Lajmet

Lituania kërcënon të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit rus

Lituania kishte rreth 63% të importeve të saj të naftës nga Rusia në vitin 2019.

Published

on

Presidenti i Lituanisë thotë se vendi i tij është i gatshëm të ndalojë importin e naftës dhe gazit rus, duke iu bashkuar vendeve të BE-së që po planifikojnë të rrisin ndëshkimet ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

“Do t’i krijonte disa probleme, por këto probleme nuk do të jenë kritike”, deklaroi presidenti Gitanas Nauseda.

Lituania kishte rreth 63% të importeve të saj të naftës nga Rusia në vitin 2019.

Presidenti Nauseda tha se kjo shifër tani është zvogëluar pasi rafineria e saj e naftës ndaloi blerjen e naftës së papërpunuar ruse.

Vendet perëndimore goditën Moskën me sanksione në fund të muajit të kaluar lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, dhe ShBA-ja ka ndaluar importet e energjisë ruse, ndërsa Britania e Madhe po heq gradualisht importet e naftës ruse./UBTNews/

Lajmet

​Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave për fajde e detyrim

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve P.T., A.G. për veprën penale detyrim, ndërsa ndaj M.A. për veprat penale fajde dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyruar B.P. të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Sipas aktakuzës, P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë për shitjen e lokalit me A.G., në vlerë 150 mijë euro. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash.

Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguajë tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare. Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100 mijë euro./KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se u lëshuan vërtetime mjekësore të falsifikuara për asistencë në zgjedhje në Kllokot

Published

on

By

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, janë evidentuar incidente në Kllokot.

Sipas raportimeve një femër kosovare ka lëshuar raporte mjekësore që dyshohet të jenë të falsifikuara për asistencë gjatë procesit të votimit.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Me datën 12.10.2025, në Kllokot e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit. E njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve. Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedure të rregullt gjyqësore“, tha Osmani./KP

Continue Reading

Lajmet

OVL UÇK: Vetëvendosje po politizon protestën në Tiranë, Edi Rama mbështet kauzën për drejtësi

Published

on

By

Pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje për “ndërrimin e qëndrimit” të kryeministrit shqiptar, Edi Rama për Gjykatën Speciale, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (OVL UÇK). Kjo e fundit vlerëson e “LVV po përpiqet të politizojë dhe zbeh qëllimin e protestës së madhe” që do të mbahet nesër në Tiranë.

Lëvizja Vetëvendosje në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se “politikanët duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën” dhe se “një shembull i qartë është vet kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”.

Karshi kësaj reagoi vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje kësisoj tregoi se i ka ngatërruar marrëdhëniet institucionale të Kosovës me të Shqipërisë.

E për OVL UÇK deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuar mbrëmë vonë, “tregon qartë se kjo parti po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës së madhe që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor”.

“Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë. Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK.

Po aty thuhet po ashtu se, OVL UÇK nuk lejon dhe nuk do të lejojë që lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret për interesa partiake.

“Ne nuk kërkojmë retorikë politike, kërkojmë drejtësi për luftëtarët tanë dhe ndëshkim për krimet e Serbisë. Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive. Aty do të jenë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, për të treguar se UÇK-ja është nderi i kombit dhe s’ka gjykatë që mund ta njollosë atë”.

Veç tjerash, OVL UÇK ka shprehur mirënjohje për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ka thënë se i cili është treguar zë i qartë dhe mbështetës i kësaj kauze të drejtë, si dhe për institucionet shqiptare që kanë dhënë mbështetje të plotë për mbarëvajtjen dhe organizimin e protestës në Tiranë./KP

Continue Reading

Lajmet

Berisha: Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë është të mohosh veten si shqiptar

Published

on

By

Kuvendi po shqyrton sot kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat të finalizuar me rezolutë në lidhje me njohjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe detyrimet përkatëse të qeverisë së Shqipërisë, propozuar nga një grup deputetësh të PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, u shpreh se, “gjatë periudhës 1998-1999 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra të evidentuara ndaj popullsisë të pambrojtur të saj. Kështu u vranë rreth 1400 fëmijë”, shkruan ATSH.

Berisha më pas renditi viktimat e shkaktuara nga serbët në Kosovë.

“Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë jo shqiptarë, por ata nuk janë njerëz, ata janë në nivelin e njeriut primitiv ose të kafshës. Po ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten.”

Këto shifra që ju dhashë janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës, të cilën ne duhet ta adaptonim menjëherë”, theksoi Berisha.

“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptarë, të mohosh ndërgjegjen e kombit, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje as shoqërore, as njerëzore, as kombëtare”, tha Berisha.

Pas fjalës së Berishës, u miratua propozimi i grupit të PS për ta kaluar në fund të seancës votimin për rezolutën./KP

Continue Reading

Të kërkuara