Jo akuzon Kendall Jenner se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi duke mos u shfaqur në të dytën nga dy fotosesionet e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej një total prej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 përqind. Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, sipas Forbes, mohon të ketë shkelur kontratën e saj.
Në padinë e saj, marrë nga E! News, Liu Jo pretendon se ylli 25-vjeçar mori pjesë në xhirimet e para në korrik 2019 dhe se deri në shkurt 2020 asaj i janë paguar 1.35 milion dollarë. Xhirimi i dytë ishte caktuar të bëhej në Londër në Mars 2020, por pandemia e koronavirusit e ndaloi atë të udhëtonte.

Padia thotë se palët ranë dakord të shtyjnë xhirimet në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Thuhet se më vonë Kendall ndaloi së përgjigjuri Liu Jo derisa kompania e informoi atë se e konsideronte atë në shkelje të kontratës dhe se për këtë arsye, kontrata u ndërpre.
Një zëdhënës i kompanisë së menaxhimit të modeleve The Society Management, e cila përfaqëson Kendall, ka thënë për TMZ, ” The Society Management, në emër të zonjës Kendall Jenner, i ka ofruar vazhdimisht Liu Jo datat dhe vendet alternative për të përmbushur një marrëveshje që u detyrua të vonohet për shkak të pandemisë. ” TMZ gjithashtu raporton se Kendall “është ofruar me dëshirë për të përfunduar shërbimet duke respektuar angazhimet e saj.”
Gjithashtu në padinë e saj, Liu Jo thotë se pasi Kendall propozoi të shtyjë xhirimet për në tetor, kompania mësoi se modelja “do të udhëtonte në Itali në shtator 2020 për të kryer një fotosesion për një stilist tjetër”.
Kompania thotë në ankesën e saj se sipas kushteve të kontratës së tyre, të paktën pagesat e saj të para dhe të dyta ndaj modeles duhet të rimbursohen sepse ajo nuk mori pjesë në fotosesionin e dytë. Për këtë arsye kompania po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kendall Jenner.

Continue Reading

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara