Lajmet

Lituania mbledh 5 milionë euro, do të financojë një dron Bayraktar për Ukrainën

5 milionë eurot u mblodhën në vetëm tre ditë e gjysmë.

Published

on

Qindra lituanezë janë bashkuar për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, në shenjë solidariteti me një vend tjetër të ish-Bashkimit Sovjetik.

5 milionë eurot u mblodhën në vetëm tre ditë e gjysmë – kryesisht në shuma të vogla midis 5 dhe 100 euro – për të financuar blerjen e një droni ushtarak Byraktar TB2, sipas Laisves TV.

“Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk mendonte se do të blinim armë. Por tani është një gjë normale. Duhet bërë diçka që bota të përmirësohet”, tha Agne Belickaite, 32-vjeçare, e cila dërgoi 100 euro sapo mbledhja e fondeve filloi të mërkurën.

“Dhashë donacion për të blerë armë për Ukrainën. Njëjtë do të veprojë deri në fitore të Ukrainës”, deklaroi ajo për Reuters.

Droni është dëshmuar efektiv në vitet e fundit kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në konfliktet në Siri dhe Libi, dhe blerja e tij po orkestrohet nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, e cila planifikon të nënshkruajë një letër qëllimi për të blerë anijen nga Turqia javën e ardhshme./UBTNews/

Lajmet

Chelsea po insiston për Granit Xhakën, Sunderlandi s’e lëshon

Published

on

By

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës gjatë kësaj vere.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, klubi londinez pritet të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me Sunderlandin të hënën, pasi oferta e parë prej 8 milionë eurosh u refuzua menjëherë.

Sunderlandi ka bërë të qartë se kapiteni i tyre nuk është në shitje dhe nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë oferta të tjera. Megjithatë, Xhaka mbetet i interesuar për kalimin në “Stamford Bridge”, ku dëshiron të ribashkohet me trajnerin Xabi Alonso.

Plettenberg ka bërë të ditur se transferimi mbetet i vështirë, por nuk ka dështuar. Ndërkohë, mesfushori aktualisht është i fokusuar në Botërorin 2026, ku me Zvicrën ka kaluar në fazën e eliminimit direkt dhe do të përballet me Algjerinë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen armë AK-47 në veturën e një të aksidentuari në Gllogoc

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ndërhyri në një aksident trafiku në Gllogoc.

Sipas policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, ishte vetaksidentuar, ndërsa gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë gjetën armën brenda veturës së tij.

Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Motoçiklisti humb jetën pas aksidentit me veturë në Gjakovë

Published

on

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencë, ku më vonë ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Vërmicë, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është goditur nga një veturë që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara