Lajmet

Lista Serbe kthehet në Kuvend, pas betimit lëshuan sallën

Konjufca ka lexuar emrat e deputetëve të rinj të Listës Serbe, të cilët kanë zënë vendet e tyre dhe u betuan.

Published

on

Deputetët e Listës Serbë të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar në seancën e sotme të Kuvendit me 9 deputetë të tjerë të këtij subjekti politik. E menjëherë pas kësaj ata lëshuan sallën. 

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka lexuar emrat e deputetëve të rinj të Listës Serbe, të cilët kanë zënë vendet e tyre dhe u betuan.

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar si në vijim me nëntë kandidatë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021: Slavko Simiq wshtw zwvendwsuar nga Milan Kostiq nga Lista Serbe, Igor Simiq të me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe, Miljana Nikoliq nga Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe, Zoran Mojsiloviq me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe, Verica Çeraniq me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe, Branislav Nikoliq me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe, Milosh Pervoviq me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe, Ljubinko Karadzhiq me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe, Jasmina Dediq me Biljana Maksiq nga Lista Serbe dhe Dragana Antonijeviq me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO.

Kryetari Konjufca duket se qortoi deputetët e partisë së tij, Vetëvendosje. Derisa kërkoi të zëvendësohen deputetët Listës Serbe, Konjufca u pengua nga deputetët e pozitës.

“Para se të fillojmë me pikat e rendit të ditës, qetësi ju lutem. Ju njoftoj se me kërkesë të kuvendit dhe sipas rekomandim të KQZ-së, presidentja e Kosovës ka marrë vendim. Z. Kervan dhe deputetë të VV-së a bën mos me bërë zhurmë dhe me u ulë nëpër vendet tuaja. Për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës si në vijim, deputeti Milan Kostiq kandidat politik i Listës serbe e zëvendëson deputetin Slavko Simiq për shkak të dorëheqjes së tij”, theksoi ai.

Kuvendi sot shqyrton Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2023.

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin e parë në Lipjan, një burrë është denoncuar për dhunë ndaj një gruaje, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë shënuar dy incidente; në njërin prej tyre një burrë është arrestuar dhe liruar pas marrjes në pyetje për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa në tjetrin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës së ushtruar.

Edhe në Pejë është raportuar një përleshje mes tri grave, të cilat janë sulmuar mes vete dhe njëra prej tyre ka marrë tretman mjekësor, por të gjitha janë liruar pas procedurave policore.

Ndërkaq, në Gjakovë një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Së fundi, në Mitrovicën e Veriut, dy burra janë shoqëruar në stacion pas një zënke familjare, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Driton Kuka nderohet me “Pllakën e Artë” në Mal të Zi për sukseset historike

Published

on

By

Trajneri i mirënjohur i Kosovës, Driton Kuka, ka pranuar çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi. Ky vlerësim i lartë iu nda gjatë Konferencës së 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva, si mirënjohje për rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Akademia ka vlerësuar lart kontributin e Kukës në promovimin e sportit të xhudos dhe arritjet e tij të pashembullta që e ngritën Kosovën në majat e sportit botëror. Ky çmim vjen si dëshmi e punës së palodhshme të trajnerit që krijoi një “shkollë të artë” të xhudos në vendin tonë.

Nën udhëheqjen e Driton Kukës, ekipi i Kosovës ka arritur rekorde historike që përfshijnë:5 medalje olimpike; 10 medalje botërore; 30 medalje evropiane, si dhe qindra dekorata të tjera në gara prestigjioze.

Ky sukses i radhës konfirmon statusin e Kukës si një prej trajnerëve më të suksesshëm në botë, duke i dhënë Kosovës një imazh të fuqishëm përmes sportit.

Continue Reading

Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 29 prill, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

By

29 prill 1993

Lajm i plotë:

Kumtesë e Kryesisë së LDK-së rreth vrasjeve në kufi me Shqipërinë dhe keqësimit të gjendjes në Kosovë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës lëshoi një kumtesë lidhur me vrasjen e disa shqiptarëve në zonën kufitare me Shqipërinë dhe me keqësimin e situatës më të re në Kosovë, në të cilën thuhet:

Shkallëzimi i represionit të pandërprerë të regjimit policor serb mbi shqiptarët dhe Kosovën po merr përmasa shqetësuese. Paralelisht me shtrëngimin ndërkombëtar rreth situatës në Bosnjë, lëvizjet shqetësuese të forcave të ushtrisë, demonstrimet kërcënuese të forcës, përqëndrimet ushtarake, fortifikimet, mobilizimi i civilëve, armatosja e popullatës serbe, agresiviteti i ushtrisë dhe i policisë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare, paraqesin vetëm pamjen e jashtme përmes, së cilës regjimi okupues serb jo vetëm dëshiron ta përqëndrojë në Kosovë vëmendjen e opinionit të vet në këto çaste të vështira për të, por ç’është më e keqja, në këtë mënyrë do të provokojë konflikt të hapur me shqiptarët.

Rezultat tragjik i kësaj atmosfere të rëndë është edhe vrasja e pajustifkueshme, e pakuptim dhe barbare e dhjetë shqiptarëve më 25-27 prill 1993 në afërsi të kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për tetë shtetasit e Shqipërisë “Qeveria federale” dha shpjegimin se e paskan shkelur kufirin, justifikim për të cilin askund në botë nuk vriten njerëzit dhe i cili vetvetiu flet mjaft për natyrën pashembull brutale të këtij regjimi.

Për vrasjen e dy shtetasve të Kosovës Zenun dhe Musa Rexhepi, në afërsi të fshatit të tyre Babaj i Bokës, komuna e Gjakovës, nga ana e rezervistëve posaçërisht agresive serbë më 27.04.1993, pushteti okupues nuk e pa të arsyeshme as të jepte ndonjë shpjegim.

Kryesia e LDK-së shpreh indinjatën dhe protestën më të ashpër kundër akteve të këtilla kriminale të forcave të armatosura okupuese serbe në Kosovë, i dënon sjelljet e këtilla të pushtetit duke tërhequr njëherësh vërejtjen e opinionit dhe të institucioneve ndërkombëtare për gjendjen skajmërisht të rrezikshme të lëvizjeve të tilla. Njërherësh, nga bashkësia ndërkombëtare kërkon që ta shtojë praninë e vet në Kosovë dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për parandalimin e shpërthimit të konfliktit që do të ishte edhe më tragjike se ai në Bosnjë, thuhet në kumtesën e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Lajme të tjera:

Partia Fshatare dënon krimin serb në kufirin me Shqipërinë

Robert Dol: Duhet të tërheqim vijën në Ballkan

Shqipëria kërkoi vendosjen e forcave të OKB-së në Kosovë

Demonstratë në Uashington

Forcat ushtarake serbe po stacionohen nëpër disa komuna të Kosovës

Policia serbe ftoi në “bisedë informative” Mon Dajakun deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në Dushanovë të Prizrenit policia serbe bastisi njëmbëdhjetë familje

Organizata franceze “Equilibre” i nisi 200 tonë ndihma humanitare për Kosovën

Plaçkitje të inspeksionit financiar në Suharekë

“Le Monde”: Papa i Ballkanit

“Trepça” ndërpreu prodhimin

Inspeksioni sanitar ndaloi punën në disa sektore në Teatrin e Kosovës

 

 

 

29 prill 1994

Lajmet kryesore:

Dr. Berisha: Çështja shqiptare- çështje themelore në Ballkan

Nuk dihet për fatin e një ish-eprori ushtarak shqiptar

Policia ndërhyri në SHF “Isa Boletini” në Isniq

Policia pengon mësimin shqip edhe në komunën e Istogut

Federata e Helsinkit kërkon që dezerterëve t’u jepet azil

Represioni në Kosovë

Për lirimin e dy të rinjve kërkohen shuma të mëdha markash gjermane

U dëbuan 125 punëtorë shqiptarë nga “Produkti” i Skënderajt

Punë për 240 profesorë universitarë serbë në Prishtinë

Në Viti tre veta në burg për armë

 

29 prill 1995

Lajmet kryesore:

Intervistë e kryetarit Rugova për gazetën “Svenska Dagbladet” të Suedisë

Van Den Bruk: Duhet dialogu në mes shqiptarëve e serbëve

Komisioni për çështje politike i AP të Këshillit të Evropës flet për Kosovën

“Bujku”: Terror me pretekst të militarizimit të shpifur

  1. Rouds: Spastrimi i fshehur etnik në Serbi e Mal të Zi

Nuk bën që dhuna e pushtuesit ta pengojë aktivitetin politik

Të ndërpriten matrapazllëqet me kulturën në Gjilan

Policia serbe ndërhyri në tregun e Gllogovcit

Forcat e policisë serbe bllokuan qytetin e Vushtrrisë

Policia serbe ndërpreu ndeshjen e hendbollit Vjosa – Prishtina

Dhuna e përditshme në Kosovë

Polici Peroviq për dhunim u dënua me 4 vjet e 10 muaj burg

Ekspozitë e skulptorit Luan Mulliqi në Dallas

Manipulimet e individëve e pengojnë punën e PAD-it

Serbët paralajmërojnë nxjerrjen e njëfarë statuti të përkohshëm për Kosovën

 

29 prill 1997

Lajmet kryesore:

U promovua monografia “Papa në Shqipëri” e Don David Xhuxhës

Konferencë për gazetarë e kryetarit të PPK-së Adem Demaçi

Në Berlin përfundoi konferenca ndërkombëtare për Ballkanin

Serbët nuk e njohin Republikën e Kosovës

Vazhdon odisejada e katër shqiptarëve të dëbuar nga Gjermania

Qeveria shqiptare kundër caktimit të mitropolitit të Korçës

Në Gjakovë u themelua Shoqata e Afaristëve

Policia serbe ndërpreu mësimin në dy shkolla fillore në komunën e Istogut

 Foto: Dr.Sali Berisha

Continue Reading

Të kërkuara