Lajmet

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Published

on

Bashkim Zeqiri është emëruar konsull nderi dhe udhëheqës i Konsullatës së Lituanisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jam i nderuar të ndaj me ju se lajmin se jam emëruar nga Shkëlqesia e Tij, Kęstutis Budrys, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, si Konsull Nderi dhe Kryetar i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë. “Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ambasadorit Eduardas Borisovas për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve midis Lituanisë dhe Kosovës duke iniciuar dhe promovuar hapjen e Zyrës Konsullore në Kosovë”, tha ai.

Ai njëherësh ka njoftuar se konsullata e shtetit të Lituanisë së shpejti do të fillojë me ofrimin e shërbimeve në vendin tonë.

“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë të ofrojë shërbime që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor midis dy vendeve tona”, theksoi ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Published

on

By

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në vend të tij tani do të jetë Bedri Hamza.

Pas pak pritet të dalë edhe në konferencë për media. Ndonëse ishte paralajmëruar që të mbahet në ora 15:30.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit.

Në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.

Sipas Presidentes Osmani, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë.

“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet  ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në këtë kontekst, ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për të siguruar që çdo dëshmi të përdoret në funksion të drejtësisë.”

Presidentja Osmani, gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, ndaj ftoi ata që të kontribuojnë në punën e IKKL-së, duke ofruar materiale dhe dëshmi që ndihmojnë në ndriçimin e vuajtjeve të familjeve të tyre gjatë luftës./EO

Continue Reading

Lajmet

Alarm për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, policia në vendngjarje

Published

on

By

Rreth orës 14:30, policia ka marrë një informacion për dyshime lidhur me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetiti, ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore janë drejtuar në vendngjarje dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për menaxhimin e situatës.

Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka njoftuar Ahmeti./EO

Continue Reading

Lajmet

Endrick arrin marrëveshje me klubin francez

Published

on

Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos, pasi që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra braziliane Palmeiras.

Ai nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos, por ka zhvilluar një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta.

Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.

Gazetari Italian ka cituar burimet e “El Globo”, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara